“Kryeministri ka veshur tashmë kostumin e socialistit borgjez”

July 11, 2019 16:30

“Kryeministri ka veshur tashmë kostumin e socialistit borgjez”

Në gazetën DITA të datës së djeshme (9 korrik), ju vini theksin për të dhënë mendime rreth shkrimit me titull: A është Shqipëria gati? Dhe rekomandoni, për të dhënë mendime nga lexuesit! Po jap mendimet e mia, shkurtimisht!

Nëse do gjykohet Edi Rama nga botëkuptimi i tij, koha ka treguar se ai është në anën e një neofashisti të shekullit të ri. Dhe si i tillë, nëse do te vazhdojë të qëndrojë në pushtet, për aq sa kuptoj unë nga politika, shumë shpejt, mund të na duket habi, si arritëm ne si popull, pa e kuptuar, të pranojmë diktaturën fashiste!

Por, pavarësisht nga kjo, i veshur me kostumin e socialistit borgjez, midis Kryebashkiakëve dhe Kryeqeveritarëve të këtyre 30 viteve që sundojnë Shqipërinë e që e sfilitën në çdo drejtim, është më i pranueshmi midis kategorisë së atyre që kanë qenë apo që pretendojnë të vijnë në krye të qeverisë nga krahu i djathtë!

A është e vërtetë shprehja e tij për qeverinë, si më e mira me qeveritë e mëparshme dhe atyre që do vijnë;

Mbi këtë mënyrë të foluri për drejtimin e vendit për mendimin tim ka dy arsyetime. Është i saktë për të parën. Por jo për të dytën. Besoj cilido kryeministër që do vijë (i majtë e i djathtë) në 2021 do nxjerrë mësime nga këto 30 vjet, sepse duke qenë larg përgjegjësisë direkte, ka dëgjuar e dëgjon mërzitjen e popullit nga qeverisjet e mëparshme dhe besoj i thërret mendjes!

Ama, qeveria Rama (e sotmja ), me ndonjë plus në qëndrimin e durueshëm për të mos i dhënë shkas me ndonjë veprim të mbrapshtë, qëllimeve djallëzore të partive opozitare që kanë marrë revanshin e mashtrimit të popullit, në protestat djallëzore të tyre, nën okelion, “Rama IK”, për të marrë pushtetin jo në tavolinë siç thuhet shpesh, por me forcën e mashtrimit të simpatizantëve të tyre deri në mbushjen e mendjes, për konfrontim civil, (absurde për parti demokratike të shekullit XXI-të), si dhe disa përpjekjeve për bashkimin e Shqipërisë me Evropën, është qeveri e pa dëshiruar për popullin!

Por populli hesht dhe e pranon; se i tutet ardhjes në pushtet të PD dhe Saliut!

Sipas mendimit tim emigrimi është një minus i madh për Ramën. Por jo 30 qershori! Në gjykimin e ftohtë, 724 000 vota më 30 qershor nëse i kanë marrë, janë inkurajuese. E para se me gjithë këtë luftë politike midis partive, natyrisht që ka njerëz që tuten. E dyta, largimi i afro 400 000 ( siç reklamohen ), te rinjve ka influencën e vet, sepse shumë nga ata mund të ishin pjesë e armatës se votuesve, si pjese e 3 500 000 zgjedhësve të listës.

Gjykoj se shuma 3 500 000nsi numër votuesish, është një shifër “hileqare”! Sepse në Janar 2018, Instat, e jep popullsinë e vendit 2 870 324 banorë. Duke hequr ata nën moshën për votim, në listë mund të jenë afërsisht 2 200 – 2 400 000 zgjedhës. Diferenca prej afro 740 000, (pak më shumë apo pak më pak), nuk besoj se përbëhet nga shqiptarë me banim nëpër botë, që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare, brenda një viti e gjysmë (2018 – 30.6. 2019) dhe u lind e drejta për të votuar! Hiqi kësaj shume edhe të rinjtë e larguar jashtë, shifra totale do ishte e reduktuar si votues në listën e zgjedhësve dhe % e votuesve del më e madhe!

A duhet të vazbdojmë të drejtohemi nga kjo klasë politike? Kjo klasë politike duhet izoluar në veprimtarinë e saj një orë e më parë! Por, nëse Shqipëria brenda 2021, përveç reformës në Drejtësi dhe reformës zgjedhore, nuk do të rikonstrukturojë ligjet që ka prodhuar gjatë këtyre 30 viteve, duke i vënë ata në shërbim dhe nën kontroll të drejtë të popullit; nëse parlamenti nuk do të reduktohet në jo më shumë se 65 – 75 deputetë dhe të zgjidhen direkt nga populli, duke ulur edhe numrin e administratës shtetërore në raport me numrin e deputetëve; nëse nuk do të skartohen partitë politike nëpërmjet një shifre mbi 5 % të votave për të zgjedhurit vendorë dhe kombëtar; nëse nuk do të vihen nene ndëshkuese për pushtetarët dhe qeveritarët e personat publikë që në emër të lirisë së fjalës, me ligjet e sotme kushtetuese, kanë të drejtë të përdhosin figurat e njeri tjetrit, të vartësve, të pjesëtarëve të familjeve etj, siç ua lejon kushtetuta e 2008, duke fut këtu edhe format e koncesioneve apo monopolizimit oligarkik të pronës e krahut të punës etj etj… CILADO FORCË POLITIKE ME SENS DEMOKRATIK QË TË VIJË, POPULLIT NUK DO I SHERBEJË!

Sepse, vetë struktura ligjore e kufizon lirinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në qeverisjen e vendit. Dhe nga ana tjetër politikanët i bën sundues me diktat sipas dëshirave e tekave të tyre, kundër popullit (siç veprohet sot!).

Që të mos zgjatem në kërkesat e tjera se mendoj që përmblidhen në përmirësimin rrënjësor të ligjeve kushtetuese, pyetjes tuaj:
A ka ardhur koha për një forcë të re politike? dhe a është Shqipëria gati? e them pa asnjë drojë, çdo minutë që kalon po çon në dekantim mendor, moral, ekonomik dhe politik të popullit; në zhgarravitjen dhe përdhosjen e vlerave kombëtare, të dinjitetit njerëzor dhe të vetë Shqipërisë.

PRANDAJ, FORCA E RE POLITIKE SOT ESHTE IMPERATIVE, per shpëtimin e popullit e të vendit, nga kjo klasë mashtruese me synime të caktuara që po e bën Popullin e Shqipërinë, një objekt tallje e shembulli të keq, në syte e botës!

Të tillë jemi sot faktikisht, me realitetet e hidhura, të grindjeve e shpifjeve të politikanëve tanë dhe eskortave të tyre.

Mendoj që përmirësimet e mësipërme së bashku me reformat e nisura, (por shumë të vonuara,) qoftë edhe me imponimin e ndërkombëtarëve deri më 2021, duhet të jenë fokusuar në Paketat ligjore të ndryshimeve kushtetuese, që të çlirojnë popullin nga vargonjtë e censurës alla DEMOKRATIKE!

Murat Xhafa

 

July 11, 2019 16:30
Komento

3 Komente

  1. Jimi July 11, 22:28

    Partite lindin si rezultat i krizave nga vete shoqeria dhe nuk krijohen me urdher per te zgjidhur krizat. Ato mbeten imperativ i kohes, kushtet socialeplitike, diktojne krijimin e tyre, per zgjidhjen e krizave.

    Reply to this comment
  2. Zalo Buba July 12, 19:16

    Or Murat xhafa duket se je ndonje i maskuar qe paguhesh ne katakombet e kryeministrise se ketij kopuku drogaxhi per ti dhene zemer poshtersive qe ky hajdut e kriminel per ta katandise Shqiperine ne humnere dhe ne gremine

    Reply to this comment
  3. Mehmet Metaj July 15, 19:59

    Qe te flasesh dhe konsiderosh Edi Ramen-kryeminister, dhe se prej tij mund te pritet ndonje gje e mire si refroma ne drejtesi etj…O milet akoma e merrni seriozisht kete pervers te lindur dhe rritu pallosh, 2 metra idjot qe merret gjithe diten me cicellonja pabesh..dhe s’di te bej asgje pervecse llomotit.. dhe ka promovuar vetem lapanjoze si taulant Balla e co..dhe gjithe femrat e uleta si Spiropalet, Xhacka-xhuckat, e Manastirliet..etj..qeedhe Kadafi kishte vetem rojet e veta femra por ky ka tere qeverine femra ose burra kurva…dhe njerezit ky popull raja’ i shkon ende’ pas..sepse ky vend ka shume nostalgjik te PP-se dhe prandaj s’behet kurre..! Vetem me PPP-te korruptive qe ka bere ai meriton te varet ne litar dhe lihet varur 6-muaj ne sheshin Skenderbej..! Ai vazhdon te tallet me nje popull te tere dhe perdor dhe takimet me Merkel e Sorosin duke u zgerdhire si nje monster model para tyre per tu dukkur i mire..cfare plehre..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin