Kryemadhi thirrje me dorë në zemër të rinjve: Mos u dorëzoni, mos u shisni, protestoni…

January 23, 2018 19:33

Kryemadhi thirrje me dorë në zemër të rinjve: Mos u dorëzoni, mos u shisni, protestoni…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka qenë e pranishme në Konferencën studentore të kësaj force politike nga ku ka bërë thirrje gjithë studentëve të mos ndalojnë së protestuarit.

Kryemadhi iu kërkoi studentëve të Universitetit të Tiranës të mos dorëzohen por të marrin në dorë drejtimin e vendit pasi sipas saj kjo klasë politike në 27 vite ka prodhuar vetëm demagogji.

Po ashtu inkurajoi ata që të mos dorëzohen nga kërcënimet apo të mos shiten e blihen.

“Ju studentëve ju kërkoj më dorë në zemër, mos u nënshtroni, mos u dorëzoni. Se duke qenë bashkë do të fitoni një Shqipëri siç e duam ne.

Ky duhet të jetë vendi i të rinjve dhe të rejave shqiptare. Do të keni sfida të mëdha përballë, do ju kërcënojnë juve dhe prindërit. Do të kërkojnë tu blejnë, por kurrë mos e shisni të ardhmen tuaj për një të ardhme të pasigurt, që as vetë Edi Rama nuk e di si e ka. Do ju lutesha si një nënë, ndërtojeni të ardhmen tuaj duke dashur vendin tuaj dhe duke valëvitur flamurin tonë kombëtar, i cili është më i bukuri në botë.

Mos ndaloni sepse vetëm forca dhe energjia juaj do ta ndalojë këtë njeri i cili çdo ditë e më shumë e urren Shqipërinë dhe po e copëton atë pjesë-pjesë. Vetëm të rinjtë çdo ditë e më shumë do të rrisni shpresën tek prindërit tuaj.

Mos protestoni për flamujtë politikë, protestoni për të ardhmen tuaj, për një Shqipëri që e ëndërroni dhe e dëshironi.

Kjo klasë politike është e mbaruar. Ne 27 vite prodhoi demagogji, Ka ardhur koha që t’ju tregoni kësaj klase politike se e ardhmja është në dorën tuaj,” tha Kryemadhi.

January 23, 2018 19:33
Komento

6 Komente

  1. Baba Aliu January 23, 19:42

    Te ka zene tmerri moj zonje, nuk po di cfare thua. Je ne ditet e qametit ndaj edhe ve doren ne zemer per te mashtruar ke te mundesh dhe sate mundesh. Ike Moma, ike. Te pret Burgu.

    Reply to this comment
  2. Izeti January 23, 20:02

    Me dore ne zemer qe te shpetoje bythen se po I valon,,,,,,,,,

    Reply to this comment
  3. Izeti January 23, 20:10

    Mona eshte Mul Noka I L.S.I.

    Reply to this comment
  4. MH January 23, 20:19

    Moj ti e Likes qwe gjuen me qizme.
    A e kupton nji gja send.Qe kjo force politike ardhur ne kerye te pushtetit e ka votue para 6 muajsh shumica e gjithe popullit perfshire dhe studentet.Tashti pse te kruhet shpinda ty kerkon raprezalje artificiale.Nuk shkon. E dim se je ne hall te madh por vete e ke ardhe ne kete derenxhe sa te gjuajsh edhe me qizme e te tundesh fletushkat ne kuvend e te nxjerreresh cafre nuk i ka hije nji femne nga goja e ti perseri nuk pushon si te ishe nji delengji,struj e neveritshme.

    Reply to this comment
  5. prizem January 23, 21:16

    Njeren dore ne zemer e tjetren dore ne cizme…

    Reply to this comment
  6. Pensionisti January 24, 17:25

    E bere sot proven me studentet e UT , nuk e di ; nuk te kishin degjuar ty apo ty te ishin mbaruar parat se atje disa kokrra qe rrine cdo dite neper kafene ishin edhe ata gjysma te droguar qe bertisnin se e duan shkollen pa pagese se parat qe u dergojne prindet nuk u mjaftojne per droge e kafe ! ,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*