Kryeministri i Shqipërisë që vdiq në burgun që ndërtoi vetë

September 11, 2017 20:06

Kryeministri i Shqipërisë që vdiq në burgun që ndërtoi vetë

Kostaq Kotta ishte kryeministri i 15-të i shtetit shqiptar.

Shumë pak flitet për të, por në histori ai ka lënë gjurmët e tij. Fati i kryeministrit Kotta ishte tragjik.

Ai ka qënë dy herë kryeministër, kryetar i Parlamentit, kryetar i Dhomës së Deputetëve, ministër i Brendshëm, kryetar i kryesisë së Kongresit të Lushnjes dhe pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë.

Ishte kryeministër më 7 prill 1939 ditën që Shqipëria u pushtua nga Italia.

Në 1945 u rrëmbye në Athinë nga një agjent i Sigurimit shqiptar, një agjent i KGB-së dhe një agjent i shërbimit sekret grek për tu sjellë në Shqipëri.

Ai vdiq në Burgun e Burrelit, burgu për të cilin hodhi firmën për ta ndërtuar.

Disa fakte mbi kryeministrin Kotta, janë zbuluar para pak kohësh në emisionin e Roland Qafokut nga pasardhësi i tij, Harallamb Kotta.

Harallamb Kotta, tregon mënyrën sesi u rrëmbye ai në Selanik të Greqisë dhe u soll në Tiranë.

“…Sapo kishte mbaruar lufta dhe Koço jetonte në Selanik në shtëpinë e vjehrrit. Ai kishte kohë që bënte jetën e ilegalit sepse tashmë ishte armik me komunistët shqiptarë, me komunistët grekë dhe natyrisht armik kryesor nga sllavokomunistët jugosllavë.  Ai nuk e ndoqi mbretin Zog në mërgim por qëndroi në Greqi duke treguar se nuk ka qenë dakord me të.

Ka qenë viti 1945 kur tre persona u paraqitën befas në derën e shtëpisë ku ai jetonte në Selanik. Një prej tyre ishte shqiptar dhe ishte agjent i Sigurimit të Shtetit Shqiptar me emrin Anton Çeti, i dyti ishte një rus, agjent i KGB-së dhe I treti një grek agjent I shërbimit sekret grek. Të tre flisnin shqip.

Në fillim ata u paraqitën me mirësjellje duke i kërkuar Koços të vinin me ta në Shqipëri. Sipas tyre kishin porosi direkt nga Enver Hoxha që Koçoja të kthehej në Tiranë për të marrë një post shtetëror. Madje ata zunë në gojë që ai të rimerrte sërish detyrën e kryeministrit që kishte lënë më 7 prill 1939.

Koçoja e kuptoi që kjo ishte një grackë dhe nuk pranoi. Por menjëherë pas këtij refuzimi të tre agjentët sekretë nxorën pistoletat dhe ia vunë në kokë. Në shtëpi u krijua një gjendje ankthi, frike e terrori sepse gjithçka u krye në sy të gruas së tij dhe prindërve të gruas. 

Edhe ata e kundërshtuan marrjen e Koços por përpjekja e tyre ishte e kotë. Menjëherë pranë shtëpisë mbërriti një furgon dhe pas e tërhoqën zvarrë Koçon e futën në të. Prej Selanikut e sollën në Tiranë dhe nga Tirana në Burgun e Burrelit. I gjithë operacioni ishte i drejtuar dhe komanduar nga ministri i Brendshëm Koçi Xoxe.  Ai ishte armiku numër 1 i Koço Kottës. 

Kotta u dënua me 30 vite burg, ndërsa Prokuroria kërkoi denimin me vdekje.

“…Koço ka thënë në sallën e gjyqit pak a shumë këtu: “Më 7 prill të vitit 1939, qeveria jonë jo vetëm që nuk u frikësua, por organizoi edhe rezistencë të armatosur, duke bërë atë që nuk e bëri dot as qeveria çekosllovake, e cila ishte shumë herë më e armatosur se qeveria e jonë. Pikërisht, atë që s’e bëri qeveria çekosllovake e bëri qeveria e vogël e popullit shqiptar”.

Pasardhësi i tij tregon sesi Kotta gjeti vdekjen në burgun që ai vetë kishte firmosur për ta ndërtuar.

“…Ndodhi ajo që Koçon e dërguan në burgun e Burrelit, një burg që ai e firmosi për ta ndërtuar vetë kur ishte kryeministër. Po a e dini ju që kryeministri Kotta ka ndërtuar bulevardin e madh të Tiranës, ndërtesat e ministrive dhe shumë e shumë vepra të tjera, rrugë, shkolla e ura. Dhe natyrisht do ndërtonte edhe burg. Por pikërisht aty gjeti vdekjen.

Nga të gjitha dëshmitë e bashkëvuajtësve, nga dokumente arkivore dhe nga rrëfimet e të afërmve ishte e parapërgatitur që Koçoja duhet të vdiste. Torturat ishin çnjerëzore. Në fillim ai u fut në qelinë numër 7 të burgut. Të burgosurit bënin humor me Koçon. Një prej tyre ka treguar se i ka thënë: “Koço, mirë ta bënë që të futën këtu, sepse nuk e ke bërë të mirë këtë burg”.

Më pas u fut në qelinë pa numër. Aty gjithçka ishte në kufijtë e të paimagjinueshmes. E lanë pa bukë e ujë, i jepnin kripë, e godisnin me ç’të mundnin deri me bajonetë dhe thirrjet e tij ishin dëshpëruese. Të burgosurit kanë treguar se dëgjonin për orë të tërë fjalën bukë, bukë bukë, deri sa kjo erdhi duke u zbehur dhe më pas nuk dëgjohej asnjë zë.

Mishi në trup nisi të plasaritej nga kjo situatë dhe më pas zëri i tij nuk po dëgjohej fare. Gardianët e pamëshirshëm në vend ta ndihmonin dhe mjekonin e çanin me bajonetë në mish në ato vende ku ishte plasaritur. Deri sa erdhi edhe vdekja e tij përfundimtare. U varros në oborrin e burgut në atë që quhet e famshmja qershi.

Madje, pas vdekjes së tij, janë përhapur disa variante ku thonin se Kostaq Kotta u hodh aksidentalisht nga një lartësi.

Por ai u torturua deri në vdekje. U varros dhe më pas ia zhdukën edhe eshtrat. Sot ai është një nga kryeministrat e vrarë të shtetit shqiptar, pro edhe një nga kryeministrat që nuk ka varr…”

Koçoja la dy fëmijë, Nuçin dhe Teftën. Të dy ikën në SHBA. Nuçi ka vdekur, ndërsa Tefta jeton ende. Ata kanë fëmijë dhe jetojnë në SHBA. Pasardhësit e Koços në Shqipëri një pjesë janë dënuar dhe internuar, një pjesë ndërruan mbiemrin për të mos pasur asnjë lidhje. Kjo ka sjellë që jo vetëm eshtrat të mos ia kërkojnë por të mos kenë asnjë interes për tu marrë me historinë e Koço Kotës edhe tani që ka 26 vjet që komunizmi ka rënë.

Ju nuk e imagjinoni dot këtë dhe mund të bëni shumë pyetje. Por unë që jam pasardhësi i Koço Kotës e kuptoj shumë mirë. A e mendoni se çfarë krimi kanë bërë. Kanë masakruar një personalitet që tërë jetën e shkriu për këtë shtet: Ishte pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë, ishte dy herë kryeministër, kryetar i parlamentit, ministër i Brendshëm deputet, sekretar i Kongresit të Lushnjes. Çdokush do mburrej për breza të tërë shqiptarësh ai që do ishte pasardhës i një njeriu të tillë….”

/Konica.al/

September 11, 2017 20:06
Komento

11 Komente

  1. beni September 11, 20:38

    Ky ish kryeministri qe i mbushur bythen Ahmet zogut!
    Tani na i nxoret edhe Patriot hajdutet njelloj si ilir meten!

    Reply to this comment
  2. Lisi September 11, 22:02

    Koço Kota , mjek hanxhari
    Merr një valle palikari ,
    Se me një ferman , sulltani
    Sadrazem u bë firari………..
    F. S. Noli
    Bollë me kaq . Koçua , siç e nisi , e bitisi !

    Reply to this comment
    • KOZi September 13, 23:35

      Kjo eshte poezi e Fan Nolit ,kundershtar politik. Edhe sot po ashtu shprehen per kundershtaret politik.
      Si e nisi e bitisi vertete por nga kundershtaret politik ne kete rast komunistet por me gallate eshte si e nisi dhe bitisi armiku i tij Koci Xoxe qe po ashtu perfundoj por nga shoket e armeve dhe te partise…..tung

      Reply to this comment
  3. Laveri September 12, 07:53

    Ky ka marre ate qe meritoj

    Reply to this comment
  4. BejlerBeja September 12, 10:55

    O DITA ja fusni kot. Trilloni histori me agjente ruse.
    KOCO KOTA u rrembye nga Nevzat HAZNEDARI dhe tre persona te tjere. Ja si e tregonte HAZNEDARI ket histori:
    “KOCO KOTA ruhej shume dhe nuk kishte besim tek njeri. Per te gjetur vajta tek nje kusheriri im qe jetonte ne SELANIK. E pyeta se si mund te me ndihmonte por refuzoi. Menjehere e qellova ne turinj me qyten e nagantit. Ju mbush goja me gjak. Duke renkuar me foli se ai nuk dinte gje por mund te na ndihmonte nje rrobaqepes shqiptar, i vetmi qe KOTA kishte besim. Vajtem tek ai dhe pas nje “perpunimi te vogel” e detyruam te na conte tek shtepia ku jetonte KOCO KOTA.
    Arrestimi u be pa shume buje. Gjate rruges e lidhem dhe e futem ne thes qe te evitonim kontrollet e forcave partizane te E.A.M.

    Reply to this comment
  5. Guri i Kamjes September 13, 00:00

    E vertete. Koço Kota u rembye nga Nevzat Haznedari. Bashke me te ka qene dhe Naum Gedeshi. Per te tjere nuk kemi degjuar ne ate kohe. I afermi i tij rradhit nje sere meritash, por me e rendesishmja ka qene drejtimi i punes per hartimin e Kodit te pare Civil, modern shqiptar etj. vepra te karakterit ligjor. Kur qe kryeminister ka humbur nje gjyq me nje qytetar te thjeshte. Ky shembull mund te duket “hyjnor” krahasuar me gjendjen e sotme te drejtesise.

    Reply to this comment
  6. Intelektuali tironas September 14, 09:58

    Diktatura eleminoje pa meshire te gjithe njerzit e ndritur qe mendonin ndryshe.Ku do do ishte Shqiperia jone sot, ne se ata do te jetonin sikurse miqte dhe shoket e tyre perendimor ne boten e lire.

    Reply to this comment
  7. ELIOT September 14, 18:49

    PERSE N UK E MORREN ABAZ KUPIN KESHTU ME FORCE SPIUNAT E HITLERIT …JA RRUJATEN ABAZIT .. QE JETONTE NE PARIS .. ENVERI ISHTE KOQE I HARXHONTE DOLLARET ME NJEREZIT DEMOKRATE QE JA THAN NE SY QE ISHTE SOCIOPAT …ANALFABET .. NE VEND TE BENTE REFORMA TE PERMIRESONTE JETEN E POPULLIT …QE ISHTE NGA ME MIZERABEL NE EUROPE …KJO ISHTE PARTIA E NAZISTEVE BOLSHEVIKE …… EDHE HITLERI TE GJITHE KUNDERSHATERT I FUTI NE NURG .. OSE I VRAU … . JA KUUSH SHTE ENVERI DO TE CUDITESHA SIKUR TE BENTE DICA TE MIRE INTERESANTE PER POPULLIN………. PO BERI BUNKIERET …….

    Reply to this comment
  8. te flasesh te drejten September 15, 20:27

    ishte si ishte prap ju mor jeta ne menyr makabre nga regjimi pler me pak rrespekt nga fjalet pa karar se se keni provoar ne kurrizin tuaj bashke me kaurrin fan noli e te tjere si laveri lisi beni.

    Reply to this comment
  9. Moisi Golemi September 16, 08:15

    MASHTRUES je, o Harallamb. Koco Kotte u rrembye nga komunistet shqiptare, te cilet u informuan nga komunistet greke per mbkedhjen e “nacionalisteve” shqiptare ne Selanik. Te cilet i premtuan qeverise greke Jugun e Shqiperise, si shkembim per moslejimin e komhnizmit dhe sjelljen e tyre ne pushtet. U gjetn dokumenta per keto vendime. Kjo eshte arsyeja e rrembimit te Kocos, qe ky “pasardhesi” nuk na e thote. Na keni mbushur me artikuj tradhetaresh ku i nxirrni si viktima.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*