Kryebashkiaku i New Yorkut pret Edi Ramën

April 12, 2016 08:40

Kryebashkiaku i New Yorkut pret Edi Ramën

Kryeministri Edi Rama u takua me Kryetarin e Bashkisë së New York-ut Bill de Blasio në ditën e parë të vizitës në SHBA.

Gjatë takimit me kryebashkiakun e New York-ut, Kryeministri Rama vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe rolin që SHBA ka luajtur në mbrojte të interesave kombëtare shqiptare.

Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë de Blasio e përgëzoi Kryeministrin Rama për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në New York.

Kreu i qeverisë  mori pjesë edhe në një aktivitet të organizuar nga komuniteti shqiptar në New York.

Një takim miqësor ku u fol për Shqipërinë e sotme dhe të nesërme, për marrëdhëniet e veçanta me Shtetet e Bashkuara dhe kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në zhvillimet e këtyre 25 viteve në Shqipëri.

Në takim ka marrë fjalën Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të New Jorkut, Eric Scheiderman, si dhe Mark Gjonaj anëtar i Asamblesë së Shtetit të New Yorkut.

“Ne shqiptarët ushqejmë një ndjenjë të thellë mirënjohjeje për Shtetet e Bashkuara. Kjo ndjenjë është farkëtuar në lidhjet tona të thella historike, të cilat i kanë rrënjët në lindjen e Shqipërisë moderne, në fillim të shekullit të kaluar. Lidhja jonë e veçantë është përforcuar më tej gjatë viteve të gjata të tranzicionit tonë demokratik. Ajo është intensifikuar më tej, me përpjekjet e përbashkëta për të ndërtuar shoqërinë tonë të lirë, për të përforcuar sundimin e ligjit, por edhe gjatë udhëtimit tonë në Irak, në Afganistan, për çlirimin e Kosovës dhe në bashkëpunimin tonë të ngushtë në lidhje me aksionet e ndërmarra për sigurinë dhe sfidat e përbashkëta. Gjithë kjo na ka çuar në nivelin më të lartë ndonjëherë të marrëdhënieve dypalëshe, partneriteti strategjik i nënshkruar vitin e kaluar. Ne jemi dhe mbetemi të prirur të vazhdojmë në këtë rrugë, në të mirën e vendeve dhe kombeve tona,” – u shpreh Kryeministri.

Ky rrugëtim 25 vjeçar i Shqipërisë, edhe pse me një trashëgimi të vështirë, ka shënuar arritje madhore për shqiptarët kudo.

“Sot, Shqipëria është një spirancë stabiliteti në Ballkan; një anëtare e NATO-s, së bashku me SHBA-në dhe miqtë e partnerët e tjerë, kandidate për anëtarësim në BE; por më shumë se çdo gjë, një demokraci gjithnjë e më të fortë, një shoqëri e lirë, me një kohezion social të admirueshëm, një oaz respekti mes besimeve të ndryshme, diçka që e tërë bota admiron. Nga ana tjetër dua ta them dhe ta përsëris se ne shqiptarët nuk kemi qenë kurrë më mirë më parë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë Shqipërisë. Me një tjetër shtet shqiptar, Kosovën e lirë dhe të pavarur,” – u shpreh Kryeministri Rama.

Në këto arritje, për Kryeministrin Rama, mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë jetike. Po ashtu, roli i komunitetit shqiptaro-amerikan ka qenë domethënës.

“Unë jam i sigurt se nuk e teproj, nëse them se pa diasporën shqiptaro-amerikane, kjo ëndërr do të kishte qenë shumë më e vështirë, në mos e pamundur për t’u arritur. Çdo gjë që kemi bërë dhe arritur është së pari, fryt i angazhimit tonë, i përpjekjeve tona, vendosmërisë dhe energjisë sonë. Por ne nuk do të kishim qenë këtu, po të mos kishim pasur mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdo përfaqësues i shtetit amerikan që ka ardhur në Shqipëri flet me lavdërim dhe respekt për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe kjo na bën të gjithëve ne, shumë krenarë. Për këtë, ju falenderoj shumë të gjithëve,” – u shpreh Kryeministri Rama.

Për të fuqizuar lidhjet e diasporës shqiptare kudo nëpër botë me vendim amë, në nëntor të këtij viti në Tiranë do të mbahet Samiti i parë i Diasporës, për të cilin Kryeministri Rama është i bindur se do të krijojë një marrëdhënie të re, përmes hapave konkretë bashkëpunimi.

“Unë jam i bindur që mund të bëjmë më shumë dhe më mirë. Jam i lumtur të shpall këtu, për herë të parë, se në nëntor të këtij viti do të organizojmë Samitin e parë të Diasporës Shqiptare në Tiranë. Puna për organizimin e Samitit është në zhvillim dhe shumë shpejt, detajet për pjesëmarrjen dhe regjistrimin do të bëhen publike. E shkuara jonë e hidhur dhe e përçarë, dekada të mungesës së komunikimit, vrulli për të zbuluar botën dhe vështirësitë e tranzicionit në rindërtimin e shtëpisë sonë na kanë mbajtur shpesh të veçuar. Kjo nuk do të ndodhë më. Samiti do të jetë një event madhor, ku qeveria dhe aktorë të tjerë kombëtarë do të diskutojnë me përfaqësuesit e diasporës shqiptare nga çdo kënd i botës, në më shumë se 50 vende, për hapat konkretë që mund të hedhim për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin midis nesh. Në radhë të parë, si mund të ndërtojmë sa më shumë ura dijeje, sepse dija është gjëja më e çmuar që Shqipëria mund të mësojë nga ju këtu dhe nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në botë,” – u shpreh Kryeministri Rama.

Duke folur për qëllimin e organizimit të takimit të diasporës, Kryeministri nënvizoi se ai do të udhëhiqet nga nevoja për të ndërtuar një urë midis shqiptarëve, brenda dhe jashtë, për të bërë më shumë në ruajtjen e gjuhës, imazhit dhe zhvillimit të identitetit tonë, si dhe nga nevoja për të ngritur strukturën e bashkëpunimit.

“Do të jetë një takim pa asnjë dallim për atë që jemi, nga vijmë, çfarë besojmë, apo çfarë partie preferojmë. Do të jetë një takim i gjallëruar nga dëshira për t’u bashkuar përmes ideve, hapave konkretë, planeve të veprimit, duke u udhëhequr nga nevoja për të ndërtuar një urë midis nesh, shqiptarëve jashtë dhe atyre në Atdhe. Do të jetë momenti për të treguar se ne mund të jetojmë në pjesë të ndryshme të botës, por të ndihemi një; mund të jemi të shpërndarë në shtete të ndryshme, por gjithmonë të bashkuar rreth vlerave tona, parimeve tona, vendosmërisë sonë kulturore dhe shpirtërore, gjuhës dhe përkatësisë sonë, identitetit tonë unik shqiptar. Do të jetë momenti për të diskutuar dhe shpresoj për t’u dakordësuar mbi rrugët dhe mënyrat e strukturimit të bashkëpunimit tonë, duke ngritur mekanizma për të punuar dhe zbatuar projekte që do të na lejojnë të jemi plotësues të njëri-tjetrit. Do të nisim nga njohja e njerëzve në Shqipëri, me shembujt e suksesit, heronjtë e diasporës, në kuptimin e punës, arritjeve dhe suksesit të përditshëm. Në kthimin në shtëpi, përpjekjet tona të përbashkëta mund të maksimizojnë progresin dhe mirëqenien, duke rritur shkëmbimet tregtare dhe lidhjet ekonomike. Këtu në diasporë, ne mund të bëjmë shumë më tepër në ruajtjen e gjuhës sonë, imazhit tonë, në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit tonë, duke ofruar shërbime më të mira përmes rrjeteve tona konsullore, duke punuar me qeveritë e tjera, për të ruajtur të drejtat individuale dhe komunitare. Samiti i nëntorit do të jetë momenti për të treguar se cilët jemi dhe se jemi tashmë të aftë dhe të pjekur mjaftueshëm për të bërë më shumë dhe për të synuar më lart,”– u shpreh Kryeministri Rama.

Në takim u shfaq filmi Besa – Premtimi, shoqëruar edhe me ekspozitë fotografike. Filmi ka marrë vlerësimet më të mira nga kritika dhe publiku ku është shfaqur. Roger Ebert, një nga shtëpitë më të njohura të kritikës kinematografike në SHBA, shkroi pak ditë më parë se “Besa – Premtimi” tregon guximin dhe bujarinë e shqiptarëve.

Diaspora (2)

 

April 12, 2016 08:40
Komento

8 Komente

  1. Sholla Fytyre April 12, 12:49

    Tani qe edver rama vate ne New York, Trump me siguri do te humbase ne garen presidenciale.

    Reply to this comment
  2. kutalli April 12, 12:58

    Gjithe botes i jep mend Edi Rama, si Sali efendiu.

    Reply to this comment
  3. Darius April 12, 16:35

    Hahahahah po kjo sikur ishte Vuzite Xyrtare.
    Mjere cyrykstani pipell…!

    Reply to this comment
  4. Pilo Lala April 12, 19:20

    Per here te pare Shqiperia nderohet dhe respektohet jo vetem ne Amerike, por kudo ne Evrope.
    Mbas New York, Edi Rama fluturon drejt Shtepise Bardhe, ku do takohet me Presidentin e Amerikes.
    Greket talleshin me flamurin kokposhte, Serbet po ashtu, Ambasadori Belg doli hapur dhe tha qe Qeverija e Berishes ishte plot Gangster dhe kriminele.

    Reply to this comment
  5. Lumturia April 13, 08:04

    Dhe kur merr vesh gjithe keto hapa madheshtore te Shqiperise qe drejtohet nga nje vzionar i madh te reshqasin disa vijeza loti ne faqet tashme te bera rrudhe nga mirqenia e arritur keto 25 vjete shkerdhatokraci,ku gaori eshte bere intelektual,vrastari predikues i se drejtes,hajduti virtytes e ligjevenes!E pra e ç’fare kerkojme me shume kur na mjaftojne arritjet e permendura te ketij palloshi qe eshte bere si Verr Llapa ,neper kryqet e rrugeve te botes!C’fare duhet reforma ne drejtesi kur snajperi Ndrea Prendi merr pafajesine “per shperdorim detyre” ,a nuk funksionon drejtesia qe na e kane ndertuar me mund e me djerse “miqte”?Ndaj o popull heshteni siç keni ditur te heshteni dhe me pare se dite te mira na presin pasi me te zeza se keto nuk ka e nuk ka per te patur.Nuk ka kenaqesi me te madhe kur shikon se sa i lumtur rritet Zeni e Zaho e nje popull ropatet per te rruajtur prinderit e tyre se mos ndoshta i gjen gje e ku pa ta ne nuk mund te jetojme dot se nepermjet tyre ne marrim fryme,ushqehemi,strehohemi,punojme e shikojme humorin e radhes ç’do te enjte falas tashme jo ne godinen e qelbur te estrades por ne ate te te quajtur parlamenti i humorit ku dinosauret e poitikes mblidhen per te bere aferat e radhes ne kurriz te ketij populli qe po plaket e vdes ç’do dite nga mireqenia e lumturia qe na eshte dhuruar ketu e 25 vjete pushtim kolonial ambasadorial!Vazhdo udhetimet i nderuar kryeminister e mos hade vetem por na sill edhe nja 2500 muxhahedine te tjere sepse tashme qe ne sistemin shkollor do te fusesh edhe fene ka vend per ta si mesues te denje te besimeve!Mos harro ti besh te fala nga ana jone Hiles se Klintonit se vetem nga seksi ndyshoni !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim