Kryeministri Rama vizitë blic te Kombëtarja

June 6, 2016 09:23

Kryeministri Rama vizitë blic te Kombëtarja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar mbrëmë ekipin kombëtar që gjendet në rezidencën e vet në Bergamo, në hotel “Winter Garden”.

Ai është takuar me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, trajnerin Giovanni De Biasi dhe drejtues të tjerë të skuadrës. Ai u informua për përgatitjet e ekipit dhe shprehu dëshirën për një takim me të gjithë futbollistët  para nisjes për në Francë.

Në hotelin “Winter Garden” sot do të organizohet një takim mes ekipit kombëtar dhe kryeministrit Edi Rama, në orën 09.00.

Menjëherë pas këtij takimi, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të niset në aeroportin e Bergamos.

June 6, 2016 09:23
Komento

1 Koment

  1. Mark uk June 6, 15:26

    Moos se ashte ters.Te jeni te sigurt se do humbin ndeshjet ne grup.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*