Kryemadhi: Qeveria e ka harruar Lezhën

May 12, 2017 14:24

Kryemadhi: Qeveria e ka harruar Lezhën

Një foto e publikuar mëngjesin e sotëm në profilin e kryeministrit, ka nxitur reagimin e nënkryetares se LSI, Monika Kryemadhi.

Sipas Ramës Lezha e drejtuar sot është reformuar në krahasim me 2013-ën, që në fakt në atë periudhë drejtohej nga Viktor Tushaj, si kryetar bashkie, përfaqësues i LSI-së.

Ky krahasim ka ngjallur reagimin e Monika Kryemadhit, e cila është njëherësh edhe përfaqësuese e këtij qyteti në parlament.

Sipas saj, selia që duket në foton e vjetër është e njëjtë, ndërsa shton se kryeministri ka harruar drejtimin e gabuar që ka zgjedhur partia që ai drejton, i cili ndikoi ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve në Lezhë. Ajo shton se pas 2013-ës, kanë munguar investime në rrugë, kanalizime, shkolla etj.

STATUSI I PLOTË I KRYEMADHIT

Është për t’u vleresuar kujdesi që kryeministri tregon për Lezhën, qytet në fakt i transformuar dhe zbukuruar falë investimeve të qeverisë dhe punës së kryebashkiakut Viktor Tusha.

Në këtë foto duket qendra e Lezhës si ka qenë dhe se si ka ndryshuar ajo falë punës tonë dhe angazhimit të të gjithë qytetarëve. Edhe më e bukur do të ishte, edhe më shumë punë, mirëqënie, rrugë, kanalizime, shkolla dhe çerdhe do të kishte Lezha nëse do të vijohej të drejtohej nga ata që përmirësuan ndjeshëm këtë qytet.

Por kryeministri ndoshta ka harruar pakëz mosangazhimin ose drejtimin e gabuar që ka zgjedhur partia që ai drejton, i cili ndikoi ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve në Lezhë. Sot Lezha dhe qytetarët e saj do të ishin më të mirë dhe më të begatë nëse Edi Ramën do ta dëgjonte më shumë dhe më seriozisht partia e tij në Lezhë për të fituar Lezhën dy vjet më parë.

Por siç duket gjërat harrohen shpejt dhe sot kryeministri ka nostalgji për periudhën kur Lezha kishte drejtimin e duhur.

Ndërsa selia që duket në foton e vjetër është e njëjta, me ndryshimin e vetëm se sot, në krahasim me dy vjet më parë ka më shumë të rinj e të reja që punojnë dhe motivohen për t’i rikthyer Lezhës dhe banorëve të saj dinjitetin që meritojnë. Sepse LSI është shans për të gjithë, edhe për ata që në dukje e nënvlerësojnë. 

18342696_1263376383775101_770342221194112674_n.jpg

May 12, 2017 14:24
Komento

12 Komente

  1. Lennard May 12, 14:55

    Po Ju te LSI keni bere sehir?? Pse nuk jeni kujtuar per Lezhen apo ishit te zene me aferat e Pista .keni vjedhur shume.Po do tu dalin per hundesh.Priteni VETINGUN se po Vjen!!!

    Reply to this comment
  2. Beqo May 12, 15:40

    ESHTE BALLSAMOSUR ME OPERACIONE PLASTIK.

    Reply to this comment
  3. "horri i bulevardit" May 12, 16:03

    Qeveria thua zonj kRYEMADHI, a thua se nuk ishe ne pushtet 8 vjet, ne qeverine e shpellarit dhe qeverine Rama, atehere thuajé troc se une sjam e zonja te bej detyren qe me keni dhene si deputete dhe se meritoj te me jepni me nje Mandat tjeter, kjo do te ishte me e besueshme nga ana juaj, si deputete e asaj Zone dhe si parti qeverisese.
    Sa kollaj e keni te terhiqni bythet qe ju jane majmur nga pergjegjesite qe vete i keni marre, pa ju a dhene askush me zorr.

    Reply to this comment
  4. Qeveriu May 12, 16:12

    Po ne krevat e kishe qeveriun per nate mi shoqe, apo nuk kishit kote bisedonit per Lezhen se e kishit mendjen tek floriri dhe parate.

    Po pse mi shoqe keshtu ti, apo te ikte qeveriu naten dhe nuk te jepte llogari ku shkonte.

    Reply to this comment
  5. Nunuja nga Cepani May 12, 17:34

    Ha ….ha….ha….. na turperove Skraparin ,moj nusja e Ilirit ! Po ku ishe ti,moj te keqn Nunuja? A nuk ishe ne qeveri zotrote? Eh…ti s’ishe po ishte partia jote? Po ata ministrat tat pse ekane harruar? Na dole debile ne kete raste ,o nusja e Ilirit. Mos ha kumbulla se te mpihen dhembet…… Ha…ha….. na shkrive moj nusja e Ilirit….

    Reply to this comment
  6. Aliu nga Selenic May 12, 18:14

    Vetem per qeverin mos fole se ti je vet ne qeveri dhe sillesh sikur ke zbritur nga Han.
    Keni dy digaster qe kultivojn drogebn dhe fajsoni Edi Ramen dhe nuk mbani pergjegjesi fare.
    Kush eshte at qe haj keto bishtaja tujat.!

    Reply to this comment
  7. DASHAMIRESI May 12, 18:46

    Eshte taktike e njohur kjo e LSI-se. Flasin sikur vijne te derguar nga OKB-ja , per t`u dukur hajdute te ndershem !

    Reply to this comment
  8. Hajduti me bllok me ne dore. May 12, 18:50

    Nusja e Likes tranvestitja Nexhmije Kokemadhi (Kryemadhi) nuk ha kumbulla,por …..kastevece.

    Reply to this comment
  9. sula May 12, 20:19

    Monika ka harxhuar qindra mijra euro ,per operacionet plastike ne fytyre deri ne prapanicat,shif fotot e saj ,duket si goce e re.Sikur me gjysmat e ketyre lekeve te bente te pakten, nje ujesjelles per zonen ,qe jane kaq te desheruara per banoret e Lezhes.

    Reply to this comment
  10. rozi May 12, 23:37

    Kjo është e pabesë…këtë rol ka bërë qëkur ju fut politikës si Freshiste. S’e harroj një intervistë dhënë radio Stockholmit në 98-ën, kur s’la vrer pa vjellë ndaj Fatos Nanos dhe qeverisë socialiste, sa që ne këtej në Suedi s’po merrnim vesh me kë ishte kjo e re, që vriste e priste sikur e kish mësuar Sala. Në fakt është politika e saj, të godet prapa krahëve, kështu ka bërë kur u lidh Iliri me Salën, s’la gjë pa thënë për Edi Ramën, edhe në krevat ju fut(duke e marrë nëpër gojë për jetën private), sic bënte Sala. Prandaj nuk i zihet besë, as kësaj as të shoqit që e quan vehten hero… do e shohim ndëshkimin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim