Kryeministri Mustafa kërcënon gazetarin

March 20, 2016 20:00

Kryeministri Mustafa kërcënon gazetarin

Kryeministri Isa Mustafa, ka kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi “se do ta paguajë shtrenjtë” publikimin e hulumtimit “Vëllai i kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Francë dhe Gjermani”.

Mustafa i ka telefonuar gazetarit Kajtazi në ora 17 e 32 nëpërmjet Viberit. “Alo, Isa Mustafa jam”, është prezantuar kryeministri. Ti a nuk pate me çka me u marrë, a veç me vellain tem a?”, ka thënë Mustafa. Gazetari i ka thënë se artikulli është publikuar për shkak se bëhet fjalë për migrimin e vëllait të kryeministrit dhe tregon për gjendjen e keqe në sektorin e shëndetësisë.

“Vëllau im nuk është në dorën time, por në dorën e sëmundjes. Ka kancer në fyt more qen bir qeni. Ke për ta paguar shtrenjtë këtë”, ka thënë Mustafa duke e mbyllur telefonin.

Gazetari ka komunikuar me zëdhënësin Arban Abrashi për t’i kërkuar sqarime rreth këtij rasti. Abrashi ka thënë se ndodhet jashtë vendit. Ai ka shprehur keqardhje dhe ka shtuar se kryeministri nuk po ia hap telefonin.

March 20, 2016 20:00
Komento

1 Koment

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... March 20, 23:23

    Isa Mustafa eshte nje agjent i vjeter Serb, keshtu eshte kush eshte agjent serb dhe tradheton atdheun ka jetegjatesi ne politike, njesoj si krimineli yne Sali.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim