“Kryehetues apo Kryemashtrues? 11 vitet e hetuesisë së drejtuar nga Qelami dhe akuza e rëndë si dora e zezë e mbulimit të vrasësve të 2 prillit” (Pjesa II)

October 14, 2020 11:27

“Kryehetues apo Kryemashtrues? 11 vitet e hetuesisë së drejtuar nga Qelami dhe akuza e rëndë si dora e zezë e mbulimit të vrasësve të 2 prillit” (Pjesa II)

Nga Eqerem Osmani

 

(Pjesa II – Vijon nga dje)

5. Përkundër grafomanisë tënde të shpifur, se ke qenë njeriu i ligjit dhe se humanizmi jot qëndruaka në zbatimin e përpiktë të ligjit, pafytyrësia jote, si shërbëtor i klanit ogurzi të Partisë Demokratike dhe për t’i hedhur hi syve mbarë opinionit publik, shpaloset nga ti, kur shprehesh haptazi (e vetmja e vërtetë jotja) se: “Qëndrimet publike dhe veprimtaria ime kushtetuese e ligjore ishin në përmbajtje të njëjta edhe me platformën politike të Partisë Demokratike“ (f. 575).

Nuk do as mend as kalem, se Ti ke qenë bishti i Sqeparit vdekjeprurës të Saliut e C0, ke qënë doraza Sopatës së Gijotinës ekzekutuese të kohës, ke qënë Shkrepësi i kobures vrastare të tij në periudhën 1990-1992, në gjithë periudhën periudhën e përgatitjes e ardhjes në pushtet e mbretërimit të Saliut, dhe për këto shërbime exstra ndaj tij, je i mirëshpërblyer po prej tij.

Ndërkohë që gjithë bota e di fare mirë platformën me prirjet fashiste të udhëheqësve të kësaj Partie, të cilët donin të vinin në pushtet me çdo kusht e me çdo mjet, dhe që shuan edhe shpresat e mijëra demokratëve të vërtetë, duke e kthyer atë një një Parti të zjarrit, të hurit e të litarit, të vrasjeve, djegieve, shkatërrimeve, të grabitjeve, vjedhjeve, plaçkitjeve e njëmijë e një të zezave.

Ky pohim i yti, si militant besnik i Partisë Demokratike me prirje nazifashiste , është të vrasësh veten me dorën tënde, dhe i tregon publikut haptazi se kush ke qënë e kush je, një DORË E ZEZË vrastare, që vetëm të këqija i ka sjellë kësaj shoqërie dhe këtij vendi. Përkundër sa pretendon, se gjasme ke qënë kundërshtar kryesor që demaskoje veprimtarinë e paligjshme të drejtuesve të Sigurimit, që rritnin arificialisht numrin e personave me veprimtari agjenturore, dhe se qënke akuzuar nga një zëvëndësministër i kohës si Spiun i CIA-s, sabotator e tradhtar, – ti nuk na jep asnjë argument se përse nuk je i tillë.

Dhe, jo më vetëm i CIA-s, se u mbetet qejfi amerikanëve, por ç’siguri kemi, që nuk ke gëlltitur një çorbë të prishur edhe të fqinjëve tanë, apo të agjenturave të Evropës Lindore apo Perëndimore? Kush e vë dorën në zjarr dhe e merr plumbin në ballë për ty, për atë që nuk u ke shërbyer dhe nuk u shërben agjenturave, sikurse eprori siç pretendon, Ramiz Alia, apo bashkë sivëllai yt Sali Beisha, tashmë i njohur në këto vite nga mbarë opinion publik, si person i lidhur e në shërbim të agjenturave të huaja e kryesisht atij serb.

Përse, sot bërtet e na shfaqesh “i larë me ujë floriri“ safi demokratik perëndimor, ku veprimtaria jote 11 vjeçare në krye të Hetuesisë në vend, është nga më të errëtat, më mjeranet, me e kundërligjshmja.

E thënë troç, ti e shove me ujë bore, i hape rrugë krimit dhe kriminelëve të të gjitha shkallëve në vend, një plagë kjo e madhe, e pa shërueshme në gjithë këto kohë, dhe pasojat shkatërrimtare po i vuajmë edhe sot e gjithë ditën. Inaktiviteti, paftësia në shkallën sipërore, deri mosekzistenca e hetuesisë u manifestua qartë në ngjarjet e 2 prillit, jo vetëm që nuk pati kryerje të veprimeve hetimore, por u mbuluan dhe shkatërruan tërësisht provat.

U inkurajua, u simulua antiligji, antidrejtësia. Nuk u gjendën kurrë fajtorët vrasës, por u dënuan njerëz krejtësisht të pafajshëm. Dhe këtë veprim monstruoz, Qelami ynë, na e shet për zbatim me përpikmëri të ligjit! Turp! Po kjo Qelamit, Saliut e të tjerëve nuk u bën përshtypje! Drejtësia do bëhet një ditë, do jepni llogari!

6. Dhe më në fund, nuk na thua, se nga cili “mal” do të qëllonte me “vetëtima” Qelamin tonë, në vitim 1992, kush t’i bëri tre atentate (imagjinare) apo vetë Lepuri në bark të bëri, që një ditë të bukur me plot diell, me pasaportë diplomatike, ia mbathe nga sytë këmbët, mbushur plot 7 palë poture, kalove 7 male, dhe gjete strehë në azilin politik në Gjermani.

Po pse vallë iku Qelami ynë, pikërish në demokraci, kur ai ka qënë zbatues i përpikët i ligjit dhe human në kulm! Qelami ynë as mizën nuk trembte dot, as qimen s’e kërrente dot nga qulli. Por zbatonte verbazi, qorrazi urdhërat që i jepnin udhëheqësit e tij shpirtërorë, duke filluar nga Ramiz Alia, Hekuran Isai, Sali Berisha, Azem Hajdari, dhe paria e bandës ogurzezë të Partisë Demokratike.

Nuk do as mend as kalem, se iku nga që ai i kish mbushur plot poturet e binte erë kutërbim, për shkak të ligësive, padrejtësive e paligjshmërive. Ai u kish hyrë në hak njerëzve të pafajshëm dhe e dinte se ndonjë ditë, do të kërkojnë shpagim prej të gjithëve mëkatarëve e veçanërisht nga Kryehetuesi i paligjshmërisë, Qelami ynë.

Koha ka treguar, se kush është i pastër, i ndershëm, i drejtë, dhe me ideale të larta për popullin dhe Atdheun e vet nuk arratiset, të shkojë në Mërgatën e Qyqeve, e të kërkojë azil politik , kur s’ka shkak e arsye për një gjë të tillë, pasi sistemi politik i vendosur atë kohë, ishte i tij, dhe ai qe në majën e piramidës.

Pse nuk ndenji të përballet me çdo të keqe, qoftë edhe me jetë, nëse është trim, idealist, për të trimfuar kudo e kurdoherë e vërteta, të bëhet drejtësia, që është shenjtëri për cilido! Pse të mos realizonte “betimet”, se do jepte dhe jetën, në interes të popullit e Atdheut, e të behej një hero, si Avni Rustemi a Vasil Laçi, por ia mbathi, si frikacak e burracak, në kohësistemin që ai vetë kish bërë platformën e tij, të njëjtë me të PD!

7. Natyrshëm lind pyetja: Si u bë Qelami ynë i tillë, vallë brenda një viti, apo pati formim tjetër qysh herët, në moshën e rinisë shkollore, dhe qe zgjedhur me dorë prej andej? Mësojmë se ai e bëri jetën shkollë, sa mbaronte njërën fillonte tjetrën! Nuk doli kurrë në punë e të dilte në diell, të piqej pak, po qëndroi përherë në hije, mbi libra dhe domosdo që mbeti aguridh.

Si vallë u katapultua Qelami ynë, pa kurrfarë ekperience në këtë detyrë të lartë, e deri anëtar i KQ të PPSh, vetëm se ishte Lepe-Peqe! Dhe na del me një seri diplomash, pa kurrëfarë një ditë pune e një pikë djerse në vështirësitë e jetës.

Na numëron disa fakultete, e na hiqet si ekspert ekselence i ligjit! Por dihet se shkolla, qoftë një apo disa, vetëm të jep dije, por nuk të jep kurrë mend. Mend aq sa i ka dhënë secilit Krijuesi. Duhet të ushtrohet me punë e në jetë, jo me llogje, e të shkëlqesh në rezultate, që të të thonë i mençur. Pikërisht duke mos punuar, pa eksperience, mbeti përherë një ushtar servil, zbatues qorrazi i urdhëruar nga gjithkush, për gjithfarë problemesh.

Dhe si përfundim, Persekutori i të tjerëve, tani, nëpërmjet librave voluminozë, që na servir, kërkon të na shpëlajë trurin, të na mbushë mendjen, se ai është më i persekutuari i kohës, që u shpëtoi 3 atentateve ! Të na tregojë se ai është sjellësi i Drejtësisë, është Shpëtimtari i mbarë kuadrove të larta të kohës, nga dënimet e persekutimet e regjimit të vithisur diktatorial; dhe nuk guxon të hapë fare gojën për krimet më të mëdha që kanë kryer ai dhe udhëheqësi shpirtëror i tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Beriasha e Co , sidomos në vitet 1990-1992.

8. Për sa shkruan, delni haptazi kontradiktor, tradhtoni veten, del me dy fytyra, që nga njëra anë na paraqitesh trim e hero (i paqenë ), madje shpëtimtar (imagjinar) i Kadaresë, duke i thënë Enver Hoxhës e të tjerëve të mos arrestohet për shkak të mungesës së provave.

Nga ana tjetër, nuk thotë asnjë fjalë për funksionarë të lartë, shefat e tij, Kadri Hazbiu e Feçorr Shehu, që të promovuan në detyrën e lartë, kur ata, në kohën që ishe Kryehetues, u çuan në varr me akuza të rreme , pa prova. Vetë Qelami ynë, pa pikë turpi, pohon haptazi publikisht se procesi gjyqësor ishte tërësisht i manipuluar, dhe nuk guxoi kurrë t’ia thoshte udhëheqjes së lartë të kohës, se nuk ka prova që këta të jenë komplotistë.

Dhe nëse kjo, është siç pretendon, atëhere, për shkak të ligjit, e të së drejtës, përse o Qelami ynë nuk veprove të denoncoje këtë skandal në drejtësi dhe të bëje menjëherë dorëheqjen, por vazhdove të ishe Kryekriminel, Kryemashtrues, duke çuar drejt vdekjes njerëz me akuza fallco.

A mund të durohet ky qëndim i poshtër i Qelamit tonë, që e ngarkon atë me përgjegjësi të lartë penale sa ligjore, ashtu edhe politike e morale, pasi në fakt është bashkautor i krimit, bashkëfajtor dhe bashkekzekutor i personave të pafajshëm.

9. Është tepër absurde, për t’u besuar, madje bëhesh shumë primitiv e qesharak që me një mëndjelehtësi prej adoleshenti, mbuluar me megallomani e madhështi, deklaron se i paske dërguar letër Enver Hoxhës duke akuzuar Ramiz Alinë si spiun i disa agjenturave.

Por, nga ana tjetër, po Ramiz Alia, çuditërisht, e shpërblen , “e gradon” për këtë akuzë, në postin më të lartë të Kryehetuesisë (nënkupto Kryemashtrues) dhe punoni së bashku për stisjen e trillimin e akuzave të paqena ndaj të tjerëve, jo pak por 11 vjet! Në atë kohë nuk mund të ndodhnin kurrë të tilla fenomene, pasi dhe për akuza të lehta të ikte koka, e jo më për të rënda, që është praktikë kudo në botë, ose të likuidojnë ose të komprometojnë e të bëjnë për vete.

Nuk e dimë se për cilën agjenturë punonit së bashku, a veç, me Ramizin e Saliun e të tjerë. Nuk dimë a e morën vesh këtë sekret zbulimi gjerman që të dha çëk-fëk azil politik për 30 vjet e më tepër e shtetësi gjermane.

10. Së fundi, pse pas 30 viteve, nxitove dole në këtë kohë, me dy libra voluminozë dhe mbulove të gjitha faqet e gazetave me marrëzitë dhe gënjeshtrat e tua. Mos vallë të thirri sivëllai yt , e udhëheqësi shpirtëror i Partisë Demokratike, dora vetë Sali Berisha, për ndihmë, në ditë të këqia, në rrezik për të, që të mos hapet kurrë dosja e 2 prillit, apo dhe të tjera, të asaj kohe për të cilën që të dy jeni “në tavë”, për gjithçka për atë ngjarje makabre, si dhe për mos zbulimin e vrasësve të vërtetë të asaj tragjedie.

Nuk e zgjat e ta bëj tërkuzë, sepse marrëzitë e tua, tani, në moshën e pleqërisë, nuk paskanë të sosur. Në këto rrethana, më duhet ta mbyll këtë përgjigje, duke të thënë troç:

Të gëzosh ende jetë të gjatë, aty në azilin gjerman, se mëndja e shkretë të paska lënë shëndenë!

Borxhliu përjetë i Shpëtimtarit
Eqerem Osmani

 

———-

Botuar në DITA me pjesë. Pjesa e parë mund të lexohet duke klikuar KËTU. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

October 14, 2020 11:27
Komento

41 Komente

  1. anticensurë25642654 October 14, 12:08

    dhe ky vazhdim i të njëjtit nivel si dhe pararendësi!!
    shumë mëllef e asgjë për të qënë!!
    kohë e humbur!!

    Reply to this comment
    • predator October 14, 12:33

      Leje more se mirë boll e ka shkrujt dhe ia ka bërë mirë atij qelbaniku.
      Se na mbytën plehrat me dy fytyra na kanë marrë shpirtin 30 vjet.
      Hipokritët, kameleonë si Sali varkari me shokë

      Reply to this comment
    • Gzim Kulufi October 14, 12:37

      Te njejten gje do thoja dhe une! Por me mire qe dalin te ketille carcafe mllefore, qe brezi i ri te kuptoje se cfare njerezish e drejtonin asaj kohe Shqiperine!
      Lere, qe c’them dhe une! Edhe sot gati i njejti nivel ekziston!

      Reply to this comment
    • Berati October 14, 13:12

      Hienat pasi cane e kafshuan ckishin perqark, po kafshojne njera tjetren. Te indoktrinuar deri ne palce, kriminel ne shpirt e ne veprime injorante deri ne dhimbje tani po zihen se kush eshte me enverist. Qelami si me skile kerkon tu thote se ka ndryshuar dhe ca ka bere e ka bere nga halli ndersa ky kushua i tij debil nxjerr gjoksin dhe i duket vetja akoma reshter i Enverit. Pislliku qe i ka mbuluar eshte i rende saqe as ata nuk ja durojne dot eren dhe mundohen ta shperndajne ku te munden e sa te munden me shpresen se duke bere pis te tjeret nuk do te kuptohen qe jane te dhjere. Por me e renda eshte fakti qe kjo gazete u jep hapesire kesaj kategorie duke treguar se nga kush drejtohet dhe cili eshte misioni i saj. Turp.

      Reply to this comment
    • gjermani i fundit October 14, 13:54

      ceno, jam dakord me ty qe me argumenta dhe me bute gjerat behen me te besueshme. Por ama qendrojne dhe jane fakte (dhe argumenta kokeforte). Kemi dy qendrime ne, dmth mosha jone qe pak a shume e jetuam ate sistem. Respektojme dhe perligjim mundimin e atyre qe e deshen sistemin dhe i sherbyen me devotshmeri, duke i besuar dhe duke e bere bindje shpirterore ate ideologji, qe bazohej ne barazine dhe solidaritetin. E kemi jetuar, kemi punuar ne pune vullnetare, dmth pa rroge. Beheshim pjese e atyre aksioneve te te djeles, here edhe pa qejf, por ne emer te se pergjithshmes. Per keto gjera mbajme qendrim pozitiv, biles edhe e justifikojme edhe pse sot duken qesharake. Qendrimi tjeter eshte ndaj atyre qe perfituan nga sistemi jo ne sensin e pergjithshem, por duke e manipuluar, duke e semure edhe me keq ate sistem, duke e degjeneruar per me keq. Nje gje eshte te pranohet si utopi dhe gje tjeter ta quash sistem shfrytezues, gjakpires, antipopullor. Por ja qe keta funksionare e benin te tille, prandaj jemi ketu ku jemi sot. Se nuk i biem ne koke maskarallekut, me harbuteri, ashtu siç e meriton.

      Reply to this comment
  2. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. October 14, 12:23

    Ish-shefin e të ashtuaquajturit “grup zjarri” të Gardës së Republikës Agron Malajn, i cili qëlloi mbi protestuesit më 21 janar 2011,Edvin Escobar D’Rama e shpalli kandidat të PS në të ashtquajturat zgjedhje Lokale!Dhe sot ai është Kryetarë Bashkie në Burrel,ku fondet publike i përdor për vete dhe tribunë e tij si ti dojë qefi,sepse ka dorë të lirë nga drogaxhiu D’Rama.

    Reply to this comment
  3. JONI October 14, 12:53

    Qerem,mbas rezimit te sistemit kriminal Hoxhist,ti ishe ne Vlore dhe deshira jote,i veshur me nje xhup lekure ,ngjyre kafe beje servilin me te madhe te P.D.se dhe vecanerishte me drejtuesit e SH.I.K.ut>Per sherbimet e tua P.D.te dha edhe lejen e nje kioske ,duke i zene fytin P.T.T.se,biles e bere me dykate duke mos respektur as banret,qe u kishe hyre ne shtepi.Boll me kaq ,per ty.Sa per Q.Lamen,nuk kam asnje respekt.Ishte K.Hetus i diktatures dhe mabane pergjegjesi.Sa per Dr. Saliun vetem nje injorant dhe anormal mundet ta quaj neo fashiste.Kaq per sot.Po deshe e vazhdojme.

    Reply to this comment
    • Lani October 14, 15:46

      O Joni, O Doktor Saliu. O sa injorant dhe debila si ky Joni ka PD.

      Reply to this comment
    • Daja October 15, 00:17

      Joni pej vucidoli zeni saliu eshte thjesht nje skizoid i perdorur nga blloku qe Te thone shqiptaret qe kapitalizmi eshte ta nxjeresh shqiperine ne ankand Po cte bejne na u bene shume salinj dhe duhet cuar haloperidol qe ti qetesosh. Dr

      Reply to this comment
  4. Gjon Kastrioti October 14, 12:59

    Pa mè tè voglin dyshim mendoj qè Eqerem Osmani patjetèr èshtè nga pjesè e atijè brezi tè famshèm qè luftuan e punuan me ndèrgjegjie tè lartè e pèrkushtim pèr Atdheun. Njerèz tè tillè janè personalitete me karaktertè fortè, qè e thonè kudo fjalèn e tyre hapur. Ata e urrejtè gènjeshtrèn, dyfytyrèsinè, ata e mbajnè kokèn lart dhe kurrè nuk mohojnè meritat apo difektet e tè tjerève. RESPEKT! Nuk mund tè di asgjè pèr kètè zotrinè Lame, por si djalè i njè ish shefi tè sigurimit po rrèfej disa nga bèmat e hetuesisè sè viteve ’80 ku min. e bren. e drejtuan Feqor-Kadri-Hekuranèt. Vinin urdhèra pèr arrestime tè personave qè ishin shèmbull i njeriut pozitivè…Natyrisht urdhèri nuk zbatohej derisa mungonin kushtet dhe dokumenti i shkruar pèrkatès….Vinte hakmarrja shkarkim nga detyra dhe paralajmèrim pèr pèrjashyim nga PPSH, deri nè zèvèndèsim nga kuadro tè rinj jo kompetent, por tè ‘disiplinuar’! E gjitha kjo bèhej qè sa mè shumè tè sulmohej baza e shèndoshè ku mbèshtetej Pushteti Popullorè dhe kush mè mirè se vetè elementèt e korruptuar tè hetuesisè dhe sigurimit mund tè bènin kètè gjè? Ndaj nè kèto vite ku dhe Udhèheqja e shèndoshè e PPSH po plakej e po bèhej gjithnjè e pafuqishme u bè e mundur tè ‘lulèzonin’ elementè si ky zotèria Lame dhe rrjeti i tijè agjenturorè. Mbi kèta elementè u mbèshtet Saliu i Sheqeres dhe agjentura e UDB+altri qè pèrgatitèn shkatèrimin e Shqipèrisè. Ajo qè ndodhi nuk ishte thjeshtè njè luftè pèr pushtet midis rrymave, por ishte urrejtja e madhe e armiqève tè Shqipèrisè pèrreth dhe mè lart. Kur gjithçka arriti nè ZERO kèta elementè u shpèrblyen me Pasaporta Diplomatike pèr tè gjetur strehè nè vènde tè sigurta e qè tani shkruajnè kujtimet e tyre me penèn e Belul Qeraqinès! Para sè gjithash kèta janè armiqtè e Atdheut tè tyre, pastaj tè popullit dhe mè pas tè asajè shoqèrie sosialiste qè ndèrtuan baballarèt tanè. Turpi i Mbuloftè!

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi October 14, 17:39

      Gjon, the se je djali i nje ish-shefi sigurimi, dhe jo vete shefi! A di se cfar po flet?! Keto budadalleqe me UDB-ra ekzistojne sot, por jo asaj kohe! Nese UDB-ja ka njerezit e vet ne shtetin shqiptar, kjo mund te behej vetem me lejen e nje njeriu, dhe ky ishte E. Hoxha! Po marrim vetem nje shembull, qe ti te kuptosh se cfar po flet eshte budadallek! Lym Keta ka qene ne kohe te Zogut i arratisur ne Jugosllavi, sebashku me M. Pezen etj.. Gjate luftes u kthye dhe diku aty nga vitet ’50 (flitet se) e hoqen qafe me aksident automobilistik. Pse? Se dyshohej mos ishte agjent i UDB-s. E ndoshta kish folur edhe ndonje fjale! Apo, po te duash ti, marrim rastin sikur M.Keta ishte patriot, dhe Ramizi, Haxhi Lleshi, Nexhmija, Sala & Co., e po te duash ti edhe Enveri, ishin agjente te UDB-s dhe e hoqen qafe M. Keten. Mirpo ishin te tjere qe do ta zbulonin kete gje, si p.sh. Mehmet Shehu, Kadri hazbiu &Co., qe pas ketij rasti do te merrnin masat per ruajtjen e panvarsise se Shq., duke i hequr qafe agjentet e UDB-es! Pra, keto perralla me UDB ti leme menjane dhe te kuptojme se ne jemi drejtuar gjithnje nga analfabete! Debati i mesiperm eshte nje shterpe qe nuk te con as ty, as gazeten, as komentuesit, as shoqerine tone, as kerkend ne ndonje shteg te se ardhmes! Thjesht vetem sa pastron pak pluhrat nga disa korniza me portrete te vjetra muzeale!

      Reply to this comment
      • Kastriot Gjoni October 15, 00:50

        Zoti Kullufi po i ngjan atijè qè i vihet kllufi qè hyn, i gèzuar dhe mè pas i merren mèntè dhe i rrjedhin trutè. Ajo qè u bè u bè dhe nuk kthehet mè. E ardhmja èshtè e pa qartè, pavarsisht si e dèshirojmè. Ata qè e bènè gjithè kètè katrahurè me Atdheun tonè jetojnè e tallen me gjakun e djersèn e njè populli, dolèn pa ferrè nè kèmbè. Natyrisht askush nuk mundet mè tè vendosè drejtèsinè nè kètè vènd, as edhe pèr njè shekull tjetèr… Shpreha diçka qè ndjeva e mbi baza tè mjaftè fakteve qè nuk ja vlen tè pèrmenden dhe kjo vetèm pèr tè mbèshtetur autorin e letrès qè mè ngjau i sinqertè nè letrèn e tijè tè hapur dhe pèr njè kusho tè tijè.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 October 15, 10:09

          Kastriot Gjoni
          “Shpreha diçka qè ndjeva e mbi baza tè mjaftè fakteve qè nuk ja vlen tè pèrmenden dhe kjo vetèm pèr tè mbèshtetur autorin e letrès qè mè ngjau i sinqertè nè letrèn e tijè tè hapur dhe pèr njè kusho tè tijè.”
          më duket se dhe ximi nuk ka bërë më shumë se ti!!dhe ai ka shprehur mendimin e tij për atë që ke shkruar ti!e sidomos pa të ofenudar aspak.ti e ke bërë ashtu si “rashtësisht”(Kullufi)!
          gjithkush nga ne shpreh mendimin e vet në bazë të fakteve të veta dhe të kuptimit që ai vetë ju jep këtyre fakteve!!ndonjëherë, janë bindëse,ndonjëherë,jo!

          Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 15, 09:39

      Gjon Kastrioti
      të përshëndes për frymën tënde patriotike,por nuk mund të them të njëjtën gjë për mëndjen tënde!!
      e një frymë e tillë patriotike e mbështetur në një mëndje të tillë,barazohet me zerogati gati!!ose më mirë të themi është vetvrasëse!!
      ximi ta ka dhënë përgjigjen e tij shumë të mirë!më pëlqen fjalia e tij e parë që është si një vulë në fillim të replikës”Gjon, the se je djali i nje ish-shefi sigurimi, dhe jo vete shefi!”!
      pra ti nuk flet si burim por si një pjesë e rrjedhës së ujit!!
      në kohën e komunizmit,diktaturës hoxhiste a thuaj si të duash,ishte një thënje,ndoshta e egzagjeruar,por për kohën rethanat dhe bindjen që kishim ishte e vërtetë,na bindte në atë kohë,dhe për fat të keq u vërtetua!kjo thënje ishte “shqipërinë mund ta marrësh vetëm nga brënda”!!
      si e shkruajta më sipër!?ashtu ndodhi!!e palnifikuar nga të tjerët,rastësi e kombinuar me planifikim,vetshkatrrim për luftë pushteti!?mund të spekullojmë sa të duam!!seicili mund të thotë menidmin e tij duke filluar nga më të thjeshtat deri tek më idiotet e fred cakos!!
      nuk dua të vë në dyshim devotshmërinë tënde si bir i babait tënd,ashtu si,duke mos ja pasur idenë se kush është babai tënd(kuptohet që nuk je i biri i gjergjit)mund të vë në dyshim tregimet e tij!!për ti vënë në dyshim ka shumë arsye.nga ato më banalet deri tek ato më të komplikuarat për një person që nuk njeh profesionin e zbulimit,agjenturës!!
      më e thjeshta është vendosja e emrave të atyre që bën nga themelet agjenturën,dhe zbulimin shqiptar,me ata që i vranë dhe shkatërruan atë që ata ndërtuan,”por si djalè i njè ish shefi tè sigurimit po rrèfej disa nga bèmat e hetuesisè sè viteve ’80 ku min. e bren. e drejtuan Feqor-Kadri-Hekuranèt.”!pavarsisht vendosjes së gabuar në renditje të emrave,mund të të them se i pari feçorri u arestua tamam në fillim të viteve ’80,në fillim fare,fare,si do të thoshte i madhërishmi,gjiganti brraç që nuk i ndihet zëri më!!e po në këtë kohë kemi në krye të MPB një gdhë të të atij zanati!hekuran isain!!burr i lezeçem për me bo muhabet ke “tymi”,nuk e di a ja ke idenë e birrarisë më të lezeçme të tiranës,por jo për atë zanat!!hekri ishte në atë vënd njëlloj sikur të vije përball mesit, në fushë të futbollit,një fëmijë të futur në allçi nga mesi e poshtë,kur përpiqen ti drejtojnë deformimet e legenit!!besoj se e kopton që nuk do të ishte e vështirë ti kaloje topin për shalësh!!ky ishte hekri në atë vënd që i rrasën në dorë!!
      si në çdo vënd pune dhe në atë të agjenturës,zbulimit,ka gabime,ka faje!ka shumë më tepër se kudo tjetër!!
      është një “lojë”ku nuk ka asnjë rregull!është një lojë me shumë skuadra që luajnë në të njëjtën kohë dhe që duan të fitojnë dhe kur vihen në krahun tënd!!
      unë po të kujtoj një fakt të lexuar nga gjyqi i K.asbiut e F. shehut”ju nuk keni zbuluar asnjë grup armiqsor!të gjithë i ka zbuluar partia!”gjë që u zhduk nga qarkullimi pas rënjes së komunizmit!të gjitha zbulimet e partisë iu mveshën sigurimit!pra gjithë pisllëku politik e ideollogjik ju mvesh atyre që babai tënd i ka përshkruar si”Natyrisht urdhèri nuk zbatohej derisa mungonin kushtet dhe dokumenti i shkruar pèrkatès….”!
      pas zhdukjes së kësaj skuadre,unë do të thosha të jashtëzakonshme për shqipërinë,ne filluam të merrnim “rrugën e mutit”!!që përfundoi me ’90ën vitin e “marrjes së shqipërisë nga brënda”!!
      edhe këtu ka shumë faktorë që duhen diskutuar dhe mund të spekullohet jashtëzakonisht shumë,e jashtëzakonisht gjatë,por nuk është vëndi për ta bërë!!
      fakti që mund ta themi me bindje të plotë është se sot nuk kemi një zbulim,agjenturë tonën!
      ne kemi vetëm agjentë të huaj të ngjitur deri në rangjet më të larta të shtetit që nuk e fshehin fare tradhëtinë e tyre!është arritur deri atje sa të vendoset në krye të shërbimit sekret shqiptar në grek i pastër!pra shërbimi sekret shqiptar është këthyer në një filial të “Ethniki Ypiresia Pliroforion,EYP”grek!!

      Reply to this comment
      • K.Gjoni October 15, 11:46

        Hej Ti me numra pa cod etike, Patriotizmin ja kam lonè Pre. tè Rep. ndèrsa mèndjen e hollè e kishte Ramizi. Po tè shtojmè ujè dhe miell asgjè nuk do tè ndryshojè. Meqè paske kohè pèr tè humbur, lexoi me vèmendje mesazhet nga fillimi deri nè fund qè tè kuptosh…Zanati i vèshtirè zakonisht nuk trashègohet, ndaj prindi i mirè fèmijèn e tijè e lè tè zgjedhè se çfarè dèshiron tè bèhet. E unè kam zgjedhur krejt tjetèr, ndèrsa Ty nuk paske mundur tè zgjedhèsh por, tè mbledhèsh.

        Reply to this comment
  5. Intrlektualin e ka par njeri,gjall eshte se vetem ai i di kto gjera. Na mori malli per intelekt halen October 14, 14:04

    Jo more,edhe lamja hetusi paska qene dhjerokrat edhe antikomunist si saliu.
    Cudira cudira ne vendin e shqiponjave te ngordhura.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 15, 09:55

      shpresoj që të mos i ket ndodhur gjë nga ajo korona që “nuk egziston”!shpresoj që të mos ketë njdekur shëmbullin e idhullit të tij idiot!atij bjondit që është në krye të shtetit amerikan!!

      Reply to this comment
  6. dardan I October 14, 14:25

    I keq i keq, por nje te vertete Enver Hoxhes ia paska thene, se Ramiz Alia ishte agjent i disa zbulimeve te huaja: (sic flitet i SIM -it fashist italian, i UDB-se jugosllave, i KGB-se sovjetikedhe zbulimit francez). Po Enveri e kishte trashegimtar Ramizin, sic eshte Luli, trashegimtar i Saliut dhe Qemal Lame si trashegimtar i Fecor Shehut…

    Reply to this comment
    • Liu nga Wuhani October 14, 15:46

      Po gënjen mo, e ka letrën vetëm n kokën e vet

      Reply to this comment
    • Gzim Kulufi October 14, 17:49

      Ajo qe thote ky Eqeremi me ironi, se Lame i paska thene Enverit qe dyshon per Ramizin se eshte agjent, kjo duhet te jete nje fakenews! Lame, sic ka shpjeguar vete ne nje cope shkrimi diku ketu, apo tek panorama, ka qene thjesht si pune kontrolluesi per zbatimin e ligjeve pergjate hetime te ndryshme, keshtu edhe ne ate te Mehmetit, apo Kadriut. Pra, shikonte dhe raportonte mbi proceduren penale te hetimit! Me nje fjale, nuk ishte pjese e hetimit diku. Si i tille, ai nuk do ti lejonte vetes te jepte dyshime si nje hetues, sepse do ta hiqnin menjehre nga puna! Ai mund te jepte mendim vetem nese hetimet kryheshin ne baze te rregullave, apo jo!
      Dhe, edhe sikur ai te kete qene si hetues ne ndonje proces, nje dyshim i tille mbi nje kuader te Byrose Politike nuk do te thuhej ne ate forme te trashe e te hapur, por ne nje forme mjaft te kamuflluar dhe rrotull-rrotull! Ne te kundert perfundoje tek shtepia pa qira!

      Reply to this comment
  7. Precizim October 14, 15:57

    Mire ke bere Eqerem qe i je perveshur ketij qelbesires Qemal Lame.
    Nuk je marre me genjeshtrat dhe fantazite qe ky burre pa personalitet tregon per Ismail Kadarene, deri ne neveri. Se gjoja ky na e paska shpetuar.
    Ismail Kadareja eshte nje shkrimtar i madh, dhe duhet te dali dhe te hedhe poshte me perbuzje tregime te tilla per te. me shume do ti lartesohej emri.
    Askush pervec Enver Hoxhes nuk e prekte dot Ismail Kadarene. Dhe deri sa Enveri e donte dhe e respektonte, i dhuronte pjese nga kujtimet e tija, mosprekja ishte firmosur e vulosur sa te ishte gjalle.
    Por edhe shkrimtari i madh ka pikat e dobta. I intereson qe te dale tani si i persekutuar, dhe nuk ndjehet per felliqesite qe shkruan Qemal Lame.
    Kemi te bejme me tre figura te nivelit te larte te pushtetit te kaluar. Njeri varkaxhi ne bllok, tjetri perrallaxhi ne bllok dhe ky i treti kryemashtrues me aprovim ne bllok. Te tre te persekutuar dhe te denuar nga pushteti i asaj kohe.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 15, 09:52

      “Por edhe shkrimtari i madh ka pikat e dobta.”
      ka pasur një të vetme;dhe nuk është “shkrimtar i madh”,i tillë quhet një njeri që përveç dhuntisë së shkrimit ka dhe një karrakter të fortë dhe të pakorruptueshëm;përfitimin personal!!enveri e njohu që ai ishte një penë e fuqishme për të trasmetuar atë që ai deshte por bënte sikur ishte kundër!kultin e individit!
      dhe isamili e ngriti kultin e enverit me mjeshtëri në kulm të kulmit!!
      sot ismaili për të njëjtën arsye,përfitim personal,po bën të kundërtën!!
      e ky nuk mund të quhet shkrimtar i madh!!është vetëm një shkrimtar i talentuar që nxjerr bukën e gojës!!kuptohet shumë mirë!!
      unë personalisht nuk krenohem me të si shqiptar!!thjesht them se shkruan mirë e asgjë më tepër!!

      Reply to this comment
  8. NUNI October 14, 16:09

    qysh nekohen qe ishte ne pushtet si kryehetues per Q. LAMEN kishte anekdota qe Malcja na ibente poezi asaj te Qemalit me kushtim me dashuri dhe me nudo.

    Reply to this comment
    • Partia mbi te gjitha October 19, 19:20

      Hahaha, ca gallate! Zihen kusherinjte neper gazeta. Dhe mileti gjen sebep dhe ben muhabete e komente. E kam njohur Eqerem Osmanin, oficer korrekt, asgje ne teper. Ndersa Qemal Lamen jo, po shkrimet e tij me jane dukur te ekzagjeruara. Por kjo pergjigja neper gazeta, e zjarrte dhe pa argumenta lidhur me permbajthen e librit me duket cudi. Duket sikir Eqeremi ka nje lloj ngarkese te tepruar, e akuzon kushririn per partishmeri nderkohe qe e quan Enverin hero kombetar. Te dy kane qene nomeklatura te larta te asaj kohe. Te dy kane mbeshtetur ndryshimet politike. Dhe pas tre dekadash duket se pikepamhet kane zene vend e jane bere te qendrushme. Po tani ne pozicione te kunderta. Ndoshta keto pozicione, si rendom ne kete vend, jane dhe faktori qe kusheriri komunist siluron ate antikomunist. Tarafi, sipas tradites, i zgjidh gjerat jo ne publik, pa zhurme e buje. Keta ndryshe. Hajde merre vesh.

      Reply to this comment
  9. NUNI October 14, 16:10

    qysh nekohen qe ishte ne pushtet si kryehetues per Q. LAMEN kishte anekdota qe Malcja na ibente poezi asaj te Qemalit me dashuri dhe me nudo.

    Reply to this comment
  10. NUNI October 14, 16:14

    Qysh ne kohen qe ishte ne pushtet si kryehetues kishte anekdota qe Malcja na I bente poezi asaj te Qemalit me dashuri dhe me nudo ne tavolinen e punes se nuk dinte me c te merrej tere diten..

    Reply to this comment
  11. Zgalem October 14, 16:51

    Mund te jete njeri i mire , Qemali . Nuk e njof . Kaq sa shkruan , me duket se ka shume autolavderime . Nuk kishte mundesi t’i beje fjalen dy , Enverit dhe bashkepuntorve te tij ne BP. Qemali , me ose pa dashje , ka denuar mijra njerez te pa fajshem . Kjo ishte detyra e tij . Per kete nuk ka pse te pergjigjet , sepse eshte brenda detyres kriminale . Shkrimet e sotme , per t’u hequr si Pon Pilati , eshte e tepert . Librat e tij nuk i lexon njeri , qe ka dy fara ne koke . Ndoshta gabimisht , por kur flitet , per krimet enveriste , perpara na del Qemal Lame . E kam fjalen , qe ky ish kriminel , nuk mund te behet bamires me kryq ne qafe . Eshte i pa besushem . Nuk e lexova te tere kumtesen e tij alla Pon Pilat .
    Zgalem

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 15, 10:03

      zgal o zgal
      mos ja fut pordhës si e ke zakon!!
      “Qemali , me ose pa dashje , ka denuar mijra njerez te pa fajshem “,nuk ka dënuar mijra e mijra,por miliarda e miliarda shqiptarë të pafajshëm!!
      në ato dhjet vjetë që ka qënë në krye të hetuesisë!!
      mor copat e idiotëve që e lëshoni idiotësinë në humnerë duke i dhënë dhe gaz,nuk u dënua ndonjë i fajshëm në atë shtet??po sa ka qënë numri i të dënuarve në shqipëri a ja keni idenë??a ja keni idenë se ka pasur dhe të dënuar të tjerë që me të vërtetë kanë kryer krime??
      mos mor se na vdiqët me thënjet se “të gjithë i ka vrarë enveri”përfshi dhe ata që kanë pësuar aksidente,infarkte,e kancer!vërini një farë freri asaj që ju e quani llogjikë!!

      Reply to this comment
  12. Aliu nga Selenic October 14, 18:19

    Mendova se a mos po i hiqet peta lakrorit, pore sipas komentuesve kjo nuk qenka e vertet.
    Sidoqofte dicka ka ndodhur dhe dicka duhet te ndodhe .
    Le te shpresojm se dihet nga te gjith se kush dhe perse u vrane djemte ne Shkoder me 2 Prill.!
    Ateher edhe perse kan kaluar 30-vjet duhet pa tjeter ti hapoet peta lakrorit.!

    Reply to this comment
  13. Enveristet October 14, 20:06

    Epopeja e Uturakeve

    Vazhdon Epopeja e enveristeve Uturake,
    Qeremi e Qelami te dy kokrra torollake
    Qeremi me Qelamin rende eshte pickuar,
    dhe ka dy dite i ngrati fort duke turfulluar,
    asgje nuk jane te dy, vecse dy mytebere,
    ashtu si gjithe enveristet legene te tjere,
    i vetmi ndryshim Qelami nga Qeremi ka,
    se ka ikur nga Shqiperia e tre gure pas la,
    pra Qeremi nga kjo gje fort eshte zemeru,
    edhe nuk pushon Qelamin duke e mallku.

    Reply to this comment
    • Aliu nga Selenic October 15, 00:54

      Te duken “legena ata qe bene shqiperin shtet modern. Ti me emrin Enveriste qe ne fake je Ballist nuk mendon me gjate se sa nje pjat fasule.!
      Per mje luge fasule me shume ti shkatrrove ter shqiperin o balliste i pulave.!

      Reply to this comment
  14. demo October 14, 22:07

    Vetem po te arrestohej enver hoxha,mund te arrestohej Ismail Kadare.-Kete e ka thene Nexhmije Hoxha dhe kete te vertete nuk e ndryshon dot pas 50 vjetesh.
    Jo Qemal Lame,nje pupul,,nje ashkel krejt e parendesishme per enver hoxhen,por asnje nga bashkepunetoret e tij nuk mumd te ndryshonin vendimet e Enver Hoxhes.As Nexhmija.
    Enveri luante me Kadarene.
    I ndersente klasen punetore,Ministrine e Brendshme,,E dergonte nja dy dite ne Levan per pune prodhuese,,pastaj sa hiqte kominoshet e brigades,e dergonte ne Paris..
    Luante si me nje zog.
    Kete Kadareja e di.Qemal Lame kujton se ka bere heroizma.

    Reply to this comment
  15. Tak Maraku October 14, 23:24

    Per Qemal Lamen ata qe e kane njohur thone qe ka qene burre i mire ka qene prokuror ne Fier a ne Lushnje pra ka punuar nuk ka vajtur nga bankat e shkolles si thote ky ish shefi i sigurimit te ushtrise eshte bere shef hetuesie aty rreth 81 -82,hetuesia ishte bere institucion aty nga 79 pra nuk e beri shef as Kadriu as Fecori po e moren si njeri te paperzier nga prokurorite e rretheve

    Reply to this comment
  16. Shoku nga Korca October 15, 09:41

    Kolonel…Je brilant.Shkrimi yt na gezon dhe qeteson…Mbase nuk ja vlen te meresh me me kete bajge shqiptare te kategorise,Alia,Berisha,Meksi,,Nano,Meta,Kadare etje.Ti se di se mutin,vetem po e permende,i behet qefi.

    Reply to this comment
  17. miza October 15, 11:33

    Qemali nje kriminel me damke! Qeremi nje ish sigurims i oreve te para, i rene nga fiku, oficer medioker, shoke i Mete Shytit, komunist i pa ndreqshem! Kioskat ja vuri sigurimi i shtetit, ta kishte ne qender, per ti vene zjarrin Vlores sic ja vuri, jo me i paket se Qenani…..

    Reply to this comment
  18. kastro October 16, 17:35

    Ky hibrid harron,se njerezit dijne te gjykojne dhe futjen e tij ne KQ PPSH…ajo tregon se ti duhej te zbatoje planet e denimit,te formatoje akuza qe nuk qendronin,por qe i interesonin momentit,goditje te pafajshmve,per te justifikuar situaten e shtrengimit te rrypit,o rryp.Kur vije ti ne Durres etj.e merrte vesh gjith Dega P.Br.dhe njerezit thonin,do goditet ndonje peshk i madh,o trushplare!

    Reply to this comment
  19. tonia October 19, 17:01

    Qemal Lame ka qene e mbetet nje idiot,e injorant,pavaresisht titujve qe i jep vetes.
    Nga ana profesionale ishte nje analfabet qe nga oficer tankist qe kishte qene,u lancua e u be kryetar i hetuesise..Nga kush?Nje kontribut “er madh'”ka dhene gruaja e tij dhe familja e saj.(Pyesni Z.Rexhep Mejdani dhe krushqine e tij per kete)

    Reply to this comment
  20. Arben October 19, 20:38

    Nese ke dale i pa lagur nga sistemi komunist fakti tregon se i ke sherbyer me devotshmeri dhe nuk ke gabuar ndaj sistemit; se ai sistem mbi baze besimi te provuar, dhune fizike e psikologjike, presioni,shantazhi e krimi mbahej (per fat te keq çdo pushtetar mund te binte viktime e sistemit po te ishe ne ato nivele, mjafton te ngjyje nje here gishtin dhe dy rruge kishte; o ti sherbeje diktatorit ose dilje tradhtar, nuk kishe rruge te mesme ,etj. Ka kerkuar ne vitet 67 mehmet shehu te largohej nga k/minister e nuk eshte pranuar nga enveri, po keshtu k.hazbiu, edhe b.balluku te njejten gje ka kerkuar, per te gjithe ka mbajtur shenime enveri, pra doreheqjet po te gjykohen sot ato ishin proteste ndaj rregjimit ne teresi dhe ndaj menyres si drejtonte enveri ne veçanti, e kete e dinte mjaft mire edhe enveri. Po te shohesh arkivat se si putheshin enveri me mehmetin me kadriun apo beqirin kurre nuk te shkonte mendja se si permbysej situata me pak dite, e sa te pa vlere beheshin ne mbjedhjet e boryse apo pleniumeve. Pra nuk mund te themi per zotin Qemal se paska qene i perndjekur (faktikisht te gjithe ishin te perndjekur perveç enver hoxhes),pasi Qemali i ka sherbyer te pares,pra ka qene i besuar i sistemit. Nuk e di nese Qemali ka marre pjese ne hetimet e grupit te M Shehut dhe K.Hazbiut, por nese ka marre pjese, ai eshte po aq fajtor sa sigurimi e kupola e partise dhe shtetit ne manipulimin e provave kunder grupit te ashtuquajtur agjente e poliagjente te M Shehut dhe mos te na beje si burr i mir sikur paska kundershtuar arrestimin e I.Kadarese e Ramizi e paska akuzuar si te cias,apo paska urdheruar zv.ministrin e brendshem te mos bente kete apo ate. Fati i Qemalit qe te mos ja kalonte per manipulime hetimesh e denime me vdekje Arianit Çeles,Rrapi Minos,etj, ishte vdekja e Enver Hoxhes ne Prill 85. Ramizi ju zhgenjeu se nuk ishte gjakatar (dredharak e manipulues po) por po te ishe drejtues prokurorie apo minister i brendshem ne vitet 70 deri ne 83, gjemen do bente edhe Qemali, megjithese deri ne 83 nuk eshte se nuk ke bere. Prandaj NE si popull pothuajse mbi 90 % jemi te kapur nga sistemi komunist, diku antar partie, diku b/p sigurimi, diku bashkepuntore i hapur siç jane quajtur agpv, etj . Pra ketu behet fjale oer moshen madhore e cila mund te kete wene mbi 70 – 80 % e popullsise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim