Kryemadhi, marsh pas për Detin: Lojë e Ramës për të hequr vëmendjen

January 31, 2018 22:28

Kryemadhi, marsh pas për Detin: Lojë e Ramës për të hequr vëmendjen

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “Arena”  në “Ora News”, ka komentuar marrëveshjen për detin me Greqinë dhe debatin që është ndezur së fundmi në lidhje me të.

Ndryshe nga qëndrimet e nxehta të orëve të nisjes së debatit publik, kreu i LSI ka zbutur tonet duke u shprehur se mendon që Rama e përdor këtë çështje për të shpërqëndruar vëmendjen e opinionit publik nga Tahiri dhe reforma në drejtësi.

“Prej vitesh diskutojmë për marrëveshjen e detit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Mendoj se kjo është lojë e Ramës. Ndodhemi në të njëjtat kushte si marrëveshja që bëri PD ku shkoi deti për miratimin e Shqipërisë në NATO. Kjo mund të jetë një lojë e rradhës që Rama bën me fqinjët. Ai e bën për të larguar vëmendjen nga Tahiri, dështimi i reformës në drejtësi dhe ekstradimi apo situatën me krimin e organizuar dhe trafiqeve të drogës dhe armëve, apo edhe me eksodin e shqiptarëve.

E gjitha është lojë që Rama e përdor për të krijuar një lloj histerie patriotike përsa i përket marrëveshjes së detit. Duhet parë se çfarë qëndrim mbajnë italianët dhe turqit për vendimin. Mund të jetë një lojë politike, por pas disa muajsh nëse bëhen protesta, Rama mund të thotë që për shkak të protestave nuk e firmos këtë marrëveshje. Këtë gjë e bëri edhe me armët kimike, ku luajti dhe e përdori. Tani shpërqëndron publikun dhe më pas nuk bën marrëveshje.”- është shprehur Kryemadhi.

o.j./dita

January 31, 2018 22:28
Komento

6 Komente

  1. Boston February 1, 01:08

    Thjesht nje palovine politikane, pa educate qytetare dhe e lige ne shpirt. Kurdsohere flet per Reformen ne Drejtesi se aty i dhemb dhembi…….

    Reply to this comment
    • Vivi Sent February 1, 02:23

      I ka thene bashkeshorti, ai qe i dha nenshtetesine Janullatosit, qe te bej marsh dietro.
      Me sa duket Meta do ta firmosi Paktin Detar

      Reply to this comment
  2. Toger Lukashi February 1, 08:55

    Delimitimi i detit eshte nje çeshtje sensibel per shqiptaret shume here me e ndjeshme se ceshtja Tahiri apo cka tjeter permend Monika.
    Si mundet Rama me nje ceshtje sh here me sensibel qe nqs gabohet e rrezon nga pushteti ta perdore per ceshtje qe nuk kane sh interes per njerzit.!?
    Kjo femer nuk kupton asgje nga politika. Kjo femer thjesh di te beje muhabete lagjeje.

    Reply to this comment
    • Ziks February 1, 10:11

      Jo mo jo
      I ka ren telefoni Metes nga Athina.
      I njejti telefon qe beri Janullen shqiptar.
      Ndaj ka ndryshu qendrim kjo

      Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 February 1, 10:04

    kërma politike po kutërbon dhe një herë!!
    kjo kërmë,familiarisht,në një farë mënyre po thotë që meqënëse rama e bëka për tahirin!?
    prapë na qënka e pastër dhe e drejtë!!
    tek rama,qeveria e tij ka një mungesë të TMERRSHME trasparence!!ka më shumë se një muaj që po aprovohen dekrete e ligje,po bisedohet në lokale uzoje e rakije dhe në fund përveç menusë nuk ka asnjë lloj informacioni!!
    nuk ka pasur informacion,bile në tërë mënyrat është fshehur,është lënë qëllimisht në heshtje ajo që qeverija po bën prej pes vjetësh!!
    kjo vihet re dhe tek qëndrimi i ministrit gërk,kur i kërkuan llogari në parlament!!
    ai gati sa nuk tha”mbylleni gojën se na nxorët pisllëqet në tokë”!!ai foli për fshehtësi të bisedimeve dhe për komunikim vetëm pasi të ishin firmosur!!
    pra,kujt ja merr mëndja që ministri gërk të jetë duke i bërë dëm vëndit të tij???
    kujt ja merr mëndja se ky ministër është duke punuar kundër shtetit të ti???
    gjithçka është në dëmin tonë!!
    ne kemi përvojë të jashtëzakonshme tradhëtie!!
    mbrëmë pash në fejsbuk,nuk kam personalisht,se është bërë thirrje për manifestim të shtunën ora 11 para kryeminiestrisë!!
    unë do të jem atje!
    besoj që dhe shqiptarët të jenë aty!
    dhe ti me gjithë familjen tënde duhet të jesh aty ,moj monikë!!si shqiptare dhe jo si baxhellë tradhëtare e politikës shqiptare!!
    edhe ai kërma e vjetër dhe më e madhe e shqipërisë,duhet të jetë aty!!POR në radhët e fundit dhe me KOKËN ULUR!!
    NJERËZ MOS I LINI TË DALIN PARA!!
    BËJUANI SI ME LHL-të SIRIANE!!NXIRRINI ME SHKELMA,POR JO JASHTË!ATA DUHET TË RRESHTOHEN NË FUND!
    KOKË ULUR!!
    KANË TRADHËTUAR SHUMË,KANË VRARË DHE MË SHUMË,POR DUHET TË JENË ATY PËR TË FILLUAR TË LAJNË FAJET E TYRE!!

    Reply to this comment
  4. spata February 1, 11:11

    Monika as skuqet e as zverdhet . Ka patur aq shume komente te peshtira per kete dhe kjo ne te sajn .Une po i permbledh ne dy rrjeshta . Fillo stripizmin para Parlamentit shqiptare . Hoqe cizmet mos ndalo deri sa ti ngresh ne kemb e te duartrokisin pjesmarsit e salles .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*