Brenda asaj “kulle”…

Nga Petrit Zili September 24, 2013 17:17

Brenda asaj “kulle”…

U hap kull’e Salës

“kala me bedena”

grisur dhe tapetet

duken si sytjena

 

Nxirr’ edhe lyrosur,

keqazi bërë pis

nga turinj servilësh

të turrur për sisë.

 

Kurse Sala çirret

ësht’ bër gaz i botës

Po i del për hundësh

Maskarad’e votës

 

Ku je tash Sali

Që çudite dheun

Krahasove veten

Dhe me Skënderbeun

 

Po mbytet gjemia

Të ka marrë të krisur

Me popullin dje

Flisje kapardisur:

 

“Ju mue më thoni

se nuk keni bukë

po un’ pres shirita

paçka se s’ka rrugë..

 

Unë ju vras e pres

e kam as nën mangë

Mue kavalierit

më kanë ngritur kangë…”

 

Vendin ti e çove

në një gjendje kome

Shpëtimin kërkove

në shkopinj prej gome.

 

Nuk pate burrni

As cipë e as marre

Vrave fukarenj

Nga ajo dritare

 

Brenda asaj “kulle”

ishin hallet tona

Ish’ buka me listë ,

uji me bidona

 

Brenda asaj “kulle”

aty te  bimbashi

Është edhe Gërdeci ,

edhe Kalimashi

 

Lekët që u vodhën

për të lyer rrotën

Me çanta hajduti

të kapim Evropën.

 

Dje në atë “kullë”

Ishte babëzia

Atje brenda duam

Të hyj’ Shqipëria

 

Të hyj’  Shqipëria

që lind mes gërmadhash

Duke lënë nga pas

histori gërdallash

 

 

 

4

 

 

 

8

 

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

 

 

 

 

 

Nga Petrit Zili September 24, 2013 17:17
Komento

27 Komente

  1. hakani September 20, 18:20

    Te bukura vargjet. Dhe te trishta fotot 🙁

    Reply to this comment
  2. shqipfolësi September 20, 19:04

    Çfarë tjetër mund të presësh nga barbarët?….

    Reply to this comment
  3. malsori September 20, 19:19

    Shpellari , shpellar mbetet .Kryministria e Salbishes , si stalle kuajsh . Turp e faqe e zeze!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. toni September 20, 19:32

    e paska lone tamon si kulla me frengji qe ka ne vicidol..

    Reply to this comment
  5. shqipfolësi September 20, 19:33

    Këtyre pamjeve do ti shkonte për shtat diçitura me fjalët e vetë salehut..” Pas meje u bëftë kiameti…!!!”

    Reply to this comment
  6. saaaaaaaaaaaali September 20, 20:05

    thjesht mu kujtua “Gjethurinat” e Gabriel Garsia markes

    Reply to this comment
  7. Reparti Riedukimit Nr.313 September 20, 20:06

    Eshte ne gen ne ADN, nuk do te thote gje qe ke qene Kryeminister, eshte mentalitetiti i te jetuarit dhe te punuarit te Shpellarit Sali e fisit te tij. Perpara se te restaurohet Kryeministria duhet te disifektohet nga Drejtoria e Higjenes qe edhe kjo eshte e mbushur me malok, per aresue qe te mos perhapet ndonje epidemi ne formen e koleres sic eshte vete Kolera. Drejtaria e Higjenes duhet te urdherohet nga Ministria e Shendetesise, qe me nje autorizim te vecante, te kontrollohet banesa e shpellarit nga Vici-dali, se pervec droges eshte e sigurt, do ti gjejne ndonje bageti, se pa eren e tyre e te kakerdhijave ata as nuk mund te hane buke dhe as nuk mund te flene. Jemi ne pritje.

    Reply to this comment
  8. cdo behet September 20, 20:18

    shqipetaret e derrmuan me voten e tyre se e dine kush eshte ky laro,kjo qeveri duhet te nxitoje me rilindjen e vendit dhe mos te humbase me kohe.

    Reply to this comment
  9. tani September 20, 21:46

    Megjithese shume me vones,shqiptaret me ne fund e kuptuan se kryeministri i tyre ishte shembelltyra e Bin Laden.
    Pra jemi drejtuar jo vetem nga nje kriminel Hajdut,por edhe nga nje injorant-shpellar , qe donte ta kethente Shqiperine ne nje Vicitol te madh.

