Kryeministria: Udhëtimi i Ramës në Kinë, i sponsorizuar nga ambasada kineze

September 10, 2014 16:57

Kryeministria: Udhëtimi i Ramës në Kinë, i sponsorizuar nga ambasada kineze

Kryeministria iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, e cila thoshte se kryeministri Edi Rama ka udhëtuar me avion privat drejt Kinës.

Kryeministria ka sqaruar se për këtë udhëtim nuk është shpenzuar asnjë qindarkë nga taksat e shqiptarëve.

Kjo, pasi sipas kryeministrisë, udhëtimi i Ramës në Kinë është sponsorizuar nga ambasada kineze në Tiranë.

Udhëtimi dhe qëndrimi i kryeministrit Rama dhe delegacionit që e shoqëron në Kinë është organizuar përmes mbështetjes së ambasadës kineze, falë së cilës kjo vizitë nuk ka rënduar asnjë qindarkë në xhepat e taksapaguesve shqiptarë”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë.

September 10, 2014 16:57
Komento

9 Komente

  1. drejtesi September 10, 17:11

    Eshte edhe me e rende akoma . hall te madh do kene pasur kinezet ,apo interes te madh. Nga cilido kendveshtrim edhe veten edhe shtetin edhe shtetasit qe perfaqsojne ,i kane prezantuar ne menyren me inferiore dhe aspak dinjitoze.

    Reply to this comment
  2. Albi September 10, 17:21

    Sa shume bamires gjen Rama keto kohe. Udhetime private, rikonstruksione godinash e kalash, te gjitha me burime bamirese te pazyrtarizuara.

    Reply to this comment
  3. Skraparlliu September 10, 17:23

    Partia e Shqup-it e ka zakon te merret me te ketilla gjera.
    Po kur Saliu bente vizita turistike ne Brunei apo i harruat

    Reply to this comment
  4. nastradini September 10, 17:30

    KRYEMINISTRI SHQYPTAR NUK ESHTE PAPA FRANCESKU I VATIKANIT

    Kete dallim thelbesor duhet te beje edhe Kryeministria e Edi Rames para se t’i kunderpergjigjet PD-se enveriste te Sali Berishes qe ka shpalosur tezat e Partise se Punes dhe ka dale ne mbrojtje te LEKAVE te proletariatit barktharre sikur te ishte nje Parti Ultrakomuniste e Kohes se Qepes e Stalinit.

    Do te ishte me me vend qe Edvini yne te kishte shkuar ne Kine me nje aeroplan privat te financuar nga te gjithe shqyptaret, sepse 3 milion shqyptare edhe sikur nga 1000 LEKA te vjetra te kishin darovitur kete vizite Edvinit do t’i kishin mjaftuar per te mos u dukur si nje LYPSAR brekecjerre qe kerkon te vjedhe kinezet sic i vodhi Enver Hoxha vite me pare me fintet e tij te sprovuara te dinakut budalla pa shkolle dhe pa dijeni. Sepse o keshilltare debile te Edvin Piktorit mesoni nga nastradini qe kur shkon tek nje shtet i madh prodhues si Kina Gjigande per te kerkuar ndihme, kredi dhe teknollogji nuk mund t’i thuash mikpritesit:

    MA PAGUAJ TI RRUGEN SE UNE NUK KAM LEKA!

    sepse nga kjo vizite do te marresh vetem buzeqeshje kineze, por jo ate qe i duhet Vatanit ne keto momente krize.

    sepse o keshilltare komuniste te Edvinit tone:

    KRYEMINISTRI SHQYPTAR NUK ESHTE PAPA FRANCESKU I VATIKANIT

    Reply to this comment
  5. Nastradin September 10, 18:15

    Nastradin zogisti .
    U plake e nuk u poqe ?
    Po si nuk hoqe dore nga enver . Haaaaaaaaaaaaaaa
    fol me mire per floririn e zogut se vetem keshtu ka ka lezet muhabeti .

    Reply to this comment
  6. . September 10, 21:09

    ——————————————————————————————-

    -Kryeminister “King” si artist Hollywood-i.

    -Z.Rama i qyteteruar dhe civilizuar qe arti e ben akoma me modern dhe te pashem si dhe nje lider kryesor i Ballkanit.

    -Te gjithe nderkombetaret ju mbesin syte tek paraqitja dhe pamja e kryeministrit tone Z.Rama.

    -Bravo Z.Rama po nderon Shqiperine.

    ———————————————————————————————-

    Reply to this comment
  7. dino September 11, 05:56

    Cjane ftoh ne B… Ca komentus:Keq me leket e shtetit keq me ato te Kines!Dhurata i behet se pari personit qe respektohet!Sipermarrjet kineze ne Shqiperi jane nje pike uji ne detin kinez…Kina ka akoma dicipline komuniste,,Drogaxhinjte p.sh. i vret publikisht ne stadium me nje plumb pas koke..!O huuuu Duhet te shkruaj tere diten per te bere krahasimet midis mentalitetit tone pas 1990 dhe mentalitetit aktual kinez…Kinezet jane te mireseardhur ata nuk do vijne per affera korruptive Per kete te jeni te sigurt!

    Reply to this comment
  8. info analitike September 11, 08:55

    Pas kontributeve falas te Lames e Shkrelit per Kryeministrine, pas keshilltareve qe japin keshilla falas, si shoke, pas “dhurimeve” te tokave, e me ne fund edhe udhetimet qeveritare falas, kjo mund te quhet qeveria e politikave “falas”.
    Pertej batutave, kjo menyre sjellje i kalon caqet e ekuilibrit diplomatik duke hyre ne ate te pazareve ne emer te taksapaguesve.
    Kryeministri, i zgjedhur per te mbrojtur interesat e qytetareve, sillet si nje pronar firme private i papergjegjshem.
    Qe te jem i qarte kjo vlen per cdo politikan pa dallim kahje politike.
    A i mendon KM pasojat e sjelljeve te tij? E pame se si u sollen greket e turqit sapo ju la dore e lire mbi asete te rendesishme te shtetit. Vertet duam te genjejme veten qe kinezet do te jene me te mire e do te vene interesat e shqiptareve perpara atyre te fitimit. A i ndiqni zhvillimet ne Kine e si po sillet Oligarkia politiko-financiare me qytetaret e thjeshte kineze qe trajtohen me keq se sklleverit ne kohen e Romes Perandori.
    Si mendoni a do te tentojne kinezet “te blejne” Ramen apo ai nuk i shet parimet?
    Qe nga menyre e te ftuarit kinezet nisen me premisa korruptive.
    Nese blejne Ramen dhe qeverine kush do t’i mbroje interesat e shqiptareve?
    Vertet Shqiperia ka nevoje per partnere dhe financime te huaja por kjo duhet bere me kujdes dhe me kriter duke vleresuar te mirat e te keqijat qe do te kemi, dhe sigurisht jo duke shkuar “per palle” me avion privat.
    Perse qeveria e ka kaq problem ceshtjen e trasparences kur behet fjale per ceshtje te tilla me rendesi strategjike? Perse nuk behet e qarte qe ne fillim se cfare do te perfitojme ne e cfare do te perfitojne kinezet nga kontratat qe do te firmosen?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*