Kryeministri izraelit i bën thirrje vendeve evropiane të zhvendosin ambasadat në Jeruzalem

December 11, 2017 13:03

Kryeministri izraelit i bën thirrje vendeve evropiane të zhvendosin ambasadat në Jeruzalem

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje vendeve evropiane të ndjekin SHBA-në në njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e vendit të tij.

Netanyahu ndodhet në Bruksel për bisedime, dhe kjo është hera e parë që një kryeministër izraelit ka vizituar kryeqytetin belg në më shumë se 20 vjet.

Por shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini deklaroi se qëndrimi i bllokut evropian mbi këtë çështje është i pandryshuar.

Sapo mbërriti në Bruksel, Netanjahu përshëndeti përsëri vendimin e Presidentit Donald Trump, duke thënë se Jeruzalemi ishte kryeqyteti i popullit hebre për 3,000 vjet.

“Unë besoj se shumica e vendeve evropiane duhet të lëvizin ambasadat e tyre në Jerusalem, ta njohin si kryeqytetin e Izraelit dhe të angazhohen për sigurinë, prosperitetin dhe paqen“, deklaroi ai

December 11, 2017 13:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*