Kryeministri çek kërcënon: Do bllokojmë integrimin e Shqipërisë

Redaksia Online January 22, 2013 19:37

Kryeministri çek kërcënon: Do bllokojmë integrimin e Shqipërisë

Kryeministri i Çekisë, Petr Necas ka kërcënuar se largimin e kompanisë CEZ nga Shqipëria do e lidhë me integrimin e Shqipërisë në BE, duke dhënë kështu sinjale se vendi i tij do të bllokojë hapat e mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë.

Edhe pse vetë Shqipëria e Sali Berishës nuk po hedh hapa para drejt integrimit, Shqipëria ka krijuar kështu një armik brenda bllokut.

“Republika Çeke nuk mund të injorojë qasjen e Shqipërisë ndaj një investitori çek në kontekstin e aspiratës së Shqipërisë për t’u integruar në BE,” tha Necas.

“Vendimi i autoriteteve shqiptare për të hequr licencën e CEZ, investitorit më të madh çek në rajon, është një sinjal shumë negativ,” shtoi Necas.

“Kjo lëvizje hedh dyshime mbi angazhimin e supozuar të Shqipërisë për zbatimin e ligjit dhe shpresat se një ditë mund të bashkohet me Bashkimin Europian,” vijoi kryeministri çek.

CEZ, 70 përqind e të cilit është në pronësi të shtetit çek, mori përsipër kompaninë e shpërndarjes në Shqipëri në vitin 2009, por prej kohësh është përplasur me autoritetet shqiptare në lidhje me disa çështje.

Redaksia Online January 22, 2013 19:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*