Kryebashkiaku demokrat që Amerikën e ka në Shqipëri

May 22, 2018 13:27

Kryebashkiaku demokrat që Amerikën e ka në Shqipëri

Kreu i Bashkisë Pogradec, Eduard Kapri, duket se mendon ndryshe nga forca e tij politike.

Ai ka vendosur të reagojë pas lajmeve të përcjellë në media se do të braktisë vendin, pasi i ka dalë lotaria amerikane.

Teksa opozita e vendit flet për braktisjen masive të vendit, duke e përshkruar Shqipërinë si të pa jetueshme, Kapri ka thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga Shqipëria.

Ai është shprehur se i pëlqen vendi dhe se dëshiron që të vijojë ta ndërtojë jetën këtu, raporton gazetarja e “Dita”, Entela Resuli.

Madje, Kapri nënvizon se familja e tij aplikon rregullisht lotarinë amerikane më tepër për të testuar fatin.

Kryebashkiaku i Pogradecit sqaron se e përzgjedhur në lotari ka qenë bashkëshortja e tij.

“Pse të largohem? Unë e kam Amerikën këtu ku jam. Aplikojmë rregullisht si familje në lotari ku këtë vjet rezultuam fitues. Në fakt ishte bashkëshortja ajo që u përzgjodh. Gjithsesi nuk kam menduar ta braktis Shqipërinë. Të gjitha që dua i kam këtu.”

s.a/dita

May 22, 2018 13:27
Komento

3 Komente

  1. referendum per denimin e sali kriminelit May 22, 13:42

    per hajdutet dhe kriminelet Shqiperia amerika e viteve te kaubojseve.
    Vidh vra mashtro se nuk denohesh,kjo eshte amerika e viteve 1800 dhe ky kapri ka vjedh sa i ka dash trapi,ka hotele pallate pa djerse.
    po te shkoj ne amerike nuk ja var njeri,do laj pjata me ate intelekt qe ka.

    Reply to this comment
    • kastriot May 23, 09:27

      ‘atdhetarizem’ i peshtire dhe genjeshtertKeta pasi i vene flaken Shqiperise largohen me pasaporta deri diplomatike

      Reply to this comment
  2. Orli May 23, 09:47

    Bobooo cfare hipokriti!!!e paska bere per sport,perfundimisht pd-ja eshte nje perzjerje,hajdutesh,mashtruesish,spiunesh te brendshem e agjentesh te jashtem por edhe ca budallenjesh pa breke ne sume.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank