Kryebashkiaku i Pragës një vizitë ambasadës sonë, ndryshe

May 3, 2018 11:12

Kryebashkiaku i Pragës një vizitë ambasadës sonë, ndryshe

Kryetari i Bashkisë së Pragës, Oldrich Lomezcky dhe partnerja e tij Veronika Blazková, kanë zhvilluar një takim kortezie në ambasadën shqiptare në Pragë. Ajo që e bënte ndryshe këtë takim nga të tjerat ishte veshja e tyre me kostum kombëtar shqiptar.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se ekzistojnë të gjitha hapësirat për të shkëmbyer eksperiencën dhe për të bashkëpunuar në fushat e qeverisjes vendore, turizmit, kulturës, tregtisë dhe mjedisit, mes dy vendeve.

Në fund të takimit, Kryetari i Bashkisë së Pragës, Lomecky bashkë me Blazkovën pozuan me kënaqësi para flamurit të veshur me kostume kombëtare shqiptare.

s.a/dita

May 3, 2018 11:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*