Kryemadhi i drejtohet Ramës: Jepja paratë qytetarëve, mos i ço në offshore

December 6, 2018 22:49

Kryemadhi i drejtohet Ramës: Jepja paratë qytetarëve, mos i ço në offshore

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas investigimit të emisionit “Të Paekspozuarit” që tregon se si kompania Dunwell Haberman fitoi tenderin për ndërtimin lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Re, pas falsifimit të dokumenteve.

Një postim të bërë në Facebook, Kryemadhi ngre gishtin nga kryeministri Edi Rama.

Ajo i drejtohet me tone të ashpra kryeministrit, duke u shprehur ndër të tjera se është e padrejtë të shkatërrosh jetën e 1000 familjeve, vetëm e vetëm që ti të marrësh 18 milion euro dhe klientët e tu pallate.

Reagimi i plotë i Kryemadhit:

Tani e kuptoj ku shkojnë paratë!

E kuptoj edhe pse mbllaçitet kur i themi që të dëmshpërblejë banorët e Unazës së Re!

Bëje zemren gur, mos i dërgo në offshore, por jepja qytetarëve të tu, që kanë 27 vjet që paguajnë drita, ujë dhe taskat që ti ke rritur.

ATA i dhane vlere tokës aty!

Është e padrejtë të shkatërrosh jetën e 1000 familjeve, vetëm e vetëm që ti të marrësh 18 milion euro dhe klientët e tu pallate.

Turp, mos u ngopsh!

v.l/ Dita

December 6, 2018 22:49
Komento

4 Komente

  1. Dori December 6, 23:16

    Kjo mafioze i ben nderin me te madh Edi Rames, pasi te gjitheve u kujton Floririn e Vjedhur ne Kerrabe dhe shperndarjen e tij neper bankat nderkombetare…

    Reply to this comment
  2. 2 December 6, 23:22

    Ka frike se mos e kopjojne

    Reply to this comment
  3. N.V. December 6, 23:40

    Hajdutja thote kapni hajdutin….!

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic December 7, 01:27

    Kjo eshte sikur vajza qe i thotr mamase. Ma mbaj djalim sa nuk meka thne.:

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*