    Reply to this comment
  10. bato September 20, 22:00

    Sikur te mund te behej edhe nje dokumentar dhe te hidhet ne internet, per te treguar se sa i kulturuar dhe i afte ka qene lopcari qe na hiqet si koka e Zeusit dhe qe komandoj vendin( jo drejtoi e as udhehoqi) per 8 vjet me rradhe.Pavarsisht se ai dokumentar do na turperoi ne syte e botes, po ama do tregoje se cafe injorantesh e debilash kemi patur mbi krye per 8 vjet.

    Reply to this comment
  11. lexuesi. September 20, 22:15

    O zot i madh, pse na ke ndeshkuar keshtu?Nuk e besoja se kryeministria e vendit tone te ishte me keqe se nje shkolle e nje fshati te larget,te braktisur, ne Opar ose ne Golloborde. nga ato te emisioneve te bekuara te gazetarit Mema “Shqiperia tjeter”,qe na bejne te veme duaret ne koke.Por, siç e thoshte nje komentues “shpellari vetem ne shpelle di te jetoje”.Sa turp!Orendi te konsumuara, te keqmbajtura, mjedise te pista, te shperdoruara, me keq se barakat e romeve qe u shperngulen dy here prej atij genocidit demokratik te pushtetit te shpellareve te bashallareve te Salistanit.Do te çuditet bota nga ky turp i papare. Kam pare ne nje emision shkencor nje tunel , thelle ne nje shpat mali ne Bosnje, ku do te orgnizohej nje ekspozite artistike dhe u mahnita nga mjediset komode,kulturalisht te mirembajtura qe nga Jugosllavia e pare. Kete mjedis te shemtuar te kryeministrise sone te ngerdheshesit te leshit e te “veshit” rralle kush do ta lejonte, veç nje shpellari te traumatizuar, qe kendon si gjelkokoshi ne grumbull te plehut.Shume here kam menduar nese e meriton ky njeri gjithe neverine qe derdhet ndaj tij duke dyshuar se mund te teprohej por pa medyshje e meriton. Eshte pak kur mendon se ende nje turme militantesh, hajdutesh e vrasesish e brohoret e don, e voton.Kjo monster qe vishet, krihet e lepihet dhe zgerdhihet duke fyer çdo njeri mbi toke eshte nje rast i rralle ne bote.Vetem nje popull i humbur, i mbytur, i nenshtruar nga injoranca,nga frika dhe nga krenaria per punet e liga pranon te kete mbi koke nje njeri qe e ka gerryer, e ka bere troke. Ky eshte populli i Salistanit i poshteruar prej Salibersulltanit qe mban uje me shporte.Ndjej deshprim, ndjej dhimbje dhe keqardhje te forte sepse nuk e besoja as ne filmat, as ne librat, as ne perrallat se mund te kishte nje kryetar shteti “rrotë”qe vegjeton si te gjitha funderrinat ne kete pisllek te plote. Faleminderit qe na treguat te verteten, u shokuam, nga keta njerez pa mend ne koke, qe kilen na e shesin per oke!

    Reply to this comment
  12. mergim tari September 20, 22:16

    Une kam pare Bashkime para se te hynte Edi Rama si Kryetar kur e kishte PD dhe e pashe edhe pasi Edi u be Kryetar.

    Kopeja e PD mund te quhen pa frike jo kafshe, por BARBARE. Jane tipik qenie te dala nga shpellat qe ate menyre jetese, kulture dhe sfondi shoqeror e cfaqin kudo. Ta lesh zyren vendin ku ti harxhon gjysmen e jetes ne ate gejndje, do te thote se cfare monstre je ne shtepi.
    KAQ.

    Reply to this comment
  13. MARKO September 20, 23:10

    Kate turp nuk ka histori qe ta shlyeje. O plere. O fare e keqe. Me mire e shko e mbytu me keto pamje rrenqethese, aty ku ke punuar e shurruar, o te shurrofte ne koke nje popull i tere.

    Reply to this comment
  14. lisdushku September 20, 23:22

    Pa i nerru 7 lekure,qytetar nuk behesh kurre

    Reply to this comment
  15. Horri i Bulevardit September 20, 23:24

    Ne foton e shtate nga fundi eshte fotografuar dhe garderoba e Lirijes sllobodankes diten e pare qe hyri saliu ne kryeministri ne 2005, aty Lirija u nderru deri edhe breket, ju lutem fotografoini dhe breket, jane poshte levereve dhe fustonve.
    Per te tjerat, sna kane dhene ndonje gje te re, se e pame me Tironen e vitit 98, ku nje qytet u shnderrua ne hale gjigande.

