Kryebashkiakja e Romës rrezikon burgun

November 9, 2018 20:19

Kryebashkiakja e Romës rrezikon burgun

Prokurori publik i Romës ka kërkuar këtë të premte një dënim me 10 muaj burg për kryebashkiaken populiste të kryeqytetit italian, Virginia Raggi, mbi akuzat e praktikave korruptive të emërimeve në punë.

Raggi, e cila u bë e para kryebashkiake femër e Romës në vitin 2016 dhe që i përket lëvizjes antiestablishment “5 yjet”, akuzohet se ka bërë deklarata të rreme në lidhje me emërimin e Renato Marra si shefin e turizmit në bashki.

Vëllai i Marras, Raffaele Marra ka qenë më parë kreu i personelit të Bashkisë së Romës, i cili shihej di krahu i djathtë i Raggit dikur, por që tashmë përballet me akuza të veçuara për korrupsion, të cilat i përkasin periudhës para se Raggi të zgjidhej kryebashkiake e Romës.

Hetuesit thonë se kanë prova se, Raffaele Marra fshihet pas emërimit të vëllait të tij. Por, vëllai me ndikim ka kaluar disa muaj në burg tashmë, e përballet me një dënim prej 4 vitesh e gjysmë.

Avokati mbrojtës i Raggit do të ndjekë çështjen e saj të shtunën, ndërsa vendimi pritet në po të njëjtën ditë. Në Itali, gjithsesi, dënimet me më pak se dy vite burgim zakonisht pezullohen.

Por, problemi qëndron se rregullorja e partisë së Raggit (5 yjet) përcakton se çdo anëtar i lëvizjes duhet të japë dorëheqjen nga pozicionet publike, edhe në rastet kur dënohet me afate më të shkurtra kohe, përfshi këtu edhe shkeljen e parë penale.

November 9, 2018 20:19
Komento

2 Komente

  1. C'a bohet kshtu November 9, 23:20

    Nderse ne Shqiperi ish vjedhesi i Bashkise se Tiranes Lul Basha eshte i lire, me gjithe se Bashkine ja dorzoj me “koncension” kunatit te tij Veliaj deri tek kanocet e gabeleve ne plehra qe i rrihte hajduti Shefi i Policise Florian Hoxha dhe nuk i ka hyre gjemb ne kembe.
    Kur ai kaloj me “sukses” me raporte mjekesore qe nuk pranohen as per justifikim mungesash ne shkolle, mos berjen e gjyqeve per vjedhjen prej 230 milion euro ne rrugen e Kombit dhe pushkatimin e 4 qytetareve ne bulevard, as qe pjerdh per ato qe ka rrjepur e vjedhur ne bashkine e Tiranes, nje ish fole e grerezash e militanteve pisa te SHQUP-it.

    Reply to this comment
  2. mushak palok perbiba November 10, 08:54

    kuj po i ha k….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim