Kryemadhi mbështet aktorët

February 9, 2018 23:04

Kryemadhi mbështet aktorët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përkrahur sot protestën e aktorëve të Teatrit Kombëtar lidhur me ligjin e ri që po kërkon të miratojë qeveria dhe ndryshimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një reagim në Facebook, teksa ka ndjekur shqetësimet e aktorëve që kanë folur hapur sot në “Zonë e Lirë” për problemet me qeverinë, Kryemadhi shprehet se aktorët kanë të drejtë.

Po zoti Derhemi (aktori Arben Derhemi), ju keni të drejtë!

Urrejtja e “Atij” vjen sepse ai nuk pranon të jetë një numër atje ku të tjerët duartrokiten”,- shprehet Monika Kryemadhi./e.k/dita

February 9, 2018 23:04
Komento

10 Komente

  1. Izeti February 9, 23:31

    Po ku e di ti cdo me thene teater moj ,moj,moj,,,,,Ke ate perfaqesuesen atje Laerte Vasalin. Mos ka lidhje gje me Tit Vasalin ky fare aktori, Po ti moj baxhelle je dakord me te gjithe ata qe.dalin per te protestuar,( dhe keta fare aktoresh jane te perdorur nga ty dhe Lulushi) Ke hall tjeter ti moj LI- DERRE,,,,,

    Reply to this comment
  2. Anton February 9, 23:35

    Aktoret kujtojne se jane ne komunizem akoma. Bashke me kete baxhellen qe mbeshtet kedo, edhe djallin, nese eshte kunder Rames qe i vuri te shoqit mbi shpatulla 21 Janarin. Nuk mund ta harrojne familja Meta ate qe beri Edi Rama per hajdutin me bllok ne dore. Ne anen tjeter, keta aktoret te organizuar nga baxhella dhe Lulja kerkojne rroga te majme nga shteti dhe qahen perse ju ka bere Teater te ri. Ndrenika, sikur te ishte Enver Hoxha kerkon te beje lapidare per shoket e tij (Spahivoglin) dhe i paska kerkuar para “MInistreshes’ dhe kjo s’ja paska dhene. Kush je ti ore z. Ndrenika qe te kerkosh para per lapidare. Lapidaret i vendos dhe i ngre qeveria, me propozimin per cilesite e nje personi. te caktuar. Nuk ngrihen nga individe sepse ata i paskan dashur shume. Cdo aktor mund te kujtohet per nje shokun e tij dhe ti ngreje nje lapidar dhe te kerkoje para nga Ministrushi/Ministresha, sipas shqipes se Ndrenikes. Pervec kesaj, Shqiperia eshte ne kapitalizem dhe teatri ashtu si edhe cdo institucion arti duhet te shkeputen nga shteti dhe te kalojne ne teater privat. Perse shteti duhet ti mbaje keta nen sqetull me parate e taksapaguesve? Leri z. Rama ta ndertojne jeten sipas deshirave te tyre dhe hiqi shtetit nje bela me shume. Le te konkurojne ne tregun e lire dhe te shikojne qe vetem ai/ajo qe eshte i mire do te mbijetoje. Te gjithe ata qe mbeshteten nga baxhellat e politikes si kjo bushtra e cizmeve do te bien ne prrua gjate rruges, si te paafte.

    Reply to this comment
  3. Arber I February 9, 23:45

    Aktoret e Teatrit Kombetar te Tiranes, por edhe aktoret e tjere te Shqiperise, kane 25 vjet qe paguhen nga shteti, kur ne te gjithe boten demokratike jane shoqeri private qe marrin ambientet publike me qira dhe bejen art dhe biznes te suksesshem. Edi Rama ben gabim qe nuk privatizon Teatrin e Drames, Teatrin e Operas, Teatrin e Estrades, Liceun Artistik, Shkollen e Baletit, Universitetin e Arteve dhe Universitetin e Sporteve.

    Reply to this comment
    • ! February 10, 11:13

      korrekte .
      kjo eshte llogjika e realiteti kohes dhe sistemit qe jetojme .

      e kane te veshtire ti pershtaten kohes ,sistemit demikratike e shoqerise private ,
      sepse jane mesuar te perfitojne nga te tjeret ne cdo raste . Mjafton te shofesh se cfar vihet ne skene e luhet ne teatret exzistues ne kto 28-vjet marrezi ,(te gjitha jane pjese te huaja ) asnji pjes e shkruar nga shqiptare ,qe do trajtonte tematikat e kohes ,me te cilat perballet ajo shoqeri sot , dhe kjo flet shume per gjithcka. Shqiptaret e kane te veshtire te pershtaten me kohen ,e kane te veshtire te perballen me realitetin . Nuk bejne asgje ,vetem presin t’ja dhurojne te tjeret te mirat ne jete

      Reply to this comment
  4. miu February 9, 23:46

    sa photoshop i paskan bo kesaj figure,por jo punim profesionist.

