Kryemadhi e përsërit: Xhafaj s’mban përgjegjësi për ç’ka bërë vëllai i tij

June 8, 2018 20:13

Kryemadhi e përsërit: Xhafaj s’mban përgjegjësi për ç’ka bërë vëllai i tij

Prej disa ditësh Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shfaqur qëndrim të ndryshëm nga ai i Lulzim Bashës në lidhje me akuzat që i bëhen Fatmir Xhafajt për të vëllain. Top Channel e pyeti zonjën Kryemadhi dhe ajo e ndan përgjegjësinë në kohë dhe veprime.

“Këtu beteja nuk është thjesht për z.Xhafaj, pasi nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për veprimet që bën vëllai i tij”, shprehej kryetarja e LSI.

Kjo deklaratë e Monika Kryemadhit reflektoi diferencë qëndrimi nga Lulzim Basha për fajësinë e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në raport me vëllain e tij, të dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Diçka ndryshon në sqarim të saj…

“Jo për çështjen e vëllait të tij nuk mendoj. Problemi është pastaj nëse do të veprojë ligji i antimafias… Unë jam në emision dhe nuk e di se çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Unë mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore nuk mund të mbaj. Nga ana tjetër, sa i vëllai i z.Xhafaj nuk ka përdorur institucionet e policisë së shtetit në funksion të veprimtarisë së tij”, u shpreh Kryemadhi.

Që nuk e sheh Xhafajn larg karriges së ministrit të Brendshëm e shprehu edhe në një konflikt para gazetarëve me socialistin, Taulant Balla.

Balla: Më vjen shumë keq që bashkëshortja e presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitës.

Kryemadhi: Taulant s’jam marrë as me motrën tënde as me gruan tënde në rregull? Rri urtë! Nuk të shpëton Edi Rama. Edhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm, t’i zësh vendin Fatmir Xhafës.

Top Channel e pyeti zonjën Kryemadhi për deklaratat që publikisht tingëlluan hap mbrapa nga ato të kryetarit demokrat, sa i përket kërkesës së prerë për largimin e Fatmir Xhafajt. Por kryetarja e LSI-së e ndan përgjegjësinë në kohë dhe veprime.

“Fatmir Xhafaj nuk mban përgjegjësi se ç’ka bërë vëllai i tij para 20 vjetëve, pavarësisht se ligjin antimafia nuk e lejon zotin Xhafaj të jetë Ministër i Brendshëm sot dhe për këtë duhet të reagojë sistemi. Dhe ana tjetër Fatmir Xhafaj mban përgjegjësi dhe ligjore dhe morale dhe politike dhe fizike, si të doni ju, në momentin që vëllai i tij ka përdorur të gjithë segmentet e Policisë së Shtetit”.

Bindjen se Xhafaj nuk largohet thotë se ia përforcon nevoja e kryeministrit.

“Dhe mbajtja e zotit Xhafaj për shkak të pozicionit të vëllait të tij është po themi një lloj prezervativi që Rama e përdor për çështje të vëllait të tij që nesër pasnesër do të shpërthejë shumë shpejt”, shprehet ajo.

Top Channel: Jeni e bindur për këtë?

Kryemadhi: Sigurisht që jam e bindur kam prova dhe i kam parë me sytë e mi. Nuk jam e autorizuar për t’i thënë sepse ka institucione ligjore jashtë Shqipërisë, të cilat po merren me to.

Kryemadhi tha se qëndrimet politike me PD janë unike, por LSI nuk bojkoton Parlamentin.

o.j/dita

June 8, 2018 20:13
Komento

11 Komente

  1. Arben June 8, 21:23

    Paske filluar edhe gjyqetare moj kucke.

    Reply to this comment
  2. intelektuali June 8, 21:29

    QELEPIRJA AMORALE MONIKA E LIKES KA FILLUAR TE FLIRTOJE ME EDI RAMEN

    Qe ta pranoje prape LSI-ne e peshtire dhe te krimbur nga korrupsioni pushtetar ne gjirin e Partise Socialiste te Enverit dhe Edvinit duke e perdredhur BYTHEN si komuniste e mirefillte ne bordello

    PO CFARE DO TE THOTE LINDA E EDVINIT?

    sepse:

    Shqyptaret dru me pre nuk i pyet kush.

    Reply to this comment
  3. Lulo June 8, 21:48

    Te kane zene hallet e vettingut edhe ty moj moter dukesh.

    Reply to this comment
  4. Tuli luli June 8, 21:51

    Mona e floririt te vjedhur e ka pasur zakon te flasi percark.

    Reply to this comment
  5. Elso June 8, 21:52

    Edhe ti si Basha na dole o Mona e paaft. Mos rri me me ate se te ka infektuar

    Reply to this comment
  6. Une... ti... ne te gjithe... June 8, 23:15

    Sa mir i bie anes e anes! Ashtu si xhafa nuk mund te mbaje pergjegjesi per kontrabanden e te vellait ashtu edhe kjo nuk do mbaj pergjegjesi per bastisjet qe i shoqi i saj e beri shtetit.

    Mir o zonjë!! E ke par veten ne pasqyre??

    Mo dil me ne publuk se do mbashpergjegjesi ligjore per tramaksjen e femijeve rrugeve me ate lloj bukurie qe te ka kap!

    Reply to this comment
  7. Adih June 8, 23:20

    Dridhe moj xhike ,ti e di se perendimi ,sidomos Amerika e ka me sy te mire min Xhafa ,dhe por servilosesh ,se e paske nuhatur ,por te kote e ke ,cfardo te besh ,gjithe te korruptuarit hajdute ,do i konfikshen te gjithe pasurite dhe , Reci i Shkodres po i pret .Eshte me se e sigurte , por eshte vetem ceshtje kohe.

    Reply to this comment
  8. MH June 9, 02:02

    Nji fisko politike.Mbasi ka disa muaj qe pjerdhe me goje. Tashi ka fillue kollitjet.Per te buluar pordhet me kolle e kam fjalen.Keto kthesat nuk jane pa vlere te cilat diktojne karaterin qe gezojne.Keshtu mund te na mbushin mendjen qe mos me akuzoni per cizme.Cizme thoni ju po ne fakt kisha nji tube lule dashurie ne adrese te Kryeministrit per devotshmerin qe burrin e bllokut e vendosi President.

    Reply to this comment
  9. Lilolabja June 9, 07:45

    Te kane vene ne nje kemb moj trikoleshe,qe ke marr per siper te destabilizosh Shqiprine !
    Kete here nuk ja hidhni dot me me tertipe,shtate penxheret ju presin ,do veje haka tek i zoti ,qe keni 27 vjet qe e terhiqni zvarre.Shqiperia eshte ne rrugen e berjes edhe pse rraca jote e ndyre i vuri shume shkopinj ne rrota.Jemi ne pritje te ndeshkimi ekzemlar te rraces me te ndyre qe mundi te shihte ky vend.
    qe presim me padurim ndeshkimin tuaj me te rende aq sa dhe demi qe i keni bere ketij populli.

    Reply to this comment
  10. info analitike June 9, 10:43

    aa jo keshtu shoke se Kryemadhja ka thene edhe qe Xhafa eshte perzervativi i Rames e qe ajo ka pare dokumente te llahtarshme qe kompromentojne Ramen e rilindjotet. Mos i jepni lajmet gjysmake shoke te kazanit.
    https://sot.com.al/politike/monika-kryemadhi-rama-po-e-perdor-fatmir-xhafajn-si-prezervativ

    Reply to this comment
  11. Timi June 9, 13:29

    Shikoni cfare surrati ka kjo…dhe mos harroni cfare i kane punuar ketij vendi keto monsyra qe tani sulmojne Edi Tamen sepse i prishi planet dhe rehatine e krimeve qe bene e do te benin…populli sa here shikon keto surrat salduar, monstra falenderon Edi Ramen qe po i shkul me themel.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*