    Reply to this comment
  16. Labi Vlore September 20, 23:51

    I ka dhene Kryeministrise pamjen e tij te shemtuar prej shpellari.Shtepia e cdo Shqiptari eshte shume me e mirmbajtur dhe e paster se Banesa 8 vjecar e shpellarit.Pisllek dhe yndyre pislleku.Hunda e tij me duket me e bukur se keto pamje rrenqethese.

    Reply to this comment
  17. shpresa September 21, 00:54

    e tmereshme………..
    imagjinoje sa te pista jane ato femra qe i vene pas , e ne te vertete ashtu duken. vine ere prandaj nuk e ndiejne eren e saliut

    Reply to this comment
  18. robert koroveshi September 21, 07:06

    turp turp na ka denu zoti me keta qe na drejtoje? qeveria duhet te marre masa per shperdorimet. pune te mbare e te paster qeverise.

    Reply to this comment
  19. Kali i trojes September 21, 07:30

    Edi Rama si partizani Meke,me pelqen kjo histori me riktheu ne mend te Madhin Pandi Raidhi

    Reply to this comment
  20. Labinot Fusha September 21, 09:09

    Turpi eshte i madh.Skandali i pakrahasuar.Sipas njeriut,qe ka qene ne te e qeverisur ne 8 vjet dhe vendi ku ka ndejtur.Shihni personin e s`ka nevoje.Si ecen,si flet,cfare ben,nga eshte dhe tregon pikerisht origjinen e tij e te atyre qe kane qene afer.O tempos,o more.

    Reply to this comment
  21. Azemi September 21, 09:55

    Po shume mire paska qene ai vend se derrat kane ndejtur.

    Reply to this comment
  22. zekthi September 21, 12:51

    Tamam si nje fushim lufte .
    Nje ikje e çorganizuar nga nje humbje fatale e pa pritur.
    Edhe ne fushimet çadra te Gadafit qe ka vizituar Lulushi , kishte me shume rregull.
    Te ze syri: sandale femrash, fustane, ( besoj fotografi per etike e respekt nuk ka nxjerre breket e tyre ), perde te shqyera filxhana kafe te pa lara ( si kokat e tyre ) e ç’nuk te ze syri tjeter.
    Vetem kryeministri nuk nund te quhej kjo godine.
    Sa per Saliun , ai nuk besoj te kishte pare gje, sepse e fusnin nepermjet tunelit sekret e drejt e ne zyre. Nga ilaçet qe pinte ishte , ne gjendje deliri.

    Mjere ne thuaj. Ç’kane per te na pare syte e per te na degjuar veshet.
    Vetem nga kjo gjendje kuptohet se kush ka qeverisur.
    Dhe kane goje e flasin ! Turp qe nuk thuhet !

    Reply to this comment
  23. myzeqari September 21, 14:49

    Ore po shpella pjell frike, erresire, krim, poshtersi dhe lloj lloj halesh.

    Reply to this comment
  24. Besniku September 21, 15:09

    O shqiptare te mire! Keto foto jane bere tre muaj mbas dates 23 qershor, 2013, diten e zgjedhjeve te pergjitheshme. Pra, primitivi, Ishi i ishave, pati kohe tre muaj per te rregulluar dhe sistemuar mjedisin ne Kryeministri, te pakten ne menyre te pergjithshme. Mendoni tani sikur mbas nje jave te nderrohej qeveria, dhe do te habiteshit nga corganizimi dhe papasteria e papare as ne vendbanimet parahistorike. Ishi i ishave, me kete tregon kulturen e tij prej vicidolasi, prej nje familjeje primitive: Ky u be gjithcka, president dhe kryeminister, por vetem njeri nuk u be dot.

    Reply to this comment
  25. galaxy September 25, 10:58

    Ta harroje kjo fare PD se do mund te rikthehet ndonjehere ne pushtet!

    Reply to this comment
  26. TOTILA NUMBER ONE NUMERO UNO BROIT JEDAN DIREKTON PRENOST . September 25, 13:33

    Na mbyti MALOKERIA .
    MMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMM
    AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    LLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLL
    OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
    KKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKK
    EEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE
    RRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRR
    IIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII
    AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

    Reply to this comment
  27. martinPh September 25, 16:12

    Me pelqen ky “rotacioni” Duka-Zhili i sukseshsem po me duket.Hajt me kembe te mbare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*