Kryemadhi: Përparësi peshkimit!

January 14, 2014 09:28

Kryemadhi: Përparësi peshkimit!

Deputetja e LSI-së në Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi e shoqëruar edhe nga Zv. Ministri i Bujqësisë, z. Alban Zusi zhvilluan në portin e Shëngjinit një takim me peshkatarët e kësaj zone, ku diskutuan mbi një projekt pilot për zhvillimin e sektorit të peshkimit. Ky projekt, që është ende në fazën e diskutimit, konsiston në rregullimin e portit, krijimin e një tregu peshku si dhe përmirësimin e kushteve të punës për peshkatarët, ku këta të fundit të jenë vetë palë bashkëpunuese me shtetin. Kryemadhi foli për rëndësinë e bashkëpunimit mes komunitetit të peshkatarëve dhe institucioneve shtetërore si edhe për shqetësimet kryesore që kjo kategori ka duke theksuar nevojën për të forcuar bashkëpunimin mes shoqatave të peshkatarëve dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas saj, natyra është treguar bujare me Qarkun e Lezhës dhe Komunën e Shëngjinit, duke u ofruar një klimë të shkëlqyer dhe mundësi për të zhvilluar turizmin dhe peshkimin. “Këtu ka munguar organizimi i degëve të ndryshme apo edhe institucioneve shtetërore për të rakorduar dhe për t’u krijuar mundësi fermerëve, peshkatarëve apo bujqve për të krijuar bashkëpunime jo vetëm me vendet të Bashkimit Evropian, por edhe për të krijuar mundësitë e kthimit të vendit në një eficiencë shumë të madhe”, u shpreh Kryemadhi.

“Ajo çka ofron Qarku i Lezhës dhe akoma më shumë Komuna e Shëngjinit është turizmi dhe peshkimi. Po të shikojmë edhe sot në gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit ka fabrika të konsiderueshme, të cilat bëjnë përpunimin e peshkut, por lënda e parë e tyre vjen në shumicën e rasteve e importuar nga jashtë, kur këtë gjë ne mund t’ua ofrojmë me prodhimin vendas, duke kthyer peshkatarët tanë në punë. Kjo gjë krijon jo vetëm mundësinë e punësimit, por na jep edhe mundësinë e krijimit të një ekonomie stabël për peshkatarët dhe për të gjithë komunitetin e Shëngjinit,vijoi deputetja e LSI-së.

January 14, 2014 09:28
Komento

3 Komente

  1. arjan January 14, 09:37

    Eh moj Nexhi Kryemadhja e pushtetit te ngjalave, tani paske nisur te flasesh per peshkun, talleni me kete popull, i keni kthyer partite dhe pushtetet ne pasuri familjare burra, gra, niper, mbesa, motra, vellezer dashnore neepr poste te larta majtas e djathtas, popullit i jepnni nje cope m…t dhe e shtypni. Por besoj se do vij dita te jepni llogari, nuk gezohen lehete ato qe keni vjehdur e nuk harrohen krimet qe keni bere..

    Reply to this comment
  2. Kris January 14, 18:31

    Perparesi njgjalve se te hap in rrugen rent suksesit.

    Reply to this comment
  3. raimondi Vlonjati January 17, 05:47

    Perparesi peshkimit sidomos …..ngjales …lol

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*