Kryemadhi: Ndërkombëtarët s’lanë orë, çantë e këpucë pa komentuar, për drogën s’thanë gjë

June 21, 2017 22:35

Kryemadhi: Ndërkombëtarët s’lanë orë, çantë e këpucë pa komentuar, për drogën s’thanë gjë

 

Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shpreh shqetësimin se njerëzit po kërcënohen me vendet e punës dhe me ndihmën ekonomike gjatë kësaj fushate zgjedhore. E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “Neës24”, Kryemadhi denoncoi faktin se elementë të caktuar të Policisë së Shtetit po gjurmojnë aktivistë të LSI ditën për t’i bërë shërbimet ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

“Unë mendoj se në momentin që sulmohesh do të thotë që bërë një rrezik për rivalët e tu. Unë isha në Librazhd dhe jam njohur me faktin se po njerëzit kërcënoheshin me ndihmën ekonomike. Pra, imagjino u thoshin se do tu heqim 17 mijë lekëshin. Policia është aq prezentë sa njerëzit thërriten në komisariat për raste të tipit pse po shtron rrugën me çakëll. Kjo do të thotë se njerëzit po përballen më një presion psikologjik të madh. Elementë të caktuar të Policisë së Shtetit po gjurmon ditën aktivistët e LSI dhe natën këta elementë falen te Sajmir Tahiri”, tha Kryemadhi.

Duke komentuar kandidimin e saj në qarkun e Elbasanit, Zv.kryetarja e LSI-së shpjegoi arsyet e kësaj zgjedhje dhe largimit nga qarku i Lezhës.

“Më kërkuan të kandidoja në Elbasan. Shumë njerëz mendojnë se Monika është kokëfortë, por në fakt po themi më detyroi partia, sepse nuk do e ndryshoja kandidimin në Lezhë me atë në Elbasan. Unë jam në qarkun e Elbasanit, por ndjek edhe Tiranën. Tirana është gjë tjetër, pavarësisht presionit të administratës dhe policisë. Tiranasit janë më snobistë. Njerëzit në Elbasan janë të palexueshëm, nuk thonë kurrë jam me ty ose jo”, – tha Kryemadhi.

Gjithashtu, Kryemadhi foli edhe për fenomenin e kultivimit të kanabisit në vendin tonë, duke theksuar se nuk është denoncuar siç duhet. Zv.Kryetarja e LSI-së tha se përfaqësuesit e delegacioneve të huaja në vendin tonë kanë folur për gjithçka, por jo për kanabisin.

“Shumë qytetarë deri më dje nuk donin të merrnin pjesë fare në votime, por tani kanë ndërruar mendje. Sapo u bë ky ‘BigMac’, kanë vendosur të votojnë. T’u tregojnë qëndrimin e tyre. Shumë qytetarë që kam takuar së fundmi, thonë ‘nuk do shkoja të votoja, po tani na është neveritur me këtë marrëveshje që bënë PS dhe PD, do shkojmë në zgjedhje’. Ndërkombëtarë u intereson që sa më shumë përplasje mes partive të ketë këtu, aq më të larta i kanë pagat ata. Se ata flasin për gjërat që duan. Ndërkombëtarët nuk lanë orë, çantë e këpucë pa na komentuar, por për drogën s’thanë gjë”, tha Kryemadhi.

“Ne sa herë na vijnë ndërkombëtarët në Shqipëri na ndryshojnë ligjet. Ne i ndryshojmë ligjet sipas shteteve që kanë ata. Por nuk mund të ndryshosh mënyrën sesi funksionon qeveria, kushtetuta apo ligjet, sipas origjinës nga vijnë të huajt”, shtoi ajo.

Sa i përket koalicionin qeverisës PS-LSI dhe qëndrimeve pas marrëveshjes Rama-Basha, Kryemadhi foli lidhur me përgjegjësitë e LSI-së në çfarë ka shkuar keq në qeverisje.

“Kemi përgjegjësi. E di ku është, tek ministrat tanë. Sepse nuk duhet ta kishin lejuar që Edi Rama të zhvishte ministritë e LSI-së nga ato që përfaqësonin. Ne themi Ministria e Transporteve, por kjo ministri nuk administron asnjë rrugë. Fondet i merr të gjitha FSHZH. Unë kam ngritur zërin për ligjin e sigurimeve shoqërore, për ligjin e arsimit të lartë. Arroganca e bëri që të dalë nga shtrati Rilindjen. Sigurisht dy vitet e para kishte dëshirë për të bërë gjithçka. Ka pasur qëndrim zyrtar LSI-ja për këto problematika që flasim sot. E mbani mend Luan Ramën e ka kërkuar 4 herë Edi Ramën në parlament të flasë për luftën kundër drogës”, – theksoi Kryemadhi duke shtuar: “E di çfarë do ndodhte po të dilte LSI nga koalicioni? Ti largoheshe dhe prapë ministrat rrinin aty. Ti mund të largohesh nga koalicioni, Edi Rama nuk bënte mocion dhe vazhdonte vegjetonte, sepse kështu e parashikon Kushtetuta e 2008”, – deklaroi Kryemadhi.

Ndërkaq, Zv.Kryetarja e LSI-së e drejtoi gishtin nga Partia Socialiste si forca politike që sot po blen më shumë vota. Ajo ka treguar edhe skemën si bëhet blerja e votës, sipas saj nga ana e punonjësve të bashkisë.

E pyetur se nëse rrezikojnë konfliktet të prishin ditën e zgjedhjeve, Kryemadhi tha se njerëz po i vijnë vërdallë LSI-së, por ata janë porositur të tregojnë kujdes.

“Që po ju vijnë vërdallë njerëzit LSI-së po i vijnë por ne iu kemi thënë shmanguni. Një rast ka ndodhur në Gramsh. Ndaj iu kemi thënë që të jenë të kujdesshëm. Edhe njerëzit që janë kërcënuar kemi thënë që vazhdoni rrugën. Ju kemi thënë të kenë kujdes edhe për blerjen e votave. Partia që po blen më shumë votën sot është PS-ja. I kanë me punonjës të bashkive të tyre, i lënë paratë në pika të ndryshme dhe pas orës 16:30 inspektorë të policisë kriminale shpërndajnë paratë. I kemi çuar dhe në ambasada këto informacione. Dje në Gramsh një makinë me targa false. Jo më larg se dje një kamion me miell në fshatin Kukur. Mua me thënë të drejtën nuk më vjen keq se ato janë zona aq të varfra, le tua marrin paratë dhe miellin, ama ditën e zgjedhjeve u kam thënë shkoni votoni dhe mendoni për 4 vitet tuaja”, deklaroi Kryemadhi.

June 21, 2017 22:35
Komento

11 Komente

  1. Koci June 21, 23:22

    Nje Lenke e versionit te tranzicionit, te atij tranzicioni qe i ka lodhur deri ne stermundim shqiptaret duke ju vrare mundesine per prosperitet dhe progres.
    E paskrupullt kur tregon hapur luksin e ngritur mbi grabitje, e pacipe kur do te rrembeje me instiktet e arushes gjerat qe s’i meriton, naive deri ne debilitet kur shpalos injorancen kudo kur shkon( shume e shume here me teper sec nderon servietat qe i dallon nje km. larg)sikur ha gjelle me mejsh(mish).
    Koke ngjeshur, plot hormone mashkullore, me shije si dosa Pepa dhe pas kesaj nje piskame deshperimi te pushton shpirtin duke menduar se sa poshte ka rene steka ne koshiencen kolektive te shqiptareve kur ta terheq per hunde ky post mamuth i llojit me dy vrima.
    Cudite njerezore ja qe kane mbritur ne kete nivel kur e qeshura e qara dhe (mender lexuesit)pordhet vine ne nje kohe.

