Komiteti i Emergjencës në Kryeministri: Një apel i rëndësishëm për të gjithë

November 30, 2017 21:52

Komiteti i Emergjencës në Kryeministri: Një apel i rëndësishëm për të gjithë

Në bazë të parashikimeve të motit, në orët në vijim pritet një situatë e rënduar e reshjeve të shiut.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, që funksionon pranë Kryeministrit të Shqipërisë, ka njoftuar se të gjitha strukturat shtetërore do të jenë në gjendje të lartë gatishmërie.

Megjithatë bashkëpunimi i qytetarëve është kusht i domosdoshëm.

Ky Komitet ju bën thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, sidomos në këto drejtime:

  • Kujdesi për jetën mbetet prioriteti i dorës së parë. Të shmangen udhëtimet në zonat e prekura nga reshjet, qëndrimi afër shtyllave apo objekteve të tjera të larta që mund të goditen nga shkarkesat elektrike.
  • Qytetarët që banojnë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që historikisht rrezikojnë përmbytje, duhet të qëndrojnë në gatishmëri për të bashkëpunuar me strukturat e emergjencave civile në rast të nevojës për evakuim.
  • Të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë. Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë me thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë edhe një automjeti.
  • Të shmangen në maksimum kalimet në ura.
  • Nëse jeni në udhëtim dhe niveli i ujit në afërsi të automjetit tuaj rritet, duhet të lini automjetin për të gjetur një vend më të lartë. Por, mos e braktisini automjetin nëse jeni futur në një rrymë të fortë uji.
  • Shmangni qëndrimin apo parkimin në rrugët buzë lumenjve. Ujërat gërryejnë bazamentin e rrugës, duke e bërë atë të rrezikshme.
  • Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet nga autoritetet.
  • Mbani në gatishmëri mjete e komunikimit, sidomos telefonat celularë, duke siguruar gatishmërinë e baterive;
  • Mbani në gatishmëri mjete të ndihmës së shpejtë, medikamente të domosdoshme dhe mjete ndriçimi.
  • Shkëputni sa më shumë pajisje elektrike nga rrjeti dhe mos i prekni ato nëse janë në lagështi ose nën ujë;
  • Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni.
November 30, 2017 21:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*