Rama në Samitin e NATO-s: Vendet e Aleancës të nxitojnë për njohjen e Kosovës

September 5, 2014 17:07

Rama në Samitin e NATO-s: Vendet e Aleancës të nxitojnë për njohjen e Kosovës

Shqipëria mban qëndrim të fortë në Samitin e NATO-s. Qoftë për nevojën e njohjes së Kosovës si shtet nga anëtarët e aleancës që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, qoftë për nevojën e zbatimit të përpiktë të marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni, por edhe për nevojën që NATO të përfshijë edhe vendet e tjera të Ballkanit, duke filluar me Malin e Zi për të cilin kryeministri Rama kërkoi ftesë, në strategjinë e saj të zgjerimit.

Në të dyja sesionet Kryeministri u ka bërë apel të hapur katër vendeve të NATO-s që ende se kanë njohur Kosovën që të nxitojnë për ta hedhur këtë hap, pasi edhe në kuadrin e zhvillimeve të reja në frontin e propagandës së ekstremistëve islamikë, është e domosdoshme që shqiptarët e Kosovës që kaq shumë kanë investuar për lirinë, paqen dhe stabilitetin e rajonit, meritojnë të ndjehen pjesë e familjes së shteteve europiane.

***

Takimi Rama-Obama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim kokë më kokë me Presidentin amerikan Barack Obama, në kuadër të Samitit të NATO-s që u zhvillua në Uells në datat 4-5 shtator.  Takimi më pas ka vijuar me prezencën edhe të Sekretarin të Shtetit John Kerry.

Ndërkohë, në konferencën për shtyp që ka dhënë në Uells, kur është pyetur mbi takimin me homologun grek Andonis Samaras dhe interesin e palës greke për reformën territoriale, kryeministri Rama është përgjigjur se kjo çështje është atribut i Shqipërisë dhe e miratuar nga Parlamenti shqiptar.

Sa për çështjet e pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë, Rama ka theksuar se, kjo nuk është një çështje e tillë por vetëm e Shqipërisë, për përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe minoriteteve.

Sa për Marrëveshjen e anuluar të Detit, Rama ka shprehur gatishmërinë për ta trajtuar atë me qeverinë e Athinës.

Ndërkohë, paralajmërohet një vizitë e kryeministrit grek në Tiranë, me ftesë të Kreut të Qeverisë shqiptare.

September 5, 2014 17:07
Komento

6 Komente

  1. RRESHEN,ALBANIA September 5, 15:23

    bravo EDI keshtu e don FYROM…u msu me GRUESKI me SALI KOMUNISTIN tu tall bythen per pak kohe me ty do te jena 1-shi ne ballkan

    Reply to this comment
  2. mustafa September 5, 15:28

    Edhe une takova Xhemalin, Frrokun dhe Vis mekanikun.

    Reply to this comment
  3. AA September 5, 15:29

    Me ne fund, po vjen era shqiptarizem dhe dinjitet shtetari! Faleminderit KM Rama!

    Reply to this comment
  4. Balta e Devollit September 5, 15:35

    Emo lere se eshte foto montazh…….me BURRA shteti takohet vetem MERJA dhe LULJA.

    Reply to this comment
  5. turi September 5, 16:14

    Shume mire i ka the marveshja e OHRIT sduhet anashkaluar asnjehere,as 1 shqiptare mos ta haroje apo ta shkele ate marveshje. Ajo marveshje eshte bere me mundin djersen dhe gjakun e shqiptarve dhe do prioritet kryhesore

    Reply to this comment
  6. lis dushku September 5, 17:33

    Mor katunari Sali,e ke shishen e vojit me kacarrum misri!.Nuk i japin voj katunareve!Jo Podesten te paguje ti,po te kishe pas thesarin e Ali babes,nuk te priste Obama,Merkel,Holland.Ngjoje Edin si ja kthen xhevapin te gjitheve,se eshte qytetar ai,jo si ti,qe merresh me intriga katunaresh! Ti ishe per kryetar komune ne Vicidol,kto tarallaket e Liri-demokracise,te vune ne krye te sedrit.Ju rrofte shkolla dhe kultura,po vihet kollovari ne krye te puneve?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*