Kryebashkiaku Veliaj ftohet në SHBA për të prezantuar Tiranën

July 23, 2019 14:14

Kryebashkiaku Veliaj ftohet në SHBA për të prezantuar Tiranën

Pas marrjes së votëbesimit nga qytetarët edhe për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ftuar në Shtetet e bashkuara të Amerikës për të prezantuar Tiranën dhe projektet transformuese të saj.

Kryebashkiaku do të hapë Kongresin vjetor me temë “Qytete që rriten me gjelbërim”, ku marrin pjesë mbi 1.000 kryetarë bashkish dhe menaxherë qytetesh nga 200 bashki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kanadasë.

Rasti i Tiranës është përzgjedhur si një histori suksesi, ku transformimet kanë përfshirë gjithë territorin, por edhe kanë mobilizuar çdo grupmoshë, nga adoptimi i kopshteve dhe i konvikteve, tek mbjellja e pemëve dhe krijimi i parqeve të reja në Tiranë, Farkë e Kashar.

Veliaj thekson se ndonëse ka ende shumë punë për të bërë, kur shqiptarët mobilizohen bashkarisht, mund të bëjnë transformime që bien në sy. “Tirana nuk është perfekt, ka ende shumë punë! Por, jam krenar që kur ne shqiptarët mobilizohemi i madh e i vogël, bëjmë transformime që bien në sy! Namin tonë në botë e kemi në dorë vetë – mjaft të vazhdojmë me punë e përkushtim”, shprehet ai.

Plani Vendor për Tiranën 2030, transformimi i Sheshit “Skënderbej” dhe fokusi tek investimet urbane për krijimin e “Pyllit Orbital” përreth qytetit, kanë tërhequr vëmendjen edhe të drejtuesve të qyteteve të tjera dhe të urbanistëve në të gjithë botën.

Në vitet e fundit, konferenca “Greater & Greener” ka tërhequr folës dhe liderë nga mbi 20 vende, duke përfshirë kryebashkiakun e qytetit të Nju Jork-ut, Michael Bloomberg, kryebashkiakun e San Franciskos, Ed Lee, Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom etj.

l.h/ dita

July 23, 2019 14:14
Komento

5 Komente

  1. TIRONA July 23, 15:06

    Nje pune per tu vleresuar,dhe mirrembajtur nga te gjithe qytetaret,per te treguar kulture, edukate,zhvillim,civilitet,demokraci.
    TURP PER KLLOUNET “E DJATHTE” CILE-ZIU DHE PIG-U BIR I KOMUNISTIT PIG TE PD-se qe NDIHMOJNE SHPELLARET E ASTIRIT TE MARRIN TROJET E TIRONASVE!
    KJO ESHTE SHKERDHATOKRACI !

    Reply to this comment
  2. Artemisa July 23, 15:26

    Ne Shtator ne USA nis programi ekonomik me i madh i gjithe historise se njerezimit me moton : T’a bejme Ameriken si Tirana.

    Reply to this comment
  3. sabo July 23, 16:40

    Artemisa besoj se je shpellare ,une kam 27 vjete qe jetoj ne SH.B.A dhe keto vjte kur vije ne Tirane konstatoj ndryshime kolosale ne Tirane fal punes se Erion Velijes

    Reply to this comment
  4. Lili July 23, 19:24

    Po po gjelberimi ne Tirane!!mjafton sot te dallish ne sheshin Skenderbeg ku temperatura te pervelon aq shume sa eshte bere rezik jete per pleqte me kapercye atypari!!
    Te ftojme ate arkitekt famoz me jetuar idene e tij ne Tirane+5 degre cka e çon temperaturen ka 45grad!!
    Hajt se lali Eri ka nevoje per promovim jashte se mbrenda shqiperise nuk po i shiten me se taxat e tij po i paguajne qytetaret e po i paguajne aq shtrenj sa nuk i shitet propaganda ! jo ka mbetur vetem me ptopaganddn e arkitekteve e çmimet e tyre!!!
    Pa folur ketu per intoxikimin nga gazerat e partikulat e imta te traffikut qe behen edhe ma te rezikshme kur hyp temperatura!
    Po keto lali eri as nuk i mat! Jo nuk i duhen ! Ne edhe femijet tone munden me vdek nga asthmà bronkiti e kanceri nuk i behet vone lalit Eri : i duhen çmimet e kullat , i duhen ftesat se babes Edi i ka dal boja me e dponsoret e rames po investojne ne lalin Eri tash !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*