Kryeministri çek: Emigrantët myslimanë, kërcënim për civilizimin evropian

September 2, 2018 19:13

Kryeministri çek: Emigrantët myslimanë, kërcënim për civilizimin evropian

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis e vlerësoi disa muaj më parë planin e BE-së për shpërndarjen e refugjatëve nga Lindja e Mesme, ndërsa sot ai shfaqet kundër tij.

Andrej Babis

Sipas Babis-it, emigrantët myslimanë përbëjnë kërcënim për Evropën.

“Ne mendojmë se të marrësh emigrantë ilegalë është kërcënim për civilizimin evropian.  Ne nuk duam të jetojmë në shtëpinë tonë si njerëzit që jetojnë në Afrikë apo në Lindjen e Mesme. Ne duhet të ndalojmë emigrimin nga shtetet myslimane. Nëse francezët, holandezët ose belgët duan të marrin më shumë nga sa kanë, kjo është në dorë të tyre”, tha kryeministri çek.

Ai u shpreh se Bashkimi Europian duhet të forcojë më shumë kufijtë, si dhe duhet të mbështesë akoma më shumë autoritetet libiane.

Sipas Babis-it, BE-ja duhet t’i ofrojë ndihmë Libisë për të përballuar fluksin me refugjatët e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, në mënyrë që të frenohet kalimi i tyre drejt Evropës.

Ai përshëndeti gjithashtu ndryshimin e politikës së Gjermanisë karshi refugjatëve ilegalë.

s.a/dita

September 2, 2018 19:13
Komento

3 Komente

  1. Mollosi September 2, 19:33

    Thene shkurt dhe sakte !

    Reply to this comment
  2. Amerikani September 2, 19:41

    Zgjidhja me e mire per krizen e refugjateve natyrisht do te ishte nderyrja, stabiliteti dhe ndihma ne vendet e origjines, por kur gje nuk mdodh keta njerez nuk mund te lihen rrugeve e deteve.
    Bohemet jane apatike dhe te mefshte dhe ne hostori por karakterizohen nga nje nacionalizem i thekur.
    SKODA dhe “Ushtari i mire Zhvejk” jane gjerat me te mira qe çeket kane bere ndonjehere.

    Reply to this comment
  3. Besi September 2, 20:07

    Shume tè drejte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*