Kryeinfermierja i shkruan Ramës: Nëse do të bësh shtet, eja nise nga vendi im i blerë i punës

August 24, 2017 09:11

Kryeinfermierja i shkruan Ramës: Nëse do të bësh shtet, eja nise nga vendi im i blerë i punës

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’u thotë mirëmëngjesi të gjithë miqve të tij në rrjetin social Facebook me një artikull të publikuar në mediat italiane për Syrin e Kaltër.

Sakaq, ajo qe bie ne sy sot tek komentuesit e Rames, eshte rasti i kryeinfermieres se Sherbimit Onkologjik ne QSUT, e cila i eshte drejtuar me nje leter Kryeministrit Rama per vendin e saj te punes qe thote se ia kane blere dhe ate e kane lene thjesht nje infermiere, pas 12 vitesh pune ne kete post.

Letra:

Përshëndetje zoti Kryeministër! Unë quhem Blerina Cenameri, kam 12 vjet që punoj në spitalin Onkologjik, kryeinfermiere. Kam mbaruar shkollën për infermieri në vitin 2002, dhe po këtë vit nisa punë. Si fillim nisa punë si infermiere ne reanimacion neurokirurgji. Kjo detyre m’u dha për shkak te mesatares se lartë që kisha ne shkolle. Pas nje konkurimi per infermieret u vendosa kryeinfermiere ne kirurgjinë e përgjithshme. Pasi punova aty nje vit, u be nje tjetër konkurim dhe u vendosa ne spitalin onkologjik. Që atëherë kam punuar kryeinfermiere tek Onkologjiku deri në dhjetor te 2016 kur cuditerisht suprimohet vendi im i punes dhe kaloj infermiere.
Kjo gje ndodhi vetem ne shërbimin Onkologjik, ne asnje vend tjetër në QDUT. Arsyeja qe me dhane nga drejtoria ishte suprimimi i vendit te punes. Per 11 vite kam punuar me perkushtim e ndergjegje, pa asnje verejtje, kontrollet nuk me kanë gjetur asnjehere ne gabim, por puna ime jepej si shembull.
Ne 8 korrik 2017, ne vendin qe une lashe, u emerua nje kryeinfermiere tjeter. E shikoj nje gje te padrejte, nuk e shoh aspak te arsyeshme qe nje person i specializuar, me cv te pasur, te zevendesohet me nje shkak banal, dhe genjeshtra.

letra-e-blerines
Gjate kesaj periudhe kam bere dhe kerkese tek Drejtoria e Burimeve Njerezore nëse hapej ndonjë vend si kryeinfermiere ne sherbimin onkologjik meqenese isha e specializar ne ketë spital.
Une mendoj se nese do ishte reforme, sic keni deklaruar ju se do të bëhet, do të ishte per te gjithe dhe jo për nje individ. Kam kerkuar takime me drejtorin e QSUT Enkeleid Joti, por as më ka pritur, as mesazh nuk më ka kthyer.
Jam e afte te konkurroj perseri me cv time dhe me pregatitjet e mia, por nuk kam më besim se fiton aftesia. Nese do kishte reforme per te gjithe do e quaja dicka te drejte por kjo ndodhi vetem tek une.
E emëruara në vendin tim nuk ka eksperience ne fushen e kirurgjise. Kur une nderkohe kam shume vite pune ne kirurgji. Zoti kryeminister kerkoj drejtesi, puna e njerezve te ndershem dhe me eksperience nuk mund te hidhet poshte me nje reforme qe duket absurde, pasi shkaku qe mua më kane dhene per te me ulur ne detyre, eshte po ashtu absurd. Ne vendin tim tani eshte nje tjeter, por ne nje post qe thuhet se eshte suprimuar.. Nese do te besh shtet, eja nise nga vendi im i blerë i punës.

letra

August 24, 2017 09:11
Komento

17 Komente

  1. PANO HALLKO August 24, 09:46

    Ja te shikojme pergjigjen…

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 24, 10:16

      nuk ke parë pak si shumë??
      variantet janë dy:
      -do ti përgjigjet me një cinizëm adoleshenti
      -to ti “ulërijë” drjetorit të saj
      ndoshta do ti zgjidhet problemi kësaj gruas,por do të qëndrojë fenomeni!!do ta pësojënë si e kanë pësuar shumë të tjerë!!
      përgjigjia e drejtë është luftimi i fenomenit të “mikut” për vëndin e punës,ose pagesës,ose vendimit partiak!!
      zhdukje korrupsionit është zgjidhja e drejtë!
      jashtëzakonisht e vështirë për të mos thënë e pamundur!!

      Reply to this comment
      • Këshilltari August 24, 10:35

        “Igjati dhe zotëruesi i Tepsisë” do ti thote “Drejtohu Gjykatës sepse kjo është çështje Drejtësie” – une jamë për të Mbajtue timonin dhe për të “ngrënë” komplet “Tepsinë” e pasurisë dhe fondeve të këtij shteti të kalbur prej rrenjës së tij.

        Reply to this comment
      • Tartufi August 24, 11:46

        Derman ,,,sot kam vajtur per te psunisur tek pazari i fshatareve,qe me se shumti perimet dhe frutat jane organike dhe te fresketa,,,, kur u gjenda perpara nje fshatari qe shiste kunguj te njeome jeshil dhe tranguj te gjate te fresket [ keshtu dukeshin ne pamje kungulli dhe trangulli ] gruaja e pjet shitsin i thote jane te mire kungungujt,diganisen tamam nuk leshohen si disa qe bleva para disa ditesh,qe mu bene qull ne mes te tiganit ????
        Hidhet fshatari dhe na thote gjithe mburje,,, keto jane prodhime te Rames dorre e fundit pa genjeshtra dhe marifete,po qe kungulli dhe trangulli prape ngelet kungull dhe trangull nuk ka shume vlera dhe sikur te diganiset mire dhe te bhet sallate. Meri moj mikeshe dhe mos kerko shume nga kungulli dhe trangulli se kushtojne shume pak sa mos te zihet ne goje,prodhimi i
        ketij Rame fusharaku. Une u bera kurjoz dhe i them,po kush eshte ky Rama or zotri ? Rame na thote ky prodhusi i kungullit dhe i trangullit,kur shkojme dhe i blejme me shumice keto,por i flasin dhe { kungullori }
        Si gjithmone miku tim i dashur me kunguj dhe kungullore!!!!

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 August 24, 12:50

          na ka zënë vilson na ka zënë!kuptohet faji sështë i askujt përveç se i budallallëkut tonë!!

          Reply to this comment
        • Ortaku August 25, 09:46

          Shiko tartufin se ta mblodhen te tjeret e leri kungujt. Gjej derrin ta nuhasij se ka plas sheshit sivjet. Qent I kane grumbulluar ne jetimore dhe I kane tredhur Plot tepsia me koqe qeni.

          Reply to this comment
    • Sokrati August 24, 10:27

      Dmth…mbaruat shkollën e mesme për infermjeri në 2002 (që i bie të keni mbaruar shkollën e mesme në 1997-1998) dhe filloni punë, dhe bëheni KRYEINFERMIERE. Hmmm…interesant
      Pyetja 1: Kur filluat ju punë kishte infermiere që punonin aty për 5,10,15,20 vjet apo jo dhe pse ju zgjodhën ju në vënd të tyre? EKSPERIENCË?
      Ju thoni se kishit mesatare të lartë. OK.
      Pyetja 2: Nëse dikush ka edhe mesatare më të lartë se ju edhe eksperiencë (dmth vite pune si infermjere që ju nuk kishit kur filluat punë) a është më i përshtatshëm për këtë vend pune?

      Reply to this comment
  2. I.Troplini August 24, 11:20

    Italianèt, kanè shkruar pèr SYRIN E KALTÈR.

    Kètè donte tè ndante me ne Kryeministri. Atyre qè nuk e njohin vèndin e tyre dhe qè nuk kanè sy nè ballè pèr tè bukurèn, iu shkruan çdo mèngjes,,,,,,, shiko kètu o lumèmadh, çfarè shkruan italiani, francezi, suedezi pèr qoshen tonè. Ia kalofshi mirè sot,,,,, dhe mos u ankoni.
    Çfarè bèjmè ne shqiptarèt, me njè postim tè tillè, ne qè nuk kemi ditur se sa mahnitèse èshtè natyra shqiptare, sidomos aty ku nuk ka shqiptarè, qè ka gjetur “pronat e babait” dhe ka ndèrtuar “vila” pèrmbi burime uji apo pallate pèrmbi kulturèn arkeologjike mijra vjeçare?
    Kryeministri i sè bukurès, ua legalizoi harbutèrinè dhe babèzinè, vjedhjen dhe shkatèrrimin.
    Ne tè paditurit, i shkruajmè pèr vèshtirèsitè dhe padrejtèsitè e jetès sonè sè pèrditshme. A thua, jemi vèrtetè kaq naivè, saqè mendojmè se nuk èshtè i informuar pèr atè zgjeben shqiptare qè mbyt çdo bukuri natyrore tè vèndit dhe qè e kthen atè nè njè nevojtore publike?
    Mos mè shit pèr budalla, o Kryeministri im. Syrin e Kaltèr, na e ka falur Zoti dhe ne mrekullohemi me tè, edhe pa shkruar italianèt. Ajo qè nuk mrekullohemi dot, èshtè ajo tjetra,,,, KORRUPSIONI SHKATÈRRUES DHE KRIMI I LIDHUR ME POLITIKÈN. Èshtè mungesa e çdo sensi civilizues nè drejtimin e kètij vèndi. Pèr tè bèrè shtet, u zgjodhèm Ju, Ciceronin, lèrua tè tjerève.
    Sali Berisha, ai qè shqiptarèt “e duan aq shumè”, tek pinte kafenè nè vilèn e ndèrtuar me leje nè Gjirin e Lalzit, iu shkrep tè kalonte vetminè, duke iu akuzuar pèr ndèrtime pa leje nè Qerret tè Kavajès.
    E kuptoni Z.Kryeministèr? Kujt i intereson se çfarè shkruajnè italianèt pèr syrin e kaltèr, kur e pèrditshmja pèrjetuese, èshtè njè shpellè keqbèrèsish?
    Me kèto pamje nga jeta jonè e pèrditshme, iu uroj njè ditè tè kèndshme sot, Z.Kryeministèr.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 24, 11:54

      hahaha gjithnjë fantastik!!
      do të shtoja se për pasuritë dhe bukuritë tona kemi shkruar vetë ne sa kemi plasur,por palloshit tonë nga tirona asqë i bie në sy!!
      nuk e merr mundimin ti lexojë fare!!se ul veten në nivel shqiposh!!informacionin për bythën e vet e merr nga italia a franca!!

      Reply to this comment
  3. MH August 24, 13:07

    Eksperienca asht nji favorizim ma i sukseshem se nji infermiere me shkolle te larte e posa dale nga bangat e shkollimit.Kjo duhet vlersuar pozitivishte per mbarvajtjen e punes ne sherbim te pacienteve.
    Edhe nese kemi te bajme me diferencim shkolle.Nuk duhet te bahet zevendsimi derisa e shkolluara te perfitoj eksperiencen e duhur te pakten afer eksperiences se infermieres Blerina Cenameri.
    Por nese te dy rivalet jane me te njejtin nivel shkollimi vendi i punes i takon infermieres Blerina Cenameri dhe nuk e luan topi.Kryeminstri nuk asht i nevojshem per te ba gjykatesin.Por levize levat e duhura qe te gjindet largimi i infermieres Blerina Cenameri.Dhe nese vertetohet ajo cfare deklaron z.Blerina Cenameri.I jipet vendi i punes.Ortaklleqeve te abuzimit ti shkohet deri ne fund me pergjegjesi levizje ose shkarkim nga detyra abozuesve.

    Reply to this comment
  4. Arben August 24, 13:27

    OPO KESAJ EDHE BAR JEPI, VETEM TE BEHET

    SHTET.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  5. nje antiturk August 24, 15:26

    Ngordhte nje ore e me pare halldupi turk Arben Cari .

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit August 24, 23:51

    ne italishte Syri i Kalter do te thote Occhio Azzurro dhe jo Occhio Blu, prandaj Rama te beje nje udhetim ne Itali qe ti sqaroje 60 milione italianeve se ne shqipot blune e kemi ndryshe nga e kaltra, ashtu siç italianet te kaltren e kane ndryshe nga bluja. Po i doli koha te bleje edhe atlete 47 me skontot e gushtit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*