Si po e qeveris PD Kavajën

April 17, 2019 09:18

Si po e qeveris PD Kavajën

Pas një beteje të gjatë, me akuza dhe nisma ligjore, Partia Demokratike arriti të rrëzonte Elvis Roshin, i cili në 8 maji 2011, shembi për herë të parë mitin e Sali Berishës dhe PD në Kavajë.

Pas dorëheqjes së Roshit dhe zhvillimit të zgjedhjeve të reja në 25 qershor 2017, Bashkia e Kavajës drejtohet përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Isa Sakja, cili fitoi me një diferencë të ngushtë votash.

Po si po e qeveris përfaqësuesi i Partisë Demokratike Bashkinë e Kavajës?

Sipas shqiptarja.com modeli i qeverisjes së Bashkisë Kavajë nga Isa Sakja është i njëjtë me atë të Partisë Demokratike para vitit 2013. Përpos lejeve abuzive të ndërtimit të pallateve, për të cilat ka një kallëzim në prokurori, vetëm gjatë vitit 2018, Bashkia e Kavajës, nën drejtimin e përfaqësuesit të PD, Isa Sakja, ka dhënë 10 tendera të dyshimtë, me vlerë 187 525 604 lekë ose rreth 1.5 milionë euro.

Në tetë raste janë përjashtuar të gjitha kompanitë, të cilat kanë marrë pjesë në garë, përveç kompanisë që ka fituar tenderin. Ndërsa dy tendera të tjerë karakterizohen nga mungesa e plotë e konkurrencës, pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila ka fituar tenderin. Këto lloj procedurash nuk janë të paligjshme, por janë të dyshimta, pasi krijojnë mundësi për klientelizëm, abuzim dhe keqmenaxhim të parave publike.

Në rastin konkret, 10 tenderat kanë sjellë efekte negative në buxhetin e Bashkisë Kavajë, pikërisht për shkak të këtyre procedurave, pasi diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është shumë e ulët. Konkretisht, nëse fondi limit për rikonstruksionin e trotuarëve Shëtitorja nr. 2 Kavajë, ishte 70 441 537 lekë, oferta fituese është shpallur në vlerën 69 668 590 lekë, ndërsa janë skualifikuar të gjitha kompanitë e tjera përveç kompanisë fituese. Për ndërtimin e një parku rekreativ në lagjen nr. 2 në Kavajë, fondi limit ishte 57 800 015 lekë, ndërsa oferta fituese rezulton 57 294 183 lekë.

Edhe në këtë tender janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses.

Ditën e djeshme, kryetari i PD, Lulzim Basha, mori në mbrojtje kryebashkiakun e Kavajës, duke mbështetur në këtë mënyrë edhe modelin e tij të drejtimit të bashkisë.

Kallëzimin ndaj kryebashkiakut të Kavajës, Basha e quajti sulm politik.

“Kallëzimi penal kundër Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është sulm politik kundër kundërshtarit politik, i parathënë nga Edi Rama disa javë më parë. Ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet”, tha Basha.

l.h/ dita

April 17, 2019 09:18
Komento

5 Komente

  1. tani April 17, 14:09

    Tak hajduti ka bere para per dy vjet sa nuk kane bere paraardhesit per kater vjet.Kete e dine te gjithe kavajasit duke perfshire dhe femijet e vegjel .SPAK do i tregoje vendin dhe ktij hajduti te kultivuar qe per te mbrojtur veten nga akuzat nuk i drejtohet gjykates por i kundervihet akuzuesit a thua se jane njerezit budallenj.Nuk do ta ndihmojne as ato kurvat dhe hajdutet qe ka grumbulluar perreth vetes ne bashki dhe qe nuk mungojne neper protesta me lista per te mbrojtur vendin e punes te pamerituar.

    Reply to this comment
  2. Martini April 17, 14:24

    Ore PD doni në pushtet lokal apo kombëtar.Vetëm ka prishur ka shkatëruar evjedhur.Ka fajin Edi Rama që u jep para kavajsve që ndryshoi qytetin,tashti hedhin shurren përpjetë.Leri me pd të hanë….Di deri.nder.Investo në Korcë Maliq Fiet.e.Vlorë.Ku kanë duk paratë dhe janë të majtë që u a dinë për nder.Panvarësisht se meritojnë më shumë.Leri Kavajsit Tropojanët e Shkodranët,të ngordhin me PD.Aq mend kanë su a ka fajin njeri.

    Reply to this comment
  3. bart72 April 17, 17:46

    Kavajsit jane demokrate nuk jan rrobqira hahahhh

    Reply to this comment
  4. info analitike April 17, 18:11

    Shoke te Dites na thoni shkoqur, kush po vjedh me shume qy Sakja apo lali Dhjeri, Gjushi, gjumashi i Vlores e te tjere me radhe?
    Na thoni shoke a eshte kriminel qy Sakja si Rroshi? Nuk behet keshtu fushate duke iu bashkuar Bolinos dhe Mjeros qe tashme jane shitur koke e kembe tek kriekaqoli.

    Reply to this comment
    • Lasgushi April 17, 20:02

      ndersa ti ke vite qe ke shitur nene, bebe, moter e grua tek kriminelet shpellare te Shqupit, prandaj Bolinos e Mero ti rruash topet, delenxhi!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim