Kryemadhi në DASH: SHBA, rol për ndalimin e kapjes së drejtësisë nga mazhoranca

December 7, 2017 10:26

Kryemadhi në DASH: SHBA, rol për ndalimin e kapjes së drejtësisë nga mazhoranca

 

Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja për Zbatimin e Ligjit dhe Luftën kundër Narkotivëve(INL), ishte një nga takimet që kryetarja e LSI zhvilloi sot në Uashington.

Në takimin me Zv. Drejtorin për Europën dhe Euro-Azinë Don Stolworthy dhe Zyrtaren për Çështjet Ndërkombëtare Stepahnie Larsen, trafiku i drogës ishte problemi kyç i cili u diskutua gjerësisht pasi është një çështje kritike për Shqipërinë.

U diskutua gjithashtu edhe qëndrimi refraktar i mazhorancës për çështjen Tahiri si dhe sasitë e mëdha të drogës të cilat po kapen në vazhdimësi, veçanërisht nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia.

Znj. Kryemadhi u shprehu autoriteteve amerikane mbështetjen e plotë te LSI-së për reformën në drejtësi, por ajo nënvizoji domosdoshmërinë që kjo reformë të zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe paketën e ligjeve të miratuara si dhe ngriti shqetësimin për përpjekjet e mazhorancës për të devijuar reformën, për te mos respektuar kushtetutën e reformuar dhe ligjet dhe veprimet për të kapur drejtësinë.

Ajo shprehu vullnetin e plotë për te bëre çdo përpjekje për të penguar këto veprime të mazhorancës për te devijuar një reformë të mbështetur fort nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkoji autoriteteve amerikane që ata të monitorojnë nga afër këto përpjekje negative dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që këto veprime të mazhorancës të ndalen menjëherë pasi reforma nuk mund të jetë pronë e asnjë partie por një domosdoshmëri për popullin shqiptar.

Znj. Kryemadhi ngriti gjithashtu shqetësimin për veprimet që lidhen me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm.

Autoritetet amerikane shprehën gatishmërinë e plotë për të mbështetur zbatimin e reformës pa asnjë devijim dhe ne përputhje me frymën e saj për të reformuar sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu ata konfirmuan vëmendjen maksimale të SHBA-së në monitorimin dhe luftimin e trafiqeve të drogës, sidomos të drogave të rënda si dhe luftën frontale ndaj krimit të organizuar dhe elementet terroriste të lidhura me të.

Ata falenderuan Znj. Kryemadhi për ekspozenë e gjërë dhe objektive që ajo u beri problemeve që përballet Shqipëria dhe konfirmuan gadishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm për këto probleme

 

December 7, 2017 10:26
Komento

3 Komente

  1. Monika Kryezeza ish prostitute tani gazetare e shtetare December 7, 10:32

    LOPET SHTERPA LARAMANE QE VETEM VJEDHIN HANE DHJESIN PO BLEJNE ME FLORI EDHE AMERIQI

    Reply to this comment
  2. FORSTER December 7, 12:17

    Zonja k/madhi po pse nuk flet aty ne D.SH.A per ate EXOBARTIN e droges ,ate mikun e ILIRIT I cili eshte shpallur ne kerkim nga interpoli apo per ate “FLORIRIN”qe u voth ne qafen e kerrabes ,apo ke hallin se kapet drejtesia nga Edvini dhe ju dalin juve te LESH-e-LISEte gjitha ato zollume qe kini bere pra ju kini frike nga “drejtesia”dhe nuk po lini gure pa levizur qe ajo te mos behet.Por nje gje nuk e kupton ti moj tru shpelare se ay D.A.SH.e ka nji ambassador me emrin DONALT-LU dhe I shikon te gjitha ato qe behen ne Shqiperi .

    Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. December 7, 14:37

    USA-n nuke e blen njeri,qofte kriemadhja,apo bashovici e romovici me shoke e shoqe,USA vetem e merr dollaret qe me mashtrime e korrupsione dhe krime i kane perfituar bandat korruptive kriminale roze-blu.O monika kryezeza……..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*