Kryeministria akordon fondin për zonat e përmbytura të Shkodrës
Nga Arkiva
Këshilli i Ministrave ka akorduar sot një fond prej 20 milionë lekësh Ministrisë së Bujqësisë, për të ndihmuar me bazë ushqimore blegtorinë e zonave të përmbytura në Shkodër.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë, thuhet se me propozim të ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, u vendos që të akordohet ky fond “për t’u përdorur për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër”.
Fondi prej 20 milionësh i është pakësuar “Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në programin buxhetor 04250”.
s.a/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento