Kryegjyqtari i Vlorës bleu tokë e ndërtoi shtëpi pa leje në Sauk, KPK: Nuk justifikon pasurinë
Nga Arkiva
Ka dalë para trupës gjykuese të vettingut kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci.
Një ditë më parë, Haluci kishte kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese, por kërkesa është rrëzuar sot në nisje të senacës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Sipas ILDKPKI, Haluci nuk justifikon pasurinë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se në vitin 2015 kryegjykatësi i Vlorës ka blerë 1400 m2 tokë në Sauk. Në këtë tokë, gjyqtari ka ndërtuar një shtëpi pa leje, të cilën e ka futur në proces legalizimi. Por sipas KPK-së, kjo pronë (kontrata për pronën) nuk përputhet me deklaratat e pasurisë ndër vite.
KPK tha se Skënder Haluci ka edhe një makinë tip Benz me vlerë 400 mijë lekë, me burim pagën e marrë ndër vite. Por edhe për këtë makinë – tha trupa e KPK-së, bilanci i blerjes ka qenë negativ, çështje e cila do të vlerësohet më tej deri në vendimmarrje.
Skënder Haluci është në krye të Gjykatës së Vlorës prej vitit 2010 dhe rezulton se ka marrë edhe dëmshpërblim si i përndjekur politik.
o.j/dita
Ha-Luci ka para boll se ka thyer qindra banka qysh në diktature nen urdherat e UDB-se se bashku me Azem Hajdar Psikopat Kandaharin dhe pastaj dogjën tere Shqiperine.
Cfare gjyqtar leshi eshte ky pa shkolle 8 vjecare e me kurs plepash njesoj si shitsja e preshit dhe trangujve Fatmira Hajdar Kandari?