Kryeministria sqaron: S’ka pasur mbledhje qeverie të enjten

June 4, 2017 00:08

Kryeministria sqaron: S’ka pasur mbledhje qeverie të enjten

Kryeministria ka përgënjeshtruar zërat se të enjten e 1 qershorit është zhvilluar një mbledhje qeverie e drejtuar nga zëvendës-kryeministrja Ledina Mandia ku kanë marrë pjesë vetëm ministrat teknikë, ndërsa pjesa tjetër e qeverisë është përfaqësuar me zëvendësministra.

Përmes një deklarate lëshuar për mediat, Kryeministria bën me dije se në këtë datë nuk ka pasur mbledhje qeverie dhe se VKM-ja e lëshuar në këtë datë është firmosur nga Kryeministri me vendim qarkullues.

Reagimi i plotë i kryeministrisë
Lidhur më një lajm të publikuar në një media se të enjten pasdite ka pasur një mbledhje qeverie të drejtuar nga zëvëndëskryeministrja Ledina Mandia ku kanë marrë pjesë vetëm ministrat teknikë ndërsa pjesa tjetër e qeverisë është përfaqësuar me zëvendësministra, bëjmë sqarimin e  mëposhtëm:

Ditën e enjte nuk ka pasur mbledhje qeverie. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, firmosur nga Kryeministri në këtë ditë është me vendim qarkullues.

June 4, 2017 00:08
Komento

2 Komente

  1. Novruz Taip Vishanji June 4, 03:35

    VENDIM QARKULLUES ?

    Edhe kjo na kish munguar te mesonim ngaEngjellushe Agaçja e ISIS-it jo vetem shqiptar

    Te tjeret i marrin vendimet, ky psikopati me kartele nga Surreli legjendar, i firmos, mbase edhe gjate shijes se nje te dhjeri te sterzgjatur ne qenefin e tij ultramodern te bunkerit te ndertuar me parate e asaj qe trumbeton se vetem me grate Shqiperia do te perparoje ne drejtim te pranimit ne BE.

    Eshte nje shije e hidhur qe mund te krahasohet me ate te fameshmin “òekun e bardhe” apo ne boten perendimore “çek qarkullues”, apo siç shkruhej dikur ne parate e enveroxhizmit : I paguhet pruresit me te pare” !

    Pa kush pa merr nje vendim qe eshte sa qesharak aq edhe kurioz: zv/kryeministrja e te ashtuquajtures “qeveri teknike”, Mandia, nje bushter Gjuhadoli pa emer e pa Nishan (jo dorecungu ne ditet e tij te fundit ne Presidence!).

    Sepse te mos lejosh vartesit, aq me shume kandidate per deputete, te bejne propagande programeve te tyre per te ardhmen, jashte orarit zyrtar, eshte nje lloj Mathauzeni shqiptar, i shpikur nga mendje te semura, qe frika nga ndeshkimi i sigurte i ben te flasin me vehten, siç bente dikur gjyshja e Mandisa, kur krihej me furçe dhembesh xhamave te sterndyre te Dugajve tek Truma e Dugahve te Reja, ne Shkder.

    Deshperimi nga nje katastrofe e sigurte ne zgjedhjet e 25 qershorit, po ben ate qe edhe shkembinjte ti ngjyrosin ne blu, edhe ferrat ti quajne lule (jo LUL ) edhe zagaret e rrugeve ti bejne te lehin me dy xampat e ngritura lart, ne emer te nje republike te re, qe veç emrit nuk ka asgje qe mund ti afrohet nje nocioni kaq te befte e kaq lotleshues.

    Reply to this comment
  2. terente dambllaja June 4, 10:07

    habo po afron mesdita or byrazer…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*