Kryemadhi ankohet te reporterët e KiE: Situata kriminale në vend është alarmante!

September 7, 2018 14:05

Kryemadhi ankohet te reporterët e KiE: Situata kriminale në vend është alarmante!

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi priti sot në selinë e LSI-së Raporterët e Komitetit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës z.Andrej Hunko dhe z.Joseph O’Reilly.

Gjatë këtij takimi, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nënvizoi se situata kriminale në vend është alarmante dhe se Shqipëria ndodhet aktualisht në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj.

“Mazhoranca dhe Kryeministri kanë kapur Reformën në Drejtësi duke shkatërruar thelbin dhe qëllimin e Reformës të miratuar me konsensusin historik të 21-22 korrikut.  Opozita do të vazhdojë betejën e saj për rivendosjen e shtetit ligjor për të luftuar pa asnjë kompromis krimin e organizuar dhe trafiqet dhe praktikisht këtë do ta bëjë duke filluar nga Parlamenti Shqiptar dhe çdo qytet dhe fshat të vendit”,tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tërhoqi vëmendjen për nevojën e adresimit të këtyre problematikave të rënda nga Këshilli i Europës, si një institucion kyç evropian që e ka monitoruar dhe e ka ndihmuar Shqipërinë gjatë këtyre 27 vjetëve të pluralizmit shqiptar.

Ajo nënvizoi gjithashtu se ky mision faktmbledhës zhvillohet pikërisht në momentin e duhur dhe falënderoi Raporterët pikërisht për këtë.

l.h/ dita

September 7, 2018 14:05
Komento

1 Koment

  1. korçari September 7, 14:29

    O ti e LSHI-se po ti u tregon vetingun atyre qe po e kontrollojne ,financojne dhe po e vene ne praktike dhe duke u paraqitur ne nje nivel ordiner te turpeshem para reportereve idiotesia juaj ju ka verbuar duke menduar se edhe te tjeret kane nivelin tuaj,çfare peshtiresie.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*