Kryemadhi: S’ka më asnjë shpresë, e vetmja zgjidhje është dalja në rrugë

May 24, 2018 11:26

Kryemadhi: S’ka më asnjë shpresë, e vetmja zgjidhje është dalja në rrugë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dalë para mediave jashtë parlamentit, menjëherë pasi kreu i Partisë Demokratike ka mbaruar fjalën e tij në parlament.

Ajo ka deklaruar se nuk ka më asnjë lloj shprese apo besimi se kjo maxhorancë do ndryshojë.

“Kjo mazhorancë ka frikë jo vetëm nga fjala e lirë, por për çdo gjë që dëshirojnë qytetarët. Sot u tregua se nuk ka më asnjë shpresë me këtë grup kriminal që kanë uzurpuar institucionet e shtetit shqiptar. Nuk ka më asnjë shpresë me këtë monstër që jo vetëm i kanë varfëruar më shumë shqiptarët, por i kanë denigruar”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi tha se përfundimisht nuk ka më asnjë zgjidhje për situatën politike në vend, përveçse “daljes në rrugë”, duke nënkuptuar kështu tubimin që do të organizohet më 26 maj.

“E vetmja zgjidhje është dalja në rrugë, përmbysja e çdo elementi kriminal dhe për të dalë për t’i thënë Edi Ramës se ti ke ngelur vetëm. Është i vetëm jo vetëm në kauzën e tij politike narkomane por edhe në përballjen me drejtësinë që do ta bëjnë shqiptarët. Atë drejtësi që ne si opozitarë dhe klasë politike e kemi votuar në 2016-n”, u shpreh Kryemadhi.

s.a/dita

May 24, 2018 11:26
Komento

13 Komente

  1. agron May 24, 11:31

    8 vjet qe bashkeqeverisi me Salen ne te gjitha llojet e vjedhjeve nga te dy palet ishte e durueshme per kete shallvarese ?

    Reply to this comment
  2. Eno May 24, 11:39

    Çfarë ndryshimi ka për monikën në rrugë apo jo ne rrugë !? Si vete më njeri! Hahaha

    Reply to this comment
  3. Jimi May 24, 12:35

    Ti moj “zocke” nga rruga erdhe dhe ne rruge do te dalesh , per kete nuk ka asnje cudi, por cudia qendron tek ata qe kane qen ne saraje dhe ti kerkon ti nxjerresh ne rruge!?

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro May 24, 13:10

      Qeverisja e rilindjes eshte me kriminalja ne gjithe historine e kombit shqiptar.

      Reply to this comment
      • Pushti i UDB-se May 24, 20:43

        Kurse ti , je me GOMARI , qe ka rritur ky truall ! Kujton se mund te bejmne efekt bajgat qe ti nxjerr nga goja ! Idjot , qe mbyll te dy syte, te mos shohesh malin me krime te bajraktarit serb te Vicidolit , sepse edhe ti , je i zhytur deri ne fyt .

        Reply to this comment
        • Fidel Kastro May 25, 08:42

          Pushti UDB-se , mire ja ke gjetur emrin vehtes.Une e repektoj mendimin ndryshe dhe nuk ofendoj askend , çdo person tregon kulturen e tij i dashur. Mendimi im per Ramen eshte ai qe kam shprehur, por kjo sdo te thote qe kam simpati per Berishen . E ta dish mire qe une jo qe nuk jam i zhytur ne llum , por qe shteti ka shum detyrime e borxhe te pashlyera mua e familjes sime. Me ne fund duhet te kuptosh nje gje; Pas viteve 90-te Shqiperia eshte qeverisur nga bijte e diktatures enveriste, qe ndoshta ti i ke shume per zemer.

          Reply to this comment
    • Babalja May 24, 14:44

      Shume ja rite pjacen qe i thua “zocke” edhe sorre po ta quash ofendon sorren.

      Reply to this comment
  4. LORA May 24, 13:04

    Rrugacja ,me nje cizme,nuk paska asnje shprese.
    Lajm i mire.

    Reply to this comment
  5. MH May 24, 15:22

    Thirrje e fuqishme e Kryemadhit si ma posht:

    Kryemadhi: S’ka më asnjë shpresë, e vetmja zgjidhje është dalja në rrugë tek semafori!

    Reply to this comment
  6. fteri May 24, 15:32

    Kujdes mos godit në semafor me qizme se do bllokosh trafikun !…

    Reply to this comment
  7. s'kam ç'bej May 24, 19:01

    Po ti rrugeve je mesuar se s’ke pasur kurre kapister. Kur te fryhesh ty, shkoje e rrembeje Ilirin dh i thoshe fute me pahir; kur s’te delte Iliri, flisje P te tjereve. vazhdo rrugeve o rrugaçe se populli ty te do.

    Reply to this comment
  8. tironc i vjeter May 24, 19:54

    jo e dashur mona, kerko zgjedhje te parakoshme. kjo eshte rruga demokratike. nuk e kuptoj si mund te rezohet nje qeverime grusht shteti me dhune, absurde

    Reply to this comment
  9. MONIKA NEPËRKA PIKA - PIKA May 24, 20:01

    Per rrugace si ti , qe nuk kane as tru , as turp , rruga mbetet “zgjidhja” me e lakmuar , sepse opozita po firon cdo dite dhe deri ne zgjedhjet e ardfheshme , do te mbetet vetem “Komiteti Qendror” dhe “Byroja Politike” ,si i LSI-se ashtu edhe PD-se .
    Ta themi troc : E vetmia shprese e juaja eshte provokimi i policise dhe qeverise, se mbase humbasin durimin dhe bashke me te kontrollin , qe hijenat si ju , te verviten m,bi te “triumfalisht” , pra nje shprese qe ka vdekur ende pa lindur !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*