Veliaj: Nuk e mbyll mandatin pa marrë gjobën e PD-së

January 16, 2016 18:40

Veliaj: Nuk e mbyll mandatin pa marrë gjobën e PD-së

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shprehet i vendosur për t’i shkuar deri në fund gjobës që iu vendos Partisë Demokratike, për dëmet e shkaktuara gjatë protestës së opozitës.

Do të përdor çdo mjet dhe unë nuk do e mbyll këtë mandat pa e marrë atë gjobë”- deklaroi Veliaj në emisionin “Kapital” në Vizion Plus.

Për kryebashkiakun e Tiranës, indeksimi i çmimit te biletës ishte një vendim i pashmangshëm, sepse nëse do te kishte ndodhur ndryshe kryeqyteti do të paralizohej.

Ai hodhi poshtë të gjitha pretendimet e demokrateve për aferë korruptive me rritjen e çmimit dhe deklaroi se kontratat me kompanitë që ofrojnë shërbimin ishin firmosur nga paraardhësi i tij.

Kontratat i ka bërë ish-kryetari i Bashkisë kur edhe indeksimin e çmimit duhej ta bënte ai. Një kryetar bashkie kishte katër vjet kohë për ta bërë dhe nuk e bëri. Unë jam këtu për të marrë vendim dhe më mirë të shahem nga disa karagjozë populistë disa ditë se nuk e kam problem fare këtë, se sa të lë njerëz që realisht e përdorin autobusin dhe t’i lë të torturohen me muaj të tërë, duke përdorur taksinë apo të lëvizin në këmbë”– deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj akuzave të opozitës, lidhur me përmbytjet e fundit në Tiranë dhe kërkoi të mos bëhet politikë me kapriçot e motit.

January 16, 2016 18:40
Komento

2 Komente

  1. I.Troplini January 16, 18:56

    Imagjinoni sikur Kryeministri yne te deklaronte se nuk e mbyll mandatin, pa derguar ne banken e te akzuarve, ata qe vrane 4 viktimat e 21 Janarit.!!
    Bashke me gjobat e Kryebashkiakut Veliaj, do kishim bere brenda nje mandati elektoral, dy hapa perpara, ne drejtimin e duhur.
    Meqe ajo e para nuk ndodh dhe nuk ka gjasa te ndodhe kurre, nuk do ndodhe as kjo e dyta sepse ata qe perdorin guret e bulevardit Deshmoret e Kombit, per te thyer xhamat, dritaret dhe dyert e ministrive,,,,jane pikerisht ata qe urdheruan te pushkatohen kryefamiljaret e 21 Janarit.
    Me ndjeni Z.Veliaj, por gjoba juaj eshte e pavlere kur jeta e shqiptareve, shkon si qeni ne rrush ne mesin e bulevardit, ndersa gjakesit e pabese, perdridhen akoma si politikane te kesaj tribune te pshurrur shqipfolese.
    Atyre qe vrane,,,,u duhet te hedhin gure, perndryshe do dukeshin se kerkonin normalitet. Eshte gjaku ne duart e tyre, qe i detyron te hedhin gure,

    Reply to this comment
  2. Lili January 17, 08:42

    Mos u merzit,se shqiptaret Jane mesuar me ju paguar!
    Po paret e kalajes qe u vu ne disposition per martesen tende,kur do t’i paguajsh?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim