Kryemadhi: Vettingu i politikanëve do të bëhet nga institucionet që nuk janë kapur nga krimi i organizuar

September 11, 2018 20:16

Kryemadhi: Vettingu i politikanëve do të bëhet nga institucionet që nuk janë kapur nga krimi i organizuar

Intervista e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, për edicionin e lajmeve në Vizion Plus.

Znj. Kryemadhi, dy pyetje mbeten ende pa përgjigje lidhur me nismën e opozitës. A do të prekë Vettingu i politikës të afërmit, familjarët e politikanëve, ashtu sikur ju si opozitë e keni konceptuar këtë nismë?

Absolutisht që Vetingu ndaj politikanëve është një nga gjërat më të rëndësishme, sepse sot ne futëm gjithë Policinë e Shtetit në Veting, futëm gjithë Prokurorinë, Gjykatat, hetuam deri edhe etiketat e bluzave, por mendojmë që edhe politikanët duhet të futen në procesin e Vettingut. E kemi thënë me kohë që, në radhë të parë, duhet të vettohet klasa politike, sepse njerëzit janë mjaft të zhgënjyer nga klasa politike dhe ajo çka e bën akoma dhe më interesante, problemi qëndron tek fakti që qeveria duhet të thotë që është apo nuk është për Vettingun e politikanëve.

Pyetja që ngrihet është a do të përfshihen familjarët?

Patjetër që do të përfshihen familjarët. Pse ju z. Sandri mendoni që ne nuk na janë hetuar familjarët? Na janë hetuar edhe fëmijët e vëllezërve. Të gjithë familjarët tanë që kemi rreth e qark, edhe të gjithë komshinjtë, madje edhe ata që janë matanë rrugës së lagjeve tona. Përveç kësaj, jo vetëm që janë hetuar familjarë, por janë hetuar edhe ata që na kanë vdekur, duke i hetuar se ç’kanë bërë para 10 apo 20 viteve. Ajo që sipas meje është më e rëndësishme është që dhe vetë media dhe gazetarët duhet të fokusohen në dëshirën e qeverisë për ta bërë apo jo Vettingun. Sepse unë mendoj që gjëja më e rëndësishme e jona është që njerëzit të kuptojnë që, ai që bërtet më shumë: ‘Kapeni ujkun. Kapeni Ujkun!”, është çakalli që e shqeu tufën e deleve. Në këtë rast ne flasim për Edi Ramën. Ne flasim për rrobat e gjyqtarëve, për çantat apo për këpucët e gjyqtarëve apo prokurorëve, por nuk flet njeri për charterat e Edi Ramës, që fluturon çdo javë dhe kush ja paguan charterat Me çfarë parash paguhen dhe ku shkon ky njeri. Ne flasim për taksat e shqiptarëve, flasim për biznesin, shikojmë se si shqiptarët vendosën në radhë për dekodera dhe nuk pyet njeri se sa i kushton kollarja Edi Ramës. Dhe asnjeri nuk e ka hetuar Edi Ramën, as për pasurinë e tij, as për lëvizjet dhe as për familjarët e tij. Vetëm Edi Rama ka baltosur kush i ka dalë përpara rrugës dhe mos u çudisni kur të shihni shumë shpejt që do të baltosë edhe vetë socialistët e tij.

Sipas jush, cili është koncepti i Vettingut? Kush dhe cila trupë do të gjykojë, do të marrë në shqyrtim dhe do të vendosë për pastërtinë tuaj dhe gjithë politikanëve?

Duhet të keni diçka të qartë që Vettingun e shqiptarëve vetëm Edi Rama nuk ka për ta bërë, siç po bën Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Amendamentet që ka paraqitur opozita janë shumë të qarta, janë parimore të cilat çojnë drejt një hapësire, ose një hapjeje të një krijimi dhe pastrimi të klasës politike, ku në këtë rast qeveria, mazhoranca apo rilindja duhet të thotë: Është pro apo kundër Vettingut dhe më pas kalojmë në fazën e dytë ku do të vijnë ndryshimet kushtetuese. Mos harrojmë që Partia Demokratike 7 ligjet e Reformës në Drejtësi nuk i ka votuar, por kemi parasysh që është votuar me konsensus të plotë Reforma në Drejtësi. Dhe kushtet për të vazhduar me etapat e tjera më mbrapa, janë shumë të qarta. Platforma që ka paraqitur opozita në Parlament është shumë e qartë, është shumë e thjeshtë dhe kuptohet nga të gjithë. Pavarësisht që ne shikojmë vetë Partinë Socialiste për të krijuar një tymnajë për të thënë se kush do të bëjë Vettingun. Po normal që Vettingun s’ka për ta bërë as Taulant Balla, as Engjëll Agaçi dhe as Edi Rama. Nuk ka për ta bërë as ONM-ja Vettingu i politikanëve do të bëhet nga ato institucione të Drejtësisë të cilat nuk janë të kapura nga krimi i organizuar.

Pyetja që kam për ju: Do të ishit kundër që Vettingun, pra kontrollin tuaj, të klasës politike, ta bënte një trup ndërkombëtar për shembull? Është e mundur?

Për çfarë jemi? Për protektorat apo vend i pavarur sovran? Sepse na kanë ardhur këta ndërkombëtarët , na janë bërë si me i pas nënë dhe babë, sikur ne të gjithë kemi lindur nëpër shtëpitë e fëmijëve. Ajo çka është më qesharake, ky komunitet ndërkombëtar, i cili ka vënë po themi propozime të tjera, grupet e Vettingut që janë të krijuara me votën e PS, sot i ke ata që nuk po pranojnë. Ne po kalojmë gjyqtarë, të cilët nuk arrijnë të sqarojnë apo të deklarojnë që janë me qindra milionë lekë të padeklaruara, me apartamente etj etj, dhe po heqin gjyqtarë apo prokurorë, të cilët mund të kenë pasur nën hetim po themi familjarë të z. Rama apo njerëz që janë të lidhur me grupin e z. Rama, të cilët po u heqin të drejtën e ushtrimit të profesionit, për shkak sepse nuk kanë deklaruar një fjalë të viteve ’85, të cilën e ka shitur në varrezë për pjesë këmbimi

Znj. Kryemadhi  me siguri e keni ndjekur situatën sot në Tiranë dhe në Durrës,  për radhët e gjata që u krijua përpara dyqaneve për të blerë dekodera për qytetarët. Cili është qëndrimi juaj për këtë zhvillim? U bllokua sinjali, u lirua pas presionit.

Për mua kjo jo vetëm është e turpshme dhe makabër, por për mua kjo tregon që makutëria e Edi Ramës nuk ka fund, sepse ka një vendim qeverie të qeverisë Berisha, që ka qenë z. Ridvan Bode, ministër i Financave, të cilët kanë marrë përsipër që të paguheshin dekoderat nga buxheti i shtetit. Ka qenë edhe një propozim, nuk e di a e ka realizuar apo jo qeveria Rama nga znj. Milena Harito, për plotësimin e këtyre dekoderave dhe ajo që është më e rëndësishmja, në çdo vend të botës dekoderat janë paguar nga buxheti i shtetit.  Sikur, një milionë familje shqiptare të ishin në Shqipëri, që nuk janë 1 milionë, qeveria shqiptarë do paguante 5 milionë euro për të blerë dekodera dhe për t`ia falur të gjithë shqiptarëve.  Por, është kaq i pangopur dhe kaq pervers, saqë makutëria e tij shkon edhe tek buka e fukarait. Këtu nuk po diksutohet për të blerë një dekoder që kushton 3 euro, apo 4-5 dollarë dhe tua shesësh 28 mijë lek apo 29 e 30 dollarë apo euro.

Pyetja e fundit për ju sonte është që opozita kishte paralajmëruar gjatë verës aksion të fortë politik në shtator, ku për shumë ishte përkthyer si aksion radikal, me protesta e revolucion. Çfarë e bëri opozitën të ndryshojë mendja po ende nuk i dihet?

Jo, nuk ka ndryshuar mendja opozita. Opozita çdo ditë e më shumë po përgatitet. Opozita çdo ditë e më shumë do fillojë të flasë me emra, çdo ditë e më shumë është e qartë. Nisma e opozitës me dorëzimin e Vettingut për politikanët është hapi i parë , ku në të gjithë ndërkombëtarët po shikohet çdo ditë e më shumë kapjen e shtetit nga krimi i organizuar sepse ne qoftë se PS apo Rilindja, më falni se s`dua të them socialistët, se ata janë më të zhgënjyer se çdo të tjerët, është e gatshme për të bërë Vettingun dhe le të vijë e të thotë PO unë e bëj Vettingun, pastaj ecin procedurat e tjera. Aksioni i opozitës është një aksion që do ta shikoni shumë shpejt dhe nuk do të habiteni.

l.h/ dita

September 11, 2018 20:16
Komento

11 Komente

  1. Genti September 11, 20:52

    Zonja krye k Un kam mendimin qe vetingun e politikanve ta bej. Petrit Vasili, Luan Rama, dhe ajo zonjush kerpaçka dhe diligjent te jet Saliu vetem keshtu do ngelen vetem politikanet e ndershem ne ket vënd .

    Reply to this comment
  2. Grigor September 11, 21:02

    Baxhelle, baxhelle dhe vetem baxhelle qe ulerin vetem per ROK NOCIN

    Reply to this comment
  3. Atdhetari September 11, 21:05

    Duket qe paske qene e forte ne matematike.E gjete formulen per vetingun ne politike.Edhe Ajshtajni do te kishte zili.Vetem se Istitucionet e pavarura nga krimi nuk na i shpjegove se cilat do te jete, a po si Salianusi do te caktohenn sa te thote Po maxhoranca.Vetem nuk kuptova nje gje qe do sa me larg Nderkombetaret nga ky proces.Mos eshte koha te ndryshoni edhe emrin e Partise se reforma behet edhe per tu futur ne BE,apo nuk na duhet me kjo.Keto mendje te ndritura sikur na kthejne ne kohen e dulles,se dhe ai spranonte se ndryshe i ikte pushteti nga duart.Prandaj Mona na sqaro me mire se na bere shume konfuze.Me vije ne mendje nje shprehje e te Max bit Toto’ : ma ci fai piacere.

    Reply to this comment
  4. pitu September 11, 21:05

    kete vend nuk e bete ju qe keni 30 vjet ne politike dhe ne krye te shtetit per veting cfare do te besh vete ti vetingun per vetevetes qe te denosh veten tende ata qe japin borxhe shqiperise ata kane te drejten per te drejtuar vetingun icili duhet te quhet euroting dhe flet per qe nuk duam protektorat panvaresia ra qe kur more borxh vetem ne kete pike diktatori hoxha kishte te drejt

    Reply to this comment
  5. Adih September 11, 21:40

    Jo moj harbutke , ,mos u lodh kot Vettingun tuaj , do e beje ,byroja e Hetimit ,mbaje mend ,me gjygjtare dhe me prokurore ,profesionalisht ,te rrangut boteror ,por mbi te gjitha te huaj ,e jo shqiptare . Mos u lodh kot moj shejtan budallaqe prej dibre ,dhe mos na ofendo ,ne popullin . Dhe ketu eshte e keqja e juaj ,se e mbani vehten me te zgjuar se populli. . Te pata thene ,qe hatehre , gjygjit te vidios qe ffitoi yt shoq 5 me 0 me ndihmen e anti shqiptarit me te madh te te gjitha koherave Berishes .Pamvaresisht u prononcove ,nga frika ,te pame ne lajme me ze e figure tamam si yt shoq ,se Iliri i im mund te vazhdoje me te ardhmen profesor ne Ekonomik ,pastaj mbas gjygjit vazhduat vjedhjet me shume . Nuk me degjove mendimin tim moj bajge ,ku te keshillova atehere ,ai duhet ta leje ,politiken ,e fitoi gjygjin ,para me thase keni vene ,dhe sot e kesaj dite nuk do merziteshit dhe frikesuar prej Vettingut . Tani mbajeni hopa ,e Reci po ju pret . . E keni humbur fare ,nuk e shikon ,mere vesh ,nuk e vendosni ju mekataret ,politikane anti shqiptare vettingun per ju ,,por e ka vendosur Amerika dhe BE e me Gjermanine . Nuk piet uje me pirua moj Dibrane .???!!

    Ju lutem keto bure e grua e kane humbur fare toruan ,mesojeni,ndihmojeni , ju o ushteret e interesit te LSI ,se shefja juaj la nam ,karshi popullit ,dhe karshi perendimoreve ,me keto budallaeqe ,pa fund dhe krye ,e , qe thote ,kush do e kontrolloje kete funderine,e ta gjeje vete ,ose ta zgjedhe vete kjo monka ,kete komision kush ta kontrolloje ??? ,qe sja vlen edhe emrin tja shkruajme ne tastjere …..

    Reply to this comment
  6. alphade September 11, 23:04

    Kjo surratbreshka duhet rrasur ne burgim te perjetshem.
    Nje bushter e ndyre…! Familja me e urryer nga shqipta-
    ret qe mezi e ngrysin diten nga varferia qe i ka pllakosur,
    ndersa kjo ndyresire noton ne pasuri marramendese,si
    rezultat i grabitjes dhe plackitjes se pasurise se shqipta-
    reve…! Kjo familje renditet ne nje plan me familjen mafio-
    ze te Berishes. Nese ky binom nuk shkon para drejtesise
    sa me shpejt qe te jete e mundur, ne Shqiperi nuk eshte
    bere asgje. Partia ne pushtet nuk ka bere vecse nje vrime
    ne uje. Te mos na serviri perralken se kjo eshte ne doren
    e gjykatave dhe se nuk eshte detyre e qeverise. Nese nuk con para drejtesise kriminelet, mafiozet,hsjnat ,terro-
    ristet e lartpemendur do te ishte mire te hapte rrugen dhe
    t’i linte shqiotaret ne vendimin e tyre…..! Ate qe kerkon
    Berisha qe shqiptaret te “ngrihen” por te ngrihen per te hequr qafe nje here e pergjithemone kryemafiozin,Bin La-
    denin shqiptar, Monstren e Vicidolit.

    Reply to this comment
  7. Fat man September 12, 00:31

    Kesaj baxhelles akoma nuk i eshte hetuar burri kokelopa Like Floriri apo sic njihet ne publik Likja me bllok ne dore, jketij i jane pezualluar edhe gjyqet si hajn qe eshte.
    Po na tregon perralla me mbret qe i jane kontrolluar edhe djemte e vellezerve, e nuk llap per guroret ne Malin e Tomorit, Supervilen tek Gjiri i Lalezit etj.

    Reply to this comment
  8. Pedagogu durrsak September 12, 07:01

    Moj Monika,
    perse nuk punon per te krijuar sa me shpejt SPAK-un ?! E votuat apo jo ?! Perse kerkoni te devijoni nga ajo qe votuat ne Kuvend perpara dy vitesh ? Si nuk ke turp (je edhe nene femijesh) duke qene joserioze perpara popullit tend ! Ti je tmerresisht e korruptuar dhe kriminalizuar, prandaj kerkon te devijosh SPAK-un dhe ta zevendesoni me “pacavurret” qe propozoni. Jo vetem qe nuk do te keni sukses, por thelloni akoma me shume vetdiskreditimin tuaj si njerez te korruptuar dhe te inkriminuar. Si ke fytyre dhe flet perpara popullit ?! E pabesueshme se sa poshte ke rene moralisht dhe sa e pacipe je transformuar !

    Reply to this comment
  9. skrapari September 12, 12:29

    Une jam i mendimit qe vetingun e politikaneve ta bejna ata tre specialistet shqiptare qe bene ekspertizen e vidios Meta -Prifti. Ata hodhen poshte edhe specialistet peredimor ,edhe pse Meta i kerkoi ne fillim ,por si nuk erdhen si ai specialisti i Trebickes,ishin te paafte.

    Reply to this comment
  10. Germicoku September 12, 12:31

    Uaaaaaa sa e ditur qenkerka kjo kryetarja e LSI-se?! Ja shikoni biblioteken qe ka ne sfond te fotos. Dhre cudi ,per keta politikanet ! Sepse u pelqejne librat ne sfond ?!

    Reply to this comment
  11. Lani September 12, 17:31

    Vetingun me mire ta beje kreu i presidences.Ai eshte hajdut mbi hajdutet dhe dhe ska hajn qe ja kalon.Pra,vetingun ta beje i fortshkeqyershmi z Like Flori Cepan Katnari.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*