Kryemadhi në Cërrik: Fermerët të pashpresë, subvencionet janë zero

April 7, 2019 13:11

Kryemadhi në Cërrik: Fermerët të pashpresë, subvencionet janë zero

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me fermerë të zonës së Cërrikut ku nxorri në pah problematikat e tyre. Ajo theksoi se subvencionet për fermerët janë zero dhe ndihen krejtësisht të papërkrahur.

Sot ishim përsëri në takim me fermerë dhe banorë të Bashkisë së Cërrikut, të cilët kanë problem shumë të madh përsa i përket prodhimeve të tyre në sera dhe në pemtari.

Ndihen të pashpresë, ndihen të papërkrahur, ndihen dhe të vetmuar në të gjithë angazhimin e tyre dhe në iniciativën e tyre që duan të bëjnë diçka për familjet e tyre.

Mos të harrojmë që 20% e GDP-së, vjen si rezultat i bujqësisë shqiptare dhe subvencioni që vjen nga shteti nuk është as 0.7% e Buxhetit të Shtetit në ndihmë të fermerëve dhe të blegtorëve.

Nga malësitë e Dibrës dhe sot nga fushat e Cërrikut, apo edhe nga kodrat e mrekullueshme të Dumresë, shikojmë se problemet janë të njëjta, si për blegtorët, ashtu dhe për pemtarët, ashtu dhe për fermerët, ashtu dhe për ata që kanë investuar në serat e tyre edhe pse subvencionet janë 0.

Ku çmimet janë shumë të larta për plasmasin, për hekurin. Ku ata paguajnë fatura shumë të larta të energjisë elektrike, për pompat e ujit, apo fatura të larta të ujit për vaditje.

Prandaj është e domosdoshme për të mos i harruar fermerët, për të mos harruar bujqësinë shqiptare, sepse bujqësia shqiptare është ajo që mban barrën kryesore të ekonomisë shqiptare”, tha Kryemadhi.

April 7, 2019 13:11
Komento

7 Komente

  1. Tash ka dal n rruge te madh per nji mandat t ri ! April 7, 13:58

    Monikes i vje shume keq per feremeret ! Monika eshte shume e deshperu per fatin e fermereve ! Monika asht shume e ndershme ! Kojtohet tash mbas djegjes se mandatit !
    Kyt fermeri i ka dhene mandatin Monikes por Monika e ka djeg !
    Ka dal ne rruge tash per nje mndat te ri !

    Reply to this comment
  2. demo April 7, 15:37

    Eshte specialiste e bujqesise,e blegtorise dhe e G DPise

    Reply to this comment
  3. lexuesi i DITES April 7, 17:15

    Lume si ne cfare zonje kemi!
    Leseia e paparë,
    Leseia forcë e pare,
    Cfare fuqie qe ka marrë,
    ”Popullin” e prin ne ballë!
    Zonjen, qe çizmen e tundi
    Kete here e pret fundi!…

    Reply to this comment
  4. Raul April 7, 17:44

    Po kjo Nafije cizmja Fallxhorja e leshitlikes, apo Doktoresha Eleonora u tret per keta fermere. Ka mbetur vetem , e kane braktisur 80% e militanteve te vet dhe 90% e votuesve, bile dhe sharebajgat kane filluar ta shajne me njera tjetren kur i theret me force per te mbushur sallat qe nuk mbushen me as 25% dhe fillon dhe flet mrroklla, fjale ne ajer, sa thone nen ze pjesemarresit; prit tani se Nafija po fillon perrallen me pushtet,

    Reply to this comment
  5. Monika , NEPERKA PIKA - PIKA April 7, 21:04

    Po ti je shoqja e Grida Dumes , moj idjote …. ! Cfar mund te shpresojne shqiptaret nga Like Floriri dhe blloku i tij i famshem ne zyren e Dritan Priftit , qe si mafioze qe jini, me ne fund , i muaret edhe jeten ?! YYYt , plehra dhe llumi i ketij populli qe i jini ngjitur si shushunja dhe i pini gjakun !

    Reply to this comment
  6. raul April 8, 08:28

    keta or mik kujtojne se populli eshte bageti, se cfare flet Nafija eleonora fallxhorja populli e pertyp menjehere , po kujton kjo se populli ka harruar Liken me bllok ne dore tek i ndjeri Dritan prifti qe i futen veremin se nuk bashkpepunoi per tendera 700.000 euro , apo se mbani mend videon e te ndjerit qe pastaj si e mbrojti Liken Sala kur i shkoi per darke nje nate para gjyqit te Likes per ti treguar gjyqtarit se ke pune me salen,,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin