Incident me kryeministrin serb ndërsa ishte duke folur për ndeshjen dhe Edi Ramën (VIDEO)

October 28, 2014 00:19

Incident me kryeministrin serb ndërsa ishte duke folur për ndeshjen dhe Edi Ramën (VIDEO)

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka vazhduar me deklaratat e tij se shqiptarët ishin fajtorët e trazirave në Beograd më 14 tetor, ndonëse me një gjuhë më të zbutur.

Teksa ka tentuar që të ulë tensionet mes Serbisë dhe Shqipërisë, Vuçiçi nuk e ka shmangur dot diskursin e tij të përhershëm për ngjarjen e Beogradit, raporton gazeta Blic.

Duke folur në “London School of Ekonomiks”, Vuçiç ka thënë se pret të ndërtojë një marrëdhënie të mirë me Shqipërinë, ndaj edhe për këtë ka ftuar për të dialoguar edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Por në sallat e “London School of Ekonomiks” është shënuar një incident, pasi një mbështetës i ish-Kryeministrit të vrarë Zoran Xhinxhiç, ka akuzuar Vuçiç se i ka ndërprerë karrierën politike dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë.

Sipas medieve serbe, personi që ka lëshuar këto deklarata është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje, ndërsa diskutimi i Vuçiçit me të pranishmit në sallë ka vazhduar normalisht.

Më poshtë ndiqni videon:

http://www.youtube.com/watch?v=Yqa7-QuPVvs

October 28, 2014 00:19
Komento

8 Komente

  1. Jim October 27, 23:45

    Boboboo, keta serbet jane komplet kafshe

    Reply to this comment
  2. Petrit Zili October 28, 00:52

    Erdhi me” një kob”
    Dita e xhuma’
    Lajmi mori dhenë
    UEFA na la

    Sa shpejt fluturoi
    Ky lajmi kodosh
    UEFA na la
    Eh, kryet shëndoshë

    Si na la UEFA
    Po pyesni e thoni?!
    Fort në të dy veshët
    E kafshoi droni.

    UEFA na la
    E hëngri jeshilin
    Sa pa n’atë dron
    Vetë Ismailin.

    Luajti nga fiqiri
    E pshurri futbollin
    Se pa n’atë dron
    Atë, Mic Sokolin.

    S’mundi të durojë
    UEFA lezbike
    Që me kokë Balaj
    Të thejë një karrike.

    S’mundi të durojë
    Jo UEFA plakë
    Që ta mbronte dronin
    Futbollisti Xhakë.

    S’mundi të durojë
    Rruspija e vjetër
    Cana mos të kthejë
    Edhe faqen tjetër.

    Paj shug i rrodhën
    Lotët gjer në gushë
    Pse s’u japin lule
    Tifozëve në fushë?!

    Zemrën ia plasën
    Shqiptarët “ gjaksorë”
    Që ngacmuan serbët
    “ Të urtë e paqësorë”.

    Thonë gojët e liga
    Rëndë nuk u vjen
    Në krye UEFA
    Paska një legen.

    E quajnë UEFA-n
    Një hajdute xhepash
    Në mes të Evropës
    Një gjykatë plepash.

    I thonë kësaj gjykate
    Alias “ miss” Evrope
    Se qënka ahur
    Plot me vica lope.

    Të tjerë i drejtohen
    Atij, Platinisë
    I thonë ke fut kokën
    N’brekushe t”Serbisë.

    Kthyet veten pas
    Njëqind e një vjet
    Në vitin e mbrapshtë
    Nëntëqind e trembëdhjetë.

    Dhe në atë vit
    Gjyshër t’Platinisë
    Falën sipas qejfit
    Toka t’Shqipërisë.

    Ndaj për ngushëllime
    N’doni me u nisë
    I thoni dy fjalë
    “ Me nder” Platinisë.

    Eh, mor Platini
    Emër “ qelibari”
    N’radhën ku je vënë
    Të mungon samari…

    Dhe e menderose
    Vetë Platininë
    Si “ zgalem” e mbrojte
    Serbo – marrëzinë.

    E rreshtove veten
    Bashkë me ivanët
    Ligjet i dërmove
    Mbrojte huliganët.

    Dhe në mes të tyre
    Sot je kryemik
    Se për cmenduri
    U fale tri pikë.

    Dikur kishe emër
    Ishe futbollist
    Tani ke një damkë
    Lexohet racist.

    Kur luaje futboll
    Ishe dinjitoz
    Tani ke një nofkë
    Je kryemafioz.

    Në kto anët tona
    Je vetëm armiku
    Të do vec një bushtër
    E rënë nga fiku.

    Për ty dhe një burrë
    Lotët i derdh curg
    Është ai që mendjen
    E ka lënë në burg.

    Dëgjoje një fjalë
    Dhe mos e harro kurrë
    S’trembet nga urrithët
    Shqipja mbi flamur.

    Reply to this comment
  3. Mark uk October 28, 08:22

    Shume bukur ju lumt,po ditet e javes thuaj shqip nese je shqiptar.Edhe nese je turk qe ke mesuar shqip duhet ta thuani sic eshte ne shqipe.

    Reply to this comment
  4. treporti October 28, 08:37

    Kjo vidio e takimit te Vucic, nuk funksionon.

    Reply to this comment
  5. vani October 28, 12:36

    Bravo Petrit Zili,humor i kendshem…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim