Kryebashkiaku i Roterdamit, myslimanëve: Shkoni … nëse nuk ju pëlqen liria! (Video)

January 13, 2015 03:23

Kryebashkiaku i Roterdamit, myslimanëve: Shkoni … nëse nuk ju pëlqen liria! (Video)

Ai është vetë mysliman, por kjo nuk e ka penguar t’u dërgojë një mesazh ekstremistëve.

“Është e pakuptueshme se si një njeri i vetëdijshëm mund të dalë kundër lirisë së shprehjes. Nëse nuk e doni lirinë, për hatër të Zotit, paketohuni dhe ikni”, ka thënë Ahmed Aboutaleb, kryetari i bashkisë së Roterdamit për të gjithë ata islamikë që janë ngritur kundër “Charlie Hebdo’së” dhe satirës së kësaj gazete.

“Nëse nuk ju pëlqen vendi sepse disa humoristë që ju nuk i doni po bëjnë një gazetë, atëherë më lejoni t’ju them q….”, ishte mesazhi i fortë i Aboutaleb.

Ai është djali i një imami në Marokon verior, i cili emigroi në Hagë. Edhe Aboutaleb iu bashkua të atit në moshën 15 vjeçare dhe u diplomua në inxhinieri elektronike. Pasi punoi si reporter, ai kaloi në funksione publike në qytetin e Amsterdamit dhe u bë i njohur për qëndrimet e tij pas vrasjes së regjisorit Theo va Gogh.  Po kështu ai mbahet mend për një intervistë në vitin 2006 ku u shpreh për heqjen e ndihmës së papunësisë për gratë me ferexhe. “Askush nuk dëshiron të punësojë një punëtore me ferexhe. Në këtë rast unë them: hiqe ferexhenë tënde dhe kërko punë. Nëse nuk do: atëherë mirë, por nuk ka ndihmë si e papunë”.

 

Ahmed Aboutaleb, ka qenë sekretar shteti për Çështjet sociale dhe që nga janari 2009 ushtron funksionin e kryetarit të Bashkisë së Roterdamit.

https://www.youtube.com/watch?v=tNcOEOXH9cU

January 13, 2015 03:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*