    P.S Falje per lexuesit per fjalorin e vrazhde, se per te mesipermen s’ka problem, s’pjerdh haleja nga po…t

    Reply to this comment
    • Mira June 22, 05:52

      Te falenderoj per komentin Koci.
      Shume e trishtueshme por e sakte, si nje e vertete e hidhur.
      Ne nuk e meritojme kete klase politike.
      Por, per fat te mire dhe durimit te popullit po I vjen fundi.
      Me mire vone se kurre.

      Reply to this comment
  2. TLN June 21, 23:26

    Yt shoq ishte Zv Kryeminister ne qeverine e Berishes. Nuk e mbaj mend te kete thene gje kunder droges gjate asaj kohe te begatshme per ju si familje por edhe per Republiken e Lazaratit. Pastaj eshte mire qe kete muhabetin e droges mos e permendni se Altin Rrapo sekretar ne ministrine e jashtme te Ilir Metes u denua ne NY per trafik droge dhe krim te organizuar.

    Reply to this comment
  3. Fat man June 22, 00:16

    Po moj Kokemadhe, po moj shoqja Nezhmije ashtu eshte armiku i jashtem (nderkombetaret) e ka fajin.
    Po per Bllokun, Bllokun, Bllokun ne dore te gjabvenesit dhe hajdutit Novruzit (Likes) burrit tend nga Cepani i Skraparit pse nuk thone gje nderkombetaret.
    E grite dhe e rropet Shqiperine, Ti Koke-madhe bashke me burrin tend Novruzin jeni bere miliar-derra vetem me bordero (bordello) shteti.
    Po i mbush mendjen vetes se qytetaret u njohin mire kush jeni dhe cfare rrace e qelbur hajdutesh jeni, na keni leshuar edhe vajzen qe ka ardhur nga Amerika dhe eshte ne merak per Partine private te babit te saj dhe qe tall menderen helbete se u degjon ju te dyve ne shtepi se cfare poshtersise sajoni dhe bertet edhe ajo kur thote:
    “Hape rrugen ti i Pari, se jemi ne nga Skrapari”.
    Do t’u vije dita nuk jeni te paprekshem, ne pulari do te strehohesh edhe ti, ne nje cati me parardhesen tende Nexhmije Hoxhen, bota me rrota eshte…..

    Reply to this comment
  4. Skar Pari June 22, 02:50

    Doli dhe kjo debilja e Dibres kunder nderkombetareve.Ju duket se e kane siguru per 5 vite karrigen e Presidentit, por mesa duket Metes i ka ardhur koha me ik nga politika.Mona po te doje te rrije se na duhen ca qyfyre por Meta eshte i rezikshem si Berisha, mund te beje gjithcka, rezik edhe Tom Doshin ka dash me e vra, s’me duket cudi.

    Reply to this comment
  5. xxx June 22, 04:29

    ik moj shemtire se trembe kalamajte

    Reply to this comment
  6. Everteta June 22, 05:19

    Or tej krejmadhe I harrove bemat e tua,kur dilje me blloqe ne dore per ti vjelur te gjithe biznesmeneve para per cfare ti e di se ci bere. Ti dhe burri jot fillimish duhet te jepni llogari per cfare keni grabitur. Kot si thone” like floriri “atij burrit tend.Ju jeni bere si gangstere per karriget qe ju i dini te mirat prandaj hakerrini si tu kete zene terbimi.Ju jeni te pamoralshem te dy jeni turpi i politikes shqipetare.Per juve ska moral kur vjen te paraja dhe perfitimi,shkoni dhe me dreqin mjaft ju te perfitoni. Nuk e kuptoni sa te yrryer jeni bere ,por do e merrni pergjigjen kete fund jave.Ti moj zevendsja e lenka cukos kur tu marre perpara uragani popull gjeni vend ku te futeni me gjithesoj e sorollop pthuuu tradhtare e hajdut te felliqur.

    Reply to this comment
  7. N.VJOSA June 22, 07:28

    Kesaj Monës tonë ja paskan fajin Nderkombetaret!
    Ah keta nderkombetaret, duhen varur per gjuhe, pse nuk i erdhen Monë ti korrin Hashashin….!
    Eh, moj Mona, moj Mona,
    Ja ke pare hajrin Politikes!
    Sidomos kur ishe Gruaja e Kryeministrit, por dhe gruaja e Kryeparlamentarit, Ministrit te jashtem…. e te tjera e te tjera….Por kur Don Meten e benë Kryeminister, pa drejtuar qofte dhe nje dite nje drejtori dikasteri, per ty Mona rrodhen Eurot dhe Dollaret vuuuuu…!
    Ca i investuat ne prona milionshe te dukshme, ca i fshehet nen ujë, si puna e Ajsbergut!…
    Nga Tirana me dhjetra apartamente, ne Lalz me nje Vilë Milionshe, …ne Jalë, në Ksamil e deri ne Nju Jork…
    Ca direkt, hapur e ca me emra te tjere, por qe Parate ne darke i bien tek Kasaforta e Mones…
    Ta kuptoj hallin ty dhe Don Metes, kur mesoni dhe femijt, hape rrugen o i pari, se ne jemi nga Skrapari….
    Ke te drejte Mona, politika ju ka sherbyer si Lopë, per te mjelë Shqiperine…Nuk thone kot , prapa çdo burri te forte qendron nje Grua e forte…Por ne rastin tend, o Mona, do ta thosha te Verteten hapur:
    PRAPA ÇDO M E G A H A J D U T I,
    QENDRON NJE KRYEHAJDUTE….!
    Ta kuptoj hallin o Mona kur i beni elozhe Doktorr Mortjes…!!!!
    Miku i mire, ne kohe te veshtira…!
    Mona, e keni karfosur mirë Leshelinë….!
    Nuk keni faj….Ti Nenkryetare, por defakto je Kryetare, se Çilja eshtè si Çilja, anon andej nga eshtë Bilja…
    Ju jeni qepur te rinjve, se ata nga mungesa e pervojes, manipulohen lehte, duke u premtuar vende pune, sikur Partija te jete Zyra e Punès…!
    Ta kuptoj hallin Mona…Oreksi i madh, per fustane qe kushtojne mijera Euro dhe per Torta 64 metra katrore, perte treguar madheshtine , shikoni cçfarë bejmë ne , nuk e bejne dot as Sheiket e Arabis Saudite!!!…
    Ke te drejte Mona te na i kritikosh Nderkombetaret, qe nuk kane ardhur te te korrin Hashashin…!
    Eh medet, medet çfarë të bën Makuteria!…
    Mona , mos u mundo ti shesesh per budallej shqiptaret dhe sidomos Skrapallinjt, …ne te kuptojme qarte Mona Lamashja,
    aq me teper sot ,
    ne Shekullin e Elektronikës, kur monitorohet gjithçka!…

    Reply to this comment
  8. Papa June 22, 09:39

    Monika zv.Kryetare burri saj ,Kryetar I Kooperatives sh.p.k. private LSI !!

    Reply to this comment
  9. Papa June 22, 09:53

    Monika zv.Kryetare burri saj ,Kryetar I Kooperatives sh.p.k. private LSI !! Koha e koleres ku Partite partite behen prone private individeve qe bejne biznes per interesa e veta ku per vete marin miliona dhe per publikun Noc Rrokun, dhe premtime ! Kjo LSI kooperativ private ku Kryetari dhe zv.kryetari nuk ndryshojne te pakten per 10 vjet ! Keta mbeten kryetare te perhershem pasi partite shqiptare funksionojne si Kompani Private ku politika eshte retorik propagande dhe nje mjet shume fitim prures ne aspektin personal !

    Reply to this comment
  10. paci June 22, 10:29

    Nderkombetaret e dijne fot mire ashtu si shumica e shqiptareve se drogen e faqen e zeze ne kte vend e mbodhen kori i politikaneve te mbas viteteve 80-te ku kontrbuti i Juaj per zi nuk do te harrohet gjate nga shqiptaret , por puna eshte se Edi Rama me kokefortesine e tije po ju prish harmonine shkatrrimtare te vendit prandaj dhe do te mbeshtet nga shumica e shqiptareve qe ju dhimset e ardhmja evropiane e Shqiperise .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*