Kryebashkiaku i Londrës: Obama? Një gjysmë kenian që përzuri bustin e Churchill!

April 22, 2016 16:47

Kryebashkiaku i Londrës: Obama?  Një gjysmë kenian që përzuri bustin e Churchill!

Fjalët e Boris Johnson kanë shkaktuar një stuhi mediatike në Britaninë e Madhe.

Kryebashkiaku i Londrës ka sulmuar Barak Obamën për shkak të pozicionit të tij ndaj çështjes së Brexit.

Johnson ka publikuar një koment sot në të përditshmen “The Sun” ku thotë fjalë aspak të mirë për Obamën.

“Obama ka një qendrim të tillë ndaj Britanisë së Madhe pasi është gjysmë kenian dhe nuk e percepton në sintoni me popullin britanik këtë çështje”, tha Johnson.

Por ai nuk u ndal këtu dhe vijoi sulmin ndaj Obamës.

“Gjëja e parë që Obama bëri kur vuri këmbë në zyrë është largimi i bustit të Churchill nga Uashingtoni duke e dërguar atë në ambasadën britanike”, tha kryebashkiaku i Londrës.

Por sipas Shtëpisë së Bardhë, ky version i diskutuar edhe më parë nuk është i vërtetë.

Në vitin 2012, Dan Pfeiffer, bashkëpunëtori i Obamës deklaroi se busti i Churchill është ende në Shtëpinë e Bardhë, në të njëjtin vend ku ka qenë prej vitesh.

Megjithatë pavarësisht fakteve, komenti i Johnson ka shkaktuar një stuhi në Britaninë e Madhe dhe shumë politikanë kanë reaguar duke sulmuar kryebashkiakun londinez.

Partia Laburiste ka deklaruar se mban distancë nga deklarata e Johnson.

“Komentet e Johnson janë raciste dhe fyese. Të denja për Donald Trump”, tha deputeti britanik me ngjyrë Chuka Umunna.

April 22, 2016 16:47
Komento

2 Komente

  1. churchilli me i zi se hitleri April 22, 16:58

    churchilli..eshte personi pergjegjes qe nuk parandaloi Hitlerin qe ne 1938-9..dhe pa frike mund te them qe eshte me fajtor se Hitleri..

    si shqiptare duhet te dime se ky CHURCHILLI ka qene armiku me i madh i shqiptareve..sepse me dokumentat e sotme ky se bashku me te birin RUDOLFIN ne shtabin e TITOS..kishin ndare shqiperine midis jugosllavise dhe greqise..

    ishte fat i madh qe u gjend “diktatori” enver hoxha qe i vuri kufirin te THANA-korfuz.

    kush nuk e di historine greqise…ajo pasi iken gjermante u pushtua nga anglezet

    gjate pushtimiyt anglez 1944-1951..u vrane u debuan u burgosen u masakruan mbi 2 miljon greke

    dhe fajtori i ketij genocidi ne greqi kishte nje emer..churchill

    Reply to this comment
  2. Hani pak mos hani shume m.... April 23, 01:23

    Po ky deputeti britanik Chuka Umunna Babunja Bullunga, nga cili vend i Britanise e ka origjinen, se per nga emri duket safi dhjetra brezash Britanik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin