Kryemadhi: Çelja e negociatave, më e rëndësishme se protestat

March 13, 2018 12:05

Kryemadhi: Çelja e negociatave, më e rëndësishme se protestat

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se vitet e rilindjes janë kthyer në vite makthi.

Sipas saj këto kohë ishin vite që ngjallën braktisjen, mungesën e shpresës dhe harresën.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi u shpreh se çelja e negociatave është më e rëndësishme për shqiptarët, dhe jo për klasën politike. Ajo tha se opozita po tregohet e matur për këtë qëllim.

Opozita dhe LSI-së në veçanti tha ajo, i kanë krijuar kushtet komode qeverisë për të bërë negociatat.

“Pas protestës së 27 janarit, shumë kërkesa na vijnë nga qytetarët për të vazhduar protestat, por po tregohemi të matur. Po i japim kohën kësaj qeverie që të shohim vetëm drejt negociatave.

E theksoj është e rëndësishme se hapja e negociatave nuk i shërben klasës politike po shqiptarëve. Qeveria nuk po tregohet aspak serioze”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi iu referua statistikave të huaja duke theksuar se sot Shqipëria është vendi më i varfër në rajon.

“Zgjidhja për të dalë nga varfëria është paketa që ka propozuar LSI. Kjo qeveri nuk beson te shqiptarët dhe duke mos besuar te ta, ka importuar shumë ‘mendje të ndritura’. Taksat që rriten çdo ditë dhe pagat që rrinë në vend, nuk sjellin gjë tjetër veçse varfëri, mungesë shprese dhe eksod të shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI theksoi se reforma në drejtësi është vendosur në pikëpyetje të madhe dhe nuk është më ajo reforma që aspiron shqiptarët dhe t’i bëjë ata më pak të varfër.

Kryemadhi ka paralajmëruar politikanët e korruptuar se një ditë do të paguajnë, ndërsa i ka kërkuar qeverisë të merret seriozisht me çështjen e Reformës në Drejtësi.

Sipas Kryemadhit, kjo reformë ka përfunduar një unazë në gishtat e duarve të krimit të organizuar, një bizhu në sirtarët e tyre.

“Reforma në Drejtësi është vendosur në pikëpyetje të madhe, nuk është më ajo reforma që aspiron shqiptarët, që do t’i bënte ata më pak të varfër e të sigurt, që do të luftonte krimin, trafikun e drogës e korrupsionin, ajo është kthyer në një unazë në gishtat e duarve të krimit të organizuar, një bizhu në sirtarët e tyre. Lufta kundër drogës vazhdon të mbetet një sfidë. Qeveria të lërë propagandën e saj dhe të merret seriozisht më këtë çështje, një ditë do të paguajnë”, tha Kryemadhi.

“Propozojmë të rikthehet në parlament ligji për taksat, – vijoi kryetarja e LSI-së. – Kjo është çështje egoje personale e Edi Ramës dhe asnjë fjalë e dhënë ndaj oligarkëve shqiptarë, por është çështje e mbijetesës së bizneseve shqiptare që taksat e larta i çojnë drejt shpërbërjes së tyre.

Ne jemi të hapur për të dhënë alternativën tonë. Por ajo çka dua të them është që për shkak të luftës kundër varfërisë ne nuk kemi asnjë lloj kompleksi, ofrojmë ndihmën tonë, por vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”.

a.s/dita

March 13, 2018 12:05
Komento

7 Komente

  1. N.VJOSA March 13, 12:19

    Pa zbutur aspak kontrollin financiar mbi Hajdutet,
    ku perfshihesh dhe ti si Hajdute me Cizme,,,
    KY ESHTE NJE QENDRIM I MODERUAR…!
    ASNJE CESHTJE TJETER
    NUK KA PRIORITET
    SA BASHKIMI
    ME FAMILJEN E MADHE EUROPIANE !…

    Reply to this comment
  2. fraza March 13, 14:01

    Mona! Ke bere gati ndonje pale cizme, per t’i hedhur ne drejtim te kryeministrit te vendit? Po ndonje dhune, tipike si ajo, qe pengoje brutalisht deputetet, per mos te votuar prokuroren e perkohsheme, a e ke menduar, apo je duke bere organizimin?!
    I paske ”vjedhur” ngjyrat PD dhe je veshur si simboli i saj. Aty e ke perspektiven ti dhe stani juaj…

    Reply to this comment
  3. Adih March 13, 15:14

    Moj Mone , dihet se Vettingu do fusi shume vete ne burgun e Recit te Skodres ,por fatkeqesisht vetem per ju te LSI do jete cift ,kurse te tjeret tek e tek pa grate ,po perjashtoj Saliun ,bashke me femijet ,por pa Lirine .Keq e ke punen ,ku do i fshehesh ,pervec parave neper banka ,por vetem vilat e hotelet ne te gjithe bregdetin ne trojet e pronareve te trete ,pa i fershkellyer fare . Kujtuat se u be deti kos dhe u derdh vai nlakna .? ..Me kenaqe o,shejtan budallaqe , kur citon se njerzit,populli kokpalare , ne na kerkojne demostrada ,dhe ne si LSI e kemi mendjen te reformojme drejtesine?? ..Ben mire moj Monike te mos pronencohesh fare ,se na ben edhe budallenj ne popullin kokpalare ,simbas burrit tend ,qe e vuri Rama ,jashte deshires se kokpalareve ,bythet ne karigen e ngrohte te Presidentit .E vetem per ta shpetuar ,mikun e tij ,por nuk ju shpeton as edhe nje gje ,me keqeardhje moj Mona , Tahfmaja e madhe more fshatare te babezitur ,kujtuat se sdo ju hyje gjemb ne kembe dhe te punonin kokpalaret skllever per ju, per jete te jeteve..

    Reply to this comment
  4. Cuku March 13, 16:33

    Qe merakosesh shume per inegrimin kete e kemi te qarte
    Po qe sta pjerdh njeri per protesta a e di moj mjerane?
    Kush te vjen ty ne proteste moj baxhelle pervec ca bythelepiresve dhe ca kalamajve te paguar,,,,,,,,
    Provoje nje here me protesta e ta shofesh te.sateme.sa do te vine

    Reply to this comment
  5. INTEGRIMI I VONUAR NGA LSI March 13, 16:59

    NE FAKT PAMUNDESIA PER TE BERE NUMRAT PER TE CUAR NJEREZIT NE PROTESTA TE DETYRON TE GENJESH ACIK SI PUNA E KESAJ QE I LESHON DEKLARATAT PA PIKE KONTROLLI MENDOR ASHTU SIC LESHON LOPA ATE…!!!
    PROTESTAT NUK MUND TE VIJNE SE DO TI DHE HAJDE MO…???
    PROTESTAT DUAN SHKAQE OBJEKTIVE.
    SHKAQET MUNGOJNE.
    KJO DHE LULI BASHKE MUND TE MBLIDHNIN NJE DITE JA E SHUMTA DY A TRE DITE NJE DORE NJEREZISH PER PROTESTA PO PASTAJ CFARE DO TE BENIN ???
    SE NJEREZIT QE TE VIJNE NE PROTESTA DUAN NJE ARSYE TE FORTE PAS SE CILES DO VIJE DICKA…!
    POR PROTESTA ME INSPIRIME DHE ARTIFICE QE I FRYMEZON ENDRRA BASHE-BERISHISTE DHE MON-LSISTE PER TE RREZUAR NJE QEVERI QE PUNON PER TE MIREN E KETIJ VENDI… PRA PROTESTA PA TABAN QE BEHEN VEC PER NDERRIME KARIKESH NUK MUND TE COJNE NJEREZIT PESHE PER TU NGRITUR NE PROTESTA DHE TI MBAJNE ATA PER NJE QELLIM TE PERBASHKET.
    TASH QE S’KANE ME NJEREZ U ERDHI VEZA PER INTEGRIM PER NE BE GJE QE NUK KANE ASPAK MUNDESI TA PENGOJNE VENDIN TASHME.NE RRUGEN E NISUR…
    POR.GJETKE E KANE HALLIN
    NGAQE NUK MBLEDHIN DOT NJEREZ KERKOJNE TE DALIN SIKUR U QAU SYRI PER INTEGRIMIN…

    Reply to this comment
  6. shpresoj, por s'e besoj March 13, 18:29

    Monika, si te vijne kerkesat per protesta me leter me zarf apo telegrame? Beji publike qe ti besojme se ne Gjirokaster nje keshilltari i LSi, pa letra fare por direkt ne televizion deklaroi se nuk rrihet me me LSi qe eshte kundra qytetareve dhe kaloi ne grupin e PS-se. E degjove? Po sa ka si ai, megjithese une nuk i besoj ata edhe se kthehen tek Ps, se po te jeshe ne LSI e ke humbur besimin pergjithnje. Qenia me LSI eshte pasaporte e njeriu genjeshtar.

    Reply to this comment
  7. MH March 13, 20:04

    Kryemadhi po riedukohet me njohjen e institucioneve.Nuk gjuan me cizme,nuk kerkon revolucion.Po i therret mendjes.Duhet urtesi dhe dispipline para autoritetit te ligjit shtetenor.Nuk ka gja ma te kendeshme se kjo bushter dibret keshillon qe celja e negociatave asht ma e rendesishme se protestat.Se gjuajtjet me cizme dhe katrahuren ne kuvend me shpupurishje bolloke e fletore te kolegve antikoleg.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*