    Reply to this comment
  5. A February 10, 00:26

    EDI RAMA eshte nje piktor zhgarravinash qe njihet jo vetem ne Tirane, por ne mbare kombin shqiptar. Gjithashtu me punen e tij profesioniste eshte nder zhgarravinat me te mira ne Ballkan, ne Evrope dhe i famshem ne Bote.
    Prandaj e ka qarte se çfare reformash duhen bere si ne arsim-kulture ne menyre te veçante ne art.
    Prandaj eshte mire te fillojme te mbyllim te gjitha shkollat dhe teatrot shteterore, ku te lejohen vetem ato private. Bile edhe arsimin dhe teatrot japi me koçesion. Kush ka pare te shkoje ne shkolle, kush eshte i zoti te mbaje theatro.
    Cna duhet neve arsimi, arti, kultura a ke ndonje are te mbjellim kanabis ku fitohen paret me thase, kjo eshte çeshtja.
    EDO, te jape te drejte, te harxhosh pare kot per punera koti per disa aktor qe edhe te shqetesojne dhe te merzisin.
    Cfare thane, paskan theatro bile shtete me te vegjel se ne, psh si SHKUPI i MAQEDONISE qe i ka kushtuar 60 milion dollar. Po ta shikosh se çfare duhet ky theatro ketij shtete, kete nuk e kuptoj.
    O EDO mos e vrit mendjen per keta delegjinje aktor, shif punen tate. Shiko te mos te vjen frymezimi futja ndonje zhgarravine se keto i qane, kur te lodhesh futja te ngrenit nje kusi me makorona, sepse i ke qef shume me henger neper tasa, tepsija.
    Po te merziten shume keto aktoret mbathja nje xhiro neper Paris te kujtosh kur shetiteshe si endacak dhe fleje poshte ure si barbon.
    Cpo na merzisin keto aktoret, kujtojne se kush jane gjithe diten tra-la-la dhe kesaj i thone pune.
    Varja teneqen.

    Reply to this comment
  6. Dashamires i artit February 10, 00:56

    Kam pare reagimet e Ndrenikes e te tjereve ne televizor.
    Por kemi ardhe ne nje pike, qe edhe Robert Ndreniken, apo edhe disa aktore te tjere, peshq te medhenj apo cironka te artit, qofshin, duhet te shihen realisht, ashtu sic jane dhe asgje me shume.
    Ka ardhur koha e “Shembjes se Idhujve” jo vetem ne art por edhe ne sfera te tjera.
    Robert Ndrenika ka qene nje aktoj i mire, i pelqyer, i respektuar nga publiku gadi gadi aq sa edhe kolloset e skenes si Naim Frasheri, Sander Prosi, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Margarita Xhepa,Ndrek Luca, Roza Anagnosti, e shume e shume te tjere.
    Per kete pune aktoret jane paguar mire (per ate kohe), kane patur edhe keta kufizimet e tyre si gjith shqiptaret dhe kaq. Natyrisht ka patur edhe prej atyre qe kane vuajtur nga ai sistem.
    Por edhe keta e te tjeret qe flasin sot, me ne krye Ndreniken, bejne a thua obobo, po vjen ndonje komete e po perplaset me Shqiperine, a thua se ai Jongu i mutit ka nisur ndonje rakete mbi Tiranen ku te gjith heshtin, vetem keta po kerkojne te shpetojne kete vend.
    Jo mor jo. Une nuk e di pse tere kjo sekelldi, kur arti dramatik dhe kinematografik (arti ne pergjithesi) ka vdekur me kohe dhe shume dhimbshem. Vdekja i ka ardhur qe prej 25 vitesh.
    Tere keta efendilere qe cfar nuk shajne e mallkojne sot, nuk thane asnje fjale deri me sot kush dhe pse e goditi kaq ashper artin e skenes, filmin, estraden, kengen, festivalet, etj? Ku jane artistet e rinj? A nuk ishte Ndrenika nje djal i ri dhe te tjere si ai qe u rriten perkrah kolloseve te skenes qe permenda me lart e qe tashme jane ngulitur ne memorien e shqiptareve?
    Nuk jane muret qe pengojne dramaturgjine etj, por mungesa e krijimtarise, nuk ka tekste, vihen ne skene disa vepra te huaja qe nuk terheqin askend. keni lufte te ashper klanesh, lufte brrylash, xhelozira, pengohen te rinjte, etj, etj dhe Jeni bere si puna e atij kepucarit i cili nxirrte kepuce te dobeta e thoshte ma ka fajin cekici.
    Ju i beni keto me aq terselleme tani, ne kohen e Rames dhe kerkoni te bindni te tjeret se qeveria nuk u respekton. Por more te uruar.Dhe e dini pse? Jo se Rama nuk e do artin, por se mori nje Shqiperi te shkatrruar qe nuk ke ku ta kapesh. Deri me 2013-ten heshtnit sepse nuk guxonit ssepse valonte huri. Ju nuk i gzoheni kesaj qe keni te drejten e Zotit te mblidheni e te shani e qe askush nuk guxon tu thote nje gjysem fjale.
    Te vetmit qe kam degjuar per arritjet e medha te artit skenik gjate sistemit te kaluar dhe qe shprehnin dhembjen per mjerimin ku ndodhemi, jane aktoret e medhenj e te nderuar, Tinka Kurti, Reshat Arbana e Roza Anagnosti (Xhuxha) te cilet krahas kritikave per sistemin e kaluar, me shume guxim kane shprehur edhe shqetesimin pse u shkatrruan ato vlera qe u arriten.
    E dini ku qendron pergjegjesia e juaj? Qendron ne faktin qe pas 91-shit, shpifet e cfar nuk thate, kishit gjith te drejten te perbuznit e te mallkonit sistemin e kaluar, por jo te mallkonit e te benit te paqene cdo gje te mire qe ishte arritur me aq mund e sakrifica nga njerez te mire, qe bene shume per artin, qe e rriten ne nivele aq te larta, aq sa shume te rinj, cuditen kur shohin krijime artistike te asaj kohe dhe pyesin pse u zhduken kaq mistershem? Kete nuk e thoni dot, sepse keni kontribuar per keq me heshtjen dhe nihilizmin tuaj.
    A mos mendoni se vetem ju paskeni te drejte te kerkoni ne kete bote dhe mendoni se cdo gje rrotullohet ndaj jush?
    E pate kollosin Emin Musliu, ideatorin dhe zbatuesin (natyrisht me ekip- Pr. Farudin Hoxhen-Ismail Ahmeti etj) e reformes energjitike ne Shqiperi? E pate sa me modesti foli per tere ato vepra te fuqishme qe projektuan e zbatuan pa thene asnje fjale per ate harrese qe u eshte bere gjate 27 vjeteve? Emin Musliu e te tjeret nuk ndjehen, por edhe nuk flet askush per ta, biles u a kane mohuar ate qe nuk mund te mohohet. Ka edhe shume te tjere qe kane perseri kontribute edhe me te medha se ju, por nuk ndjehen, sepse deri ketu jemi fundosur.
    Megjithate ju vazhdoni e ju dalt per hajer, por mendoni se sot ka shume femije qe lypin rrugeve, ka njerez qe nuk kane cfar tu japin femijeve e pleqve per te ngrene, ka aq shume halle sa qe nuk i bjen nder mend askujt, per salla teatrosh, besoni per kete.
    Ka me mijera e mijera universitare, inxhiniere, mjeke, ekonomiste, arsimtare, e te tjere e te tjere, por ata i bejne hall jetes, nuk dalin te protestojne qe pse qeveria nuk u gjen pune, ndersa ju ……..shiheni a mos kerkoni pak si teper?
    Ekonomi tregu zgjodhem, tani jepini vehtes.
    Megjithate jam kurioz cfar pergjigje do i ktheni kesaj tallagjores Kryemadhi e cila ka qene 16 vjet ne pushtet dhe u qan hallin duke mos thene asnje fjale per ate pergjegjesi qe ka edhe per varrosjen e artit.
    Te pakten mos pranoni tu manipuloje ky person.

    Reply to this comment
  7. Arben February 10, 13:14

    Mbeshtet ke te duash, likja ne burg do te shkoje

    Reply to this comment
  8. tir February 10, 19:33

    Po baxhella Mona pse po i fut hundet ?! Rri moj meshoi vendit se artistet nuk kane nevoje per ty sot. Ku ishe keto 27 vite ti ? Kerkon sebep te dale ne proteste se nuk arriti te heq breket heres qe shkoi. Ik ik nga artistet , mos u tall me djersen e tyre…

    Reply to this comment
  9. Adih February 10, 21:16

    Mos dil avokate ti moj baxhelle e lsi ,Parti private e familjes suaj. A thua tu hap barku ty per kulturen .???!!
    Mar mundimin ti sqaroj komentuesit e mesiperm ,ku me shumice pa pasur idene ,komentojne te dalin si Teatri dhe Opera ,private . E keni idene cfare mbrockullash komentoni . Ne te gjithe boten ,qofshin ne shtet te zhvilluara e te pa zhvilluara ekonomikishte , teatri orkestrat sinfonike dhe operat financohen nga shteti ,se nuk e kane takatin llogjikisht ta mbajne vehten e tyre . Kjo behet per te ruajtur kulturen ,edukimin e tj te cdo shteti . Prandaj mos flisni si e jema e zeqos ne maje te thanes ,kur se kini idene dhe smerni vesh ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*