Kryeministri shqiptar në rolin e përkthyesit të shkrimtares Vorpsi

Valbona Bozgo September 3, 2015 18:06

Kryeministri shqiptar në rolin e përkthyesit të shkrimtares Vorpsi

Kur e ndesha për herë të parë këtë lajm, mendova se do ishte një nga farsat e zakonshme shakatare, që rëndomë publikohen në rrjetet sociale. Por, jo! Qënkesh e vërtetë!

Përshtypja e parë ishte befasia. Kryeminstri i vendit në rolin e përkthyesit letrar. Pak tallaze kalon Shqipëria,sa i dilka koha të merret me përkthimin e njëlibri, nga gjuha e huaj në të cilin është shkruar, në atë amtare?! Të përfshihej në publicitetin e arteve pamore, si piktor që është, do ishte e kuptueshme. Mos ndoshta kërkon të provojë talentin e tij, si përkthyes letrar, gjë që nuk është fort e lehtë, pasi përkthyes të tillë kemi pa hesap, por të aftë, pak?!

Edhe po të qëndronte kjo hamendje, autorja duhet të na bindë për vlerën letrare absolutisht të pakritikueshme të librit të saj, të cilin e ka marrë përsipër t’a përkthejë kryeministri, dora vetë. Nuk kam lexuar gjë nga kjo shkrimtare, me përjashtim të kundrimit të fotove të publikuara nga ajo vetë, në faqen e saj në ‘’Facebook’’, që më shumë se sa një prozatore, të kujton një fotomodele. Në u ndërthurshin të dyja, talenti dhe bukuria, s’mbetet të themi gjë tjetër, veçse që Vorpsi është fatlume.

Por, ka një tjetër pakuptueshmëri në këtë çështje: autorja është shqiptare që jeton jashtë vendit dhe shkruan në gjuhë të huaj. Është zgjedhja e saj se në cilën gjuhë shkruan. Dhe nuk është e vetmja. Një tjetër shkrimtare shqiptare, B. Myftiu shkruan në frengjisht, por i përshtat vetë librat në shqip. Vorpsi nuk di mirë shqip?! Po të jetë i vërtetë ky fakt, domosdoshmërisht ka nevojë për përkthyes. Por, pse pikërisht përkthyes i saj duhet të jetë kryeministri, ndërkohë, që një shkrimtare e suksesshme si ajo, jashtë kufijve të Shqipërisë, nuk do t’a kishte aspak të vështirë të zgjidhte një ndër përkthyesit më të njohur në vend?

Emrin e shkrimtares Ornela Vorpsi (në foto) e kam dëgjuar për herë të parë, para disa vitesh, nga një miku im, shkrimtar i mirënjohur shqiptar. Më tregoi, se si autorja, para se të pranohej nga botuesit e huaj, ishte refuzuar sistematikisht të botohej nga ata vendas. Kur fama e saj ‘’mori dhenë’’, botuesit tanë, që nuk lënë rast të trumbetojnë letërsinë e madhe, që del nga entet e tyre, e ftuan të botonte tek ta. E mllefosur shkrimtarja refuzon me të drejtë. ‘’Ju nuk pranuat të më botonit, refuzoj unë tashmë bashkëpunimin me ju’’, duket sikur u përgjigjet me heshtjen e saj.

Lëndesa e saj është kaq e madhe (e kuptoj personalisht fort mirë), sa për vite, ajo refuzon sistematikisht të botohet nga hienat botuese shqiptare. Pra, Ornela paska shkruar në shqip! Natyrisht, kush më mirë se ajo vetë do t’i përkthente librat e saj me merakun më të madh? Por ajo këmbëngul në mospranimin e saj. Duhet tjetërkush të paguajë për shkeljen e ëndërrave të saj në atdhe. ‘’Dhe nuk ka asgjë më të tmerrshme, se sa ëndrrat e thyera’’ thotë Kadareja.

Dhe këtë, e merr përsipër, me gjest qytetari dhe kalorsiak vetë kryeministri i vendit. Nuk ka vend për shumë romantizëm në të vërtetë. Si shef i qeverisë, ai kërkon të përçojë një mesazh tek bashkëkombasit e tij, kudo ndodhen: vënien në vend të vlerave, sendërtimin e ëndërrave! Me rolin e përkthyesit, që ai ka ndërmarrë, kërkon falje publikisht si institucion, për nëpërkëmbjen e deritanishme të talenteve dhe të të aftëve, nga qeveritë shqiptare. Llogjikshëm, faljen e pason premtimi.

Por, a mjafton kjo? Sa ‘’Ornela’’ mund të ketë, jo vetëm në letërsi? Sa prej tyreve nuk u zbulohet dhe njihet talenti, siç pati fatin Vorpsi, veçse, jo në Shqipëri?

E keqja duhet të luftohet me rrënjë. Rrënjët helmuese janë vetë funksionimi i të ashtuquajturave shtëpi botuese, të njohura ligjërisht, si të tilla, ndër më të prapambeturat dhe korruptueset në rajon. Ato interesohen vetëm për fitmin e tyre, asgjë tjetër! Nuk di që ato të kenë zbuluar ndonjë talent! Aq më pak, të kenë lidhje me shtëpi botuese të huaja për të përkthyer autorë shqiptarë!

Së fundmi, ministria e kulturës ndërmori një aplikim, ku financionte ndonëse modestisht, dhjetë autorë shqiptarë, të përzgjedhur ndër shumë të tjerë. Autorët janë përzgjedhur, duke mos ua ditur autorësinë, për të shmangur subjektivitetin. Iniciativë e mirë, por jo bindëse. Sikur t’a marrim të padyshimtë aftësinë gjykuese të anëtarëve të jurisë, zor se të mbushet mendja, se shtëpitë botuese i kanë paraqitur krijimet e autorëve në këtë aplikim, pa ua ditur emrat, apo duke i mbajtur sekret. Disa prej emrave të fituesve janë publikisht të njohur dhe fitues të bindshëm, duke gjykuar nga krijimet e tyre të mëparshme.

Por, edhe kjo gjetje e ministrisë së kulturës, nuk e zgjidh me themel çështjen, sepse ato, themelet, janë hedhur krejt fajësisht. Duhet hartuar ligji apo rregullat, për funksionimin normal të tyre, siç i ka bota e qytetëruar, që do të thotë, shtëpitë botuese ekzistuese të ç’liçensohen. Në të kundërtën, ato do vazhdojnë të jenë mospërfillëse dhe arrogante, të mbrojtura padrejtësisht nga ligjet në fuqi.

M’u kujtuan tre nga korifejtë e letërsisë shqipe, të papërkthyera në gjuhë të huaja: Migjeni, Poradeci dhe Rreshpja. I pari, me grushtin që kërkon të godasë malin. I dyti, me harresën ajzbergiane në gjallje të tij dhe i treti, me pikëllimin greminor, ku të vetmin ngushëllim e gjente tek e ëma:

Ave, nëna ime!

Vetëm tek ti kam besuar

Zot tjetër nuk kam patur kurrë. Amen!’’

Me shpresën, që akti vlerësues politik i kryeministrit, i mishëruar në rolin e përkthyesit, të mos jetë i izoluar, jemi në pritje të gjykimit të këtij roli që ka marrë përsipër, si edhe të Vorpsit si shkrimtare. Paçin sukses!

Por, nëse në të ardhmen vazhdohet i njëjti trajtim (ç’trajtim) i shkrimtarëve shqiptarë, siç vazhdon të jetë, pikëllueshëm do n’a duhet të themi:

Ave, nëna ime Shqipëri.

Më thuaj, ku të besoj?!

Valbona Bozgo September 3, 2015 18:06
Komento

26 Komente

  1. socialist fierak September 3, 18:19

    cfare e ka ate zedhenesen e Saliut me mbiemer Vorpsi?
    Se Rama dhe keta biseksualet qe ka rreth vetes jargaviten si qen rrugesh kur behet fjale te ndihmojn ndonji prej ketyre bishtave te PD-se.
    E kane si hobi.
    Ata me te cilet erdhen ne pushtet i perbuzin, ata qe u kan dhen dru, i duan.
    Jane rrahur qe te vegjel neper lagje dhe u vjen mire
    Ne ne Fier u themi “cuna bythe”

    Reply to this comment
    • LOVE September 3, 21:55

      ti kokepalari fierak
      rri atje te forumet e partise , duartrokit sa her vjen Armandua
      laj dhe balten qe ju del nga lumi ,
      dhe lere biografine
      se sot nuk gjykohemi si fis dhe as nuk na internon dot me njeri .
      nuk e ka asgje ,idiot i padobishem ,po dhe sikur ta kishte
      ti asgje nuk ben dot …dhe mos harro
      Rama eshte aty se jeni ju

      Reply to this comment
    • Ajo September 4, 08:07

      Sa i mjere kryeministri yne! Kerkon me cdo menyre te evidentohet ne art duke perdorur pushtetin dhe ofiqin.

      Theksoj se nuk ka asgje te keqe te merresh me perkthime por ai nuk paguhet as per te bere zhgaravinat ne forme melcije dhe veshke dhe as per tu marre me artistet snobe dhe deshtake po aq sa ai.

      EKONOMIJA ESHTE BLOZE O TRAP KRYEMINISTER!
      Ti mire qe je hajdut por je dhe arrogant e budalla. Duhet nderruar sa me pare se do na lere pa breke……
      Vendin e ka dhene komplet me koncesion, nafta ne tavan, cmimet ne qiell, kryeministri perkthen Ornela Vorpsin …………… O Zot na ndihmo!

      Reply to this comment
  2. ennnnno September 3, 18:22

    po kjo pse mban macok ne dore.
    kryeministrit tone artist cirku i pelqejn papagallat

    Reply to this comment
  3. liza September 3, 18:47

    Edo merre vere drejtoresh gjekundi kete se i ploteson “kriteret artistike”

    Reply to this comment
  4. semanjaku September 3, 21:17

    EH kryeminister paske kuhe edhe te perkthesh libra. Me sa duket punet e shtetit jane ne drejtimin e duhur.

    Reply to this comment
  5. Stil September 3, 21:37

    Para pak vjeteve kontaktova dy romanciere te huaj ku shpreha deshiren te perktheja ne gjuhen shqipe vepren e tyre e cila beri shume buje ne bote por nuk njihej ne vendin tone. M’u pergjigjen menjehere me shume miresjellje dhe korrektesi. Kontaktova dhe disa nga shtepite botuese kryesore ne Tirane, qe ne kundershtim me cdo tradite a parim te subjekteve publike, nuk denjuan as te me kthejne nje pergjigje, qofte dhe negative se nuk do permbysej bota. Ky eshte niveli i komunikimit me publikun ne Shqiperi, jo vetem nga subjekte qeveritare shteterore por dhe nga subjekte te cilet duhet te nxjerrin fitim nga mirekuptimi me publikun. Pastaj ankohen se nuk lexon apo blen njeri ATO tituj qe zgjedhin.

    Reply to this comment
  6. LOVE September 3, 21:51

    nganjeher duhet dhe kufizuar liria e fjales , dhe kur flas une per kufizim eshte vertet
    keq puna
    as une nuk e di kush jeni juve ,asqe e di cfare keni si profesion ,po nqs shkruani
    terhiquni ,sinqerisht terhiquni .
    nuk e dija qe kryeministri i vendit paska marre persiper dhe nje perkthim ,por ju siguroj qe e ka ber ne menyre letrare …e keni parasysh kur thuhet kuptim figurativ ?
    Ramen e kemi keshtu , si te gjithe ne ,kemi caqet tona dhe mangesite tona
    nuk ka asgje te keqe ne kete , te investohesh personalisht nuk ka asgje te keqe
    sidomos per nje si Vorpsi ,qe me kaq keqdashje e paragjykoni ,
    nuk e keni lexuar ,jo ne fakt i keni lexuar fb ,dhe kaq mjaftoi qe ta mendoni vetem fotomodele ….por duhet ta lexoni jo nga fb
    eshte nje krenari per ne Vorpsi , dhe uroj qe Rama mos ta perkthej personalisht
    do ta shemtonte
    frengjishtja eshte gjuha e Hygoit ,Balzakut ,Flober ….,eshte …eshte frengjisht .
    ka shume gjuhe ,por frengjishtja eshte enderr
    qe mos te zgjatem shume , nuk di ku dhe si e keni hallin .sigurisht aty duket qe nuk funksionojne gjerat ,ose funksionojne pak .
    po per kete se ka fajin Vorpsi ,dhe as Rama qe do te ‘perktheje’ Vorpsin
    mos harroni qe asaj nuk i falen asgje .Vorpsi nuk u ankua ne gazete dhe nuk lexoi fb e asnjerit ,… ngriti leckat dhe iku ,REALIZOI ENDERREN E SAJ !
    bejeni dhe ju !
    znj Valbona , kur ishte ne France Konica , shikonte me vemendje skulpturat
    dhe e pyeten cfare mendimi kishte
    JU ME BALTE BENI HERONJ ,NE HERONJTE I BEJME BALTE !
    kujdes me kendveshtrimin tuaj ,kujdes me…. lapsin .

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit September 3, 22:49

    sjellje snobesh. Edhe macja duket sikur ka dale nga duart e kirurgut plastik.Rama do jete duke i (per)kthyer ndonje borxh te vjeter e me siguri perkthimin e ka bere vete. Natyrisht ka thene c’ka dashur ai e jo se c’ka shkruar ajo.

    Reply to this comment
    • LOVE September 3, 23:45

      dole dhe ti cuni i hitlerit 😛
      e di qe komunizmi dhe fashizmi jane bij te te njejtes nene ?
      Diktature quhet …po kete e di ti
      snob ? te kesh nje kafshe shtepiake quhesh snob ??
      ke ndonje ide sa e lashte eshte kultura e mbajtjes se maceve neper shtepia ??
      qysh nga faraonet i dashur gjerman ,ata qe ishin …snob dhe ngriten piramidat
      Zonja me siper ,nuk i ka mbushur 50 vitet , e diplomuar dhe e vleresuar me shume cmime , …po ti lexo ndonjeher
      eshte dhe piktore ,dhe shume e vleresuar .kjo per te spjeguar cfare po i [per]kthen Rama .Ne duart e saj mendoj se Rama duket si nje peluhur e shtrenjte indiane …nga ato qe behen shamite e hundeve 😛
      mendim personal ky i fundit ,mos ma merr per keq …
      ti e di qe une vdes per kryerrrrilindasin
      dhe me keqardhje te madhe me duhet te te ve ne dukje ,qe nuk ngjasojme dot te gjitha me ato proletaret qe keni te mozaiku ne balle te Tiranes 😛

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit September 4, 13:41

        Love, ti dallon se flet me shume dashuri….Une thashe pune snobesh kete punen e perkthimit, macja vjen pas pikes, fjali tjeter. E kam me spond kete batuten e kirurgut me macen por pardon, e pranoj se jam paragjykues. flm per shpjegimin e kafsheve shtepiake, une mbaja qen ne oborr kurse komshija im mbante elefant, kuptohet, ne etazher. Kam njohur nje piktor nga Shkodra kur ishte mesues liceu, ai ka bere shume pune tek ballina e mozaikut qe permende ti tek muzeu kombetar. Kam idene se Edi nuk ia kalon, ne zanat, kuptohet, se per gjatesi do dali ligji qe ndalohet te jesh me i gjate se kryeministri. Tani, se Edi perkthen eshte vlere, se cfare ben pas 8 oreshit zyrtar eshte pune e tij dhe nese perkthen ben vertet nje gje te bukur. Por ti perkthesh ne shqip nje autoreje shqiptare me ngjan cudi e cudive. Dhe pak ta quash snob.

        Reply to this comment
  8. drita bashaj September 4, 03:08

    librat e saj jane porno, pa asnje vlere artisrike, po kjo u pelqen moderneve dhe kryeministrit. Ornela ka mbaruar institutin e arteve dhe ka ikur ne moshe 33 vjec nga Tirana ne Itali. Si ka mundesi qe ajo s’e perkthen dot librin ne gjuhen e saj , po mund ta shkruaj ne gjuhet qe mesoi , qe gjithesesi jane te huaja. Ne librat e saj ka pese rradhe tekst dhe pese faqe nudo te vetat dhe te te tjereve. Libra per te perkthyer njre kryeminister!!!!! Nuk shikon aty hallet dhe dramat shqiptare, po merret me porno!!!!

    Reply to this comment
  9. drita bashaj September 4, 03:10

    gabim shtypi, ka ikur nga Shqiperia 22 vjec

    Reply to this comment
  10. LOLI September 4, 09:36

    THONE QE LIBRI I DEDIKOHET KOHES KUR KRIEMINISTRI INE KA KEN NE FR ,NDAJ EDHE KA MARRE PERSIPER PERKTHIIN!NDJENJE ASGJE ME SHUME,OSE GJITHCKA DHE VETEM NDJENJE JO!

    Reply to this comment
  11. Bake45 September 4, 12:15

    Jozefina gjente kohe te perkthente 400 e ca faqe kur ishte kryetare e parlamentit. Lum si ne, drejtohemi nga Supernjerez!

    Reply to this comment
  12. Kris 1 September 4, 13:12

    Nga Kurbani:
    Burri qe s’i ben te gjitha plaste e I rente pika.

    Reply to this comment
  13. gogo September 4, 13:36

    Perse cuditeni me Kryeministrin tone,se po perkthen ”veprat” e motres se asaj,qe e shante me rrenje e me dege Edin ne opozite!? Ai ka kohe plot te tallet me neve,te zhgarravise nga ato piktura,qe i u thone abstrakte,se nuk te thone asgje,por qe ti mund t’i interpretosh si te duash! Te merret me prishjen e nje kisheze ne kodren me te larte te banuar te Dhermiut,duke e quajtur,me cinizmin qe e karakterizon, ”garazh”! E,me qe e quan garazh,nuk ka perse te mos merret edhe me prishjen e ndonje garazhi te vertete,ne u zbulofte,diku ne ndonje cep te Shqiperise,ne se diktohet se eshte ndertuar ne vitin 1996 (si bie fjala,kisheza e SHEN THANASIT!) pa leje-n e Edit! Pra,sic e shihni,ai ka plot kohe te merret edhe me perkthime!Ndofta mund te perktheje edhe ndonje perralle,qe mund te dale se shpejti ne gjuhen kineze,qe mund te filloje sic fillojne perrallat: ”Na ishte nje here nje Kryeminister,qe bente realitet cdo enderr qe i fanepsej naten ne enderr!………..”

    Reply to this comment
  14. lato September 4, 14:51

    Mos e quani perkthim,.Ky eshte provokim,Eshte nje manover krahmarrje ne radhet e kundershtarit politik

    Reply to this comment
  15. Arti September 4, 18:02

    Kaq shume kohe te lire ka!!

    Reply to this comment
  16. lis dushku September 4, 18:58

    Mos vdeksha pa lexuar shkrimtaren Worpsi!

    Reply to this comment
  17. lungo leshi September 4, 21:42

    AH SA MIRE TA PASKA BERE ERLA MEHILLI: EPO KESAJ I THONE ME BEJ NENEN TE TE THEM BABA …PO LUNGUA MORE KUR DO FILLOJ DINI GJEEEEE

    Reply to this comment
  18. K September 5, 16:34

    Ju kuptoj,jeni shqiptarë.
    Për mentalitetin tuaj demodè,një kryeministër
    duhet të dijë mirë të shajë nga nëna në parlament,
    tu kërcënohet në mënyra mafjoze atyre që e kundërshtojnë,
    të vjedhë e vrasë fshehurazi shpesh por edhe hapurazi
    kur e do puna e kombit.Të gënjejë dhe përqeshë të
    drejtën,të marrë nëpër këmbë drejtësinë etj.
    Kjo është arsyeja që quhet Shqipëri e jo Francë apo Itali.
    Cdo aktivitet intelektual sado mediokër do të kontribonte
    sado pak të ndriçonte mendjet tuaja mesjetare.

    Reply to this comment
  19. Arben September 6, 02:40

    Mua me paten dhuruar nje liber te saj ne Italisht. meqe me ra ne dore e lexova. e vetmja pershtypje qe me nga mbetur eshte qe autorja eshte nje tyryfycke me byze te frura e bluza te ngushta, gjithe naze. Sa per librin as nuk mbaj mend titullin as historibe. harxhim fjalesh e letre muhabeti. Se di kush I lexon librat e saj, por ne tregun e baztardhuar ka vend per shume tyryfycka. Letersi e nivelit te teksteve te kengeve qe kane pushtuar tregun e pijetoreve shqipetare.

    Une shpresoj shume qe kryeministri te merret me pune te tjera. nje nga keto te shqyrtoje listat e kandidateve dreqi e mori se po I dalin te gjithe horra me pushke ne xhep

    Reply to this comment
  20. lato September 6, 04:25

    Boll me,hiqeni kete ftyre plastike!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*