Kryeministri kërkon që të thirret zyrtarisht ‘pasha’

May 14, 2016 16:19

Kryeministri kërkon që të thirret zyrtarisht ‘pasha’

Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen, është i njohur për demagogjinë e tij. Prej tri dekadash ai ka pasur pushtetin në vend, e gjatë kësaj kohe ia ka dalë që të manovrojë pavarësisht problemeve dhe përplasjeve politike, falë dinakërisë së tij.

Qeveria që ai drejton akuzohet për gjithçka, duke nisur që nga korrupsioni, te përdorimi i forcës për kundërshtarët, e deri te ndërhyrja në lirinë e shtypit.

Kritikët thonë se Hun Sen-i pengoi hetimin nga prokurorët ndërkombëtare sa u përket kriminelëve të luftës të regjimit të “Kmerëve të Kuq”, duke ia hequr mundësinë vendit të tij që të marrë shpagim nga krimet e tmerrshme dhe gjakatare të së shkuarës.

Në median ndërkombëtare, Hun Sen prezantohet si Kryeministri i Kamboxhias. Por titulli që ai mban, me sa duket është i pamjaftueshëm.

Këtë e bënë të qartë autoritetet shtetërore, të cilat mblodhën një samit me gazetarët ku folën gjerë e gjatë në Ministrinë e Informacionit të Kamboxhias.

6Sipas agjencisë ndërkombëtare “Associated Press” (AP): “Të gjitha mediat duhet që kur të përmendin apo shkruajnë emrin e Kryeministrit të vendit, të shqiptojnë apo shkruajnë të gjithë titullin e tij, prej gjashtë fjalësh: Samdech Akka Moha Sena Padei Techo Hun Sen’ — në shtypin e shkruar, radio dhe televizion”.

Titulli që Kryeministri mban do të thotë: “Komandanti ushtarak suprem dhe kryeministri ‘pasha’”, sipas AP, ose nëse përkthehet në një formë më madhështore: “Komandanti i madh suprem i lartësuar princëror i trupave fitimtare të lavdishme”.

Ky titull iu dha Hun Sen-it nga mbreti i Kamboxhias, King Norodom Sihamoni në vitin 2007.

7Por Kryeministri u kërkoi mediave që edhe gruaja e tij, Bun Rany, të nderohet në artikujt dhe kronikat e tyre. Ajo mban titullin: “Samdech Kittipritbandit Bun Rany Hun Sen”, që përkthehet: ““Dijetarja e vjetër e nderuar Bun Rany Hun Sen”, duke qenë se ajo ka mbrojtur doktoraturën dhe zotëron diplomë.

Hun Sen nuk është lideri i vetëm në botë që ka tituj të tillë kaq ekstravagantë.

Por ai drejton një qeveri, shkeljet e së cilës janë shumë të mëdha dhe për fat të keq injorohen masivisht nga institucionet ndërkombëtare.

Drejtori për organizatën” Human Rights Watch”, Brad Adams shkroi një opinion për “Washington Post” vitin e kaluar, ku tregoi se situata në vendin aziatik është mjaft problematike dhe janë të shumtë njerëzit që vuajnë. Dhe ajo vazhdon që të përkeqësohet.

“Çdo diplomat që unë kam folur rreth Kamboxhias e pranon se Hun Sen ka gjak në duart e tij dhe është shumë i korruptuar. Asnjë nuk pretendon se ai është demokrat. Por prapë, shumica e qeverive kthejnë shpinën kur ai manipulon zgjedhjet, arreston kundërshtarët dhe lëshon forcat e tij të sigurisë kundër protestuesve paqësorë. Si gjithë ata persona që qëndrojnë gjatë në pushtet, ai bën fjalime të gjata dhe të shkujdesura në televizionin ndërkombëtar dhe ka nisur që ta krahasojë veten me figurat historike kamboxhiane, ndërsa pretendon për tituj që lartësojnë figurën e tij”.

May 14, 2016 16:19
Komento

1 Koment

  1. Arturi May 14, 21:51

    Edhe Zhelefina jone eshte dijetare e madhe … ka diplomen e doktoratures nga … Kristali

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*