Kryeministri sirian i shpëton një atentati me bombë

Redaksia Online April 29, 2013 09:16

Kryeministri sirian i shpëton një atentati me bombë

Kryeministri sirian, Wael al-Halki, i ka mbijetuar një sulmi me bombë në Damask. Autokolona ku gjendej makina e kryeministri sirian është vënë në shënjestër të një bombe paraditen e së hënës, njofton media shtetërore siriane.

“Shpërthimi terrorist në al-Mezze ishte një tentativë për të eliminuar kryeministrin. Doktor Wael al-Halqi është shëndoshë e mirë dhe nuk është plagosur aspak”, bën të ditur televizioni shtetëror.

Megjithatë, sulmi ka shkaktuar viktima, por deri tani është konfirmuar vetëm vdekja e një prej shoqëruesve të kryeministrit.

Sulmi ndodhi në zonën e Mezze-s, një rajon ku gjenden shumica e institucioneve ushtarake. Menjëherë pas sulmit, aktivistët e opozitës postuan një foto ku shfaqej tymi i zi që dilte nga vendi ku ndodhi ngjarja.

 

Redaksia Online April 29, 2013 09:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*