“Kryengritje Politike” është joshje drejt pushtetit, por nuk është rruga

May 11, 2019 10:36

“Kryengritje Politike” është joshje drejt pushtetit, por nuk është rruga

Nga Bedri Islami

Ditën e shtunë, me 11 maj, opozita ka paralajmëruar protestën e saj të radhës. Kjo, si duket, do të jetë e katërta dhe si të tjerat do të shpallet menjëherë si më e madhja në histori, si dita e rrëzimit të shefit të qeverisë Rama, si momenti kur sistemi do të futet në rrjedhë, si çasti kur do të rrëzohet qeveria dhe do të ketë një qeveri teknike dhe dita kur Basha do të marrë hov për t’u ngjitur në zyrën kryeministrore.

Mediat pranë opozitës do të lëshojnë kujën se do të vijë ditë e qametit, nëse Rama nuk ikën, se ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë pa u bërë luftë, para së cilës ajo e vitit 1997 do të ngjajë si një lojë fëmijësh, se vetë Rama duhet t’i thërrasë mendjes pasi do të zvarritet drejt Lanës; ish shefi i qeverisë do të lëshojë mallkimet e zakonshme; në darkë njerëzit do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe do të mendojnë për të nesërmen.

Kaq do të jetë.

E treta që duhej të ishte e vërteta, i la vendin të katërtës.

E katërta do i lërë vendin të pestës.

Përse ndodh e gjithë kjo? Përse opozita sillet si kuajt në lëmë dhe njëra protestë i ngjan tjetrës, me ndryshimin se himnin kombëtar, herë e prin shefi i saj dhe herë tjetër një profesionist?

Çfarë ka ngjarë që qeveria ka përballë vetes një opozitë të tillë, të lodhur nga mendimi, të vakët nga idetë dhe të lodhur nga vizioni?

Nëse qëllimi i Bashës për t’u larguar nga parlamenti ka patur të bëjë me rolin e tij në PD, kësaj ia ka arritur. Tani askush nuk mund të thotë se ai nuk drejton. Vërtet ende nën hijen e rëndë të Berishës, por ia ka arritur të krijojë rreth vetes një rreth vicioz që shohin nga sytë e tij. Edhe pse disa prej tyre janë mediokër dhe më shumë se gjysma vijnë nga familje të njohura të ish komunistëve, përsëri ai mbetet njeriu tek i cili janë varur shpresat e militantëve të tij, por edhe të afishuarve pas posteve.

Por, më pushtet nuk mund të vish me këtë mundësi dhe këtë përsiatje politike, i cila, herë-herë i ngjan asaj të mëparshmes, dhe që duket se ka një ngjashmëri të vockël, si macet që dalin nga tigrat.

Thelbi i deklaratave të tij për  një Kryengritje Politike është njëra ndër joshjet drejt pushtetit, por nuk është rruga. Atë e kanë provuar para tij shumë të tjerë, deri me grusht shteti apo rebelime të pazakonta, por nuk ia kanë arritur të bëjnë pushtet e aq më pak të jenë të përkrahura nga perëndimi.

Vazhdimi i kësaj rruge, që nuk të ngjall as shpresë dhe as besim, veçse tek metingashët, është rrugë shkurtër; bindja e opozitës majtas apo djathtas se pas Kryengritjes do të ketë sistem të ri dhe se mund të zgjidhet gjithçka përmes bllokimit të rrugëve, protestës mujore, si një cikël mallkimi, fjalëve të mëdha dhe rrahjeve të gjoksit; vendosja e mungesës së një deputeti sherrxhi para mendjes, asnjëra nuk të dërgon drejt pushtetit.

Mund të duket e pabesueshme, por do të kisha dashur një opozitë të fortë, nga e cila të mos kishte droje policia, por vetë qeveria. Që të mos ketë përballë një trupë rrogëmarrëse, si Policia e Shtetit, por elitën drejtuese të shtetit dhe që vetë shefi i qeverisë të ketë frikë nga vizioni i opozitës, nga mendimi politik dhe idetë frymëmarrëse, e jo të soditë i qetë se si të djeshmit e larguar nga pushteti hapin palët e fustaneve politikë për të qenë përsëri dikush, diku dhe të pasur.

Lulzim Basha ka marrë përsipër një betejë të cilën, për ta bërë më të besueshme, nuk ka gjetur rrugën e duhur, e cila do e çojë në Askund.

Dy rrugë janë para tij dhe në të dyja duket se nuk do të ketë qartësi: Njëra është tek mbështetja perëndimore, qoftë si ndërhyrje të drejtpërdrejtë, qoftë si mendim mbështetës politik. Tjetra është në vetë opozitën, e cila, më shumë se përplasjet dhe halucionacionet ala Vasil, të ketë mendimin e pandikuar nga mesazhpërcjellës analistë, të cilët edhe në rastin më të hidhur, nuk do të jenë në radhët e para të protestuesve, por në katet e larta të lokaleve komode.

Mbështetja ndërkombëtare apo qoftë ndërhyrja e tyre politike, për një rrjedhojë të inateve tipike shqiptare, mungon dhe si duket ata presin lodhjen deri në kapitje të njërës palë. Ndërkombëtarët nuk e duan precedentin e braktisjes së parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme përmes dhunës. Si duket, nuk do marrin përsipër as ndërmjetësimin. Të duket e vështirë që për hir të zgjedhjeve vendore, të vijnë në Tiranë eminenca presidentore përtej oqeanit e as më të afërt. Lodhja duket në fjalët e tyre dhe politika shqiptare duhet t’i nxjerrë vetë gështenjat nga zjarri. Se cilës palë do i digjen duart, kjo nuk do të zgjasë të dihet.

Qershori do të jetë testi i madh i parë i zgjedhjeve të ardhshme politike. Ai që do të thyhet nga forca e rrugës dhe jo nga mendimi, do të jetë humbësi i radhës.

Rama, si duket, e di këtë më mirë nga opozita dhe nuk ka ndër mend të përsërisë majin e vitit 2017. Ujët nuk shkon dy herë në të njëjtën rrjedhë. Ai e di, po ashtu, se figurat që ka përballë, por edhe ata që ka thirrur pranë vetes Basha, nuk e mundin dot.

Koha ka ardhur të kemi një normalizim të jetës politike, por që kjo të ndodhë, opozita duhet të dijë faktin e parë: pushtetin nuk e sjell rruga, por mendimi.

Kur ajo të kthehet tek mendimi, gjërat mund të jenë ndryshe dhe atëherë shefi i qeverisë do të flasë për hallet e njerëzve dhe jo më për tepsi e kazanë.

May 11, 2019 10:36
Komento

12 Komente

  1. tepsia e cpuar May 11, 11:12

    kur te çpohet tepsia atehere do ndryshoje dhe qeverija

    Reply to this comment
  2. qeveria Rama e deshtuar ne ekonomi May 11, 11:13

    Joshje pushteti kane te gjithe, nuk ka pse kritikohet kush per kete. Ishte Rama qe si kurre me pare per veshet e shqiptareve kerkoi publikisht ‘Tepsine’ (shikoni si e ka konceptuar qeverisjen). Tani sot ne Maj 2019 Shqiperia ka nje krize te plote ekonomike te prire nga nje kolaps financiar. Borxhi publik ka kapur shifren rekord 80%. Qeverisja aktuale tenton ta shtyje mbajtjen e pushtetit por ne kete situate e ka te pa mundur. Zgjatja e kesaj qeverie vetem agravon situaten dhe e nxjerr plotesisht jashte kontrollit. Me deshtim ne ekonomi pushteti eshte i pa mundur per kedo dhe kudo qofte. Kete e provoi Rama i Pare Alia ne fund te 1990.

    Reply to this comment
    • Sipas teje May 11, 12:07

      Nese Rama ka deshtuar, kjo nuk eshte pergjegjsi vetem e atij ! Eshte pergjegjsi edhe e Bashes. edhe Monikes dhe e gjithe faktorit politik ne Shqiperi !
      Eshte e pamundur qe te kemi nje pergjegjsi vetem tek nje person !
      Lideret Politike ne vija te trasha jane si prinderit ne familje ! Ne se Burri ne familje punon dhe gruaja I ben rrushe e kumbulla parate, I vjedh burrit, I tradhton burrin ajo familje ka marr fund !
      Dhe pergjegjsia per familjen eshte e te dyve Burrit dhe gruas qe nuk kane meardhenie te mira me njeri tjerin !
      Ky eshte nje shembul naïve per femijet per te kuptuar se kush eshte ne fakt fajtori dhe pergjegjsi kryesor qe I duhet ven gishti !
      Po pse PD dhe LSI nuk jane fajtor ?!! Patjeter !
      PD dhe LSI nuk bashkpunojne me PS per te ber reforma qe dot mund te cojne vendin perpara !
      Ato sabotojne Edi Ramen SABOTOJNE Partine socialiste vetem per nje intres ! Te marrin pushtetin !!
      Ata sabotojne reformat vetem per nje gje ! Te marrin pushtetin !
      Por pushteti merret me pune merret me vote, Pushteti meret me ndeshmeri dhe moral !
      Kur te mungon morali te mungon puna athere nuk ke gje ne vij ! Nuk perputhet asgje as fjala as edhe suksesi !
      PD dhe LSI jane kthyer ne qesharak ! Ne asnji vend te botes ne perendim nuk mund gjesh nje episode te tille ku nje Parti ose disa parti te dalin ne rruge, jashte parlamentit dhe te kerkoje pushtet nepermjet dhunes !
      Ne asnji vend te botes te pakten ne europ !
      Edhe Hitleri edhe Musolini qe ishin diktatoret me te medhenje dhunen e ushtruan ne Parlament pasi kishin konsumuar ate me pare neper rruge !
      Kjo qe po ben Basha me Moniken duke ushtruar dhune verbale dhe dhune mbi pronen dhe policine e shtetit eshte fashizem !
      Fjalori I opozites ne rruge eshte nje fjalor I rrendomte halabakesh qe frymezon dhe inspiron vetem halabak njerez te hurit e te litarit !
      Keshtu ka vepruar gjithmone PD Dhuna ka qene tipari I saj themelor gjate gjithe histories politike 30 vjecare !
      Nese PD dhe LSI nuk ndryshojne metodat e te berit politik ato do te shkatrohen do te shkrihen !
      Shenjat jane shfaqur !
      Ato po izolohen gjithnje e me shume nga amerika dhe Europa dhe po u izolove nga Amerika dhe nga Europa je I Humbur !

      Reply to this comment
      • Sipas meje May 11, 12:51

        sipas meje kur nje qeveri eshte ne pushtet prej 6 vitesh, se paku per ekonomine nuk shperndan dot pergjegjesi tjeterkund. Kriza ekonomike eshte pergjegjesi e plote e qeverise Rama, ai vete krejtesisht i pa ditur ne ekonomi dhe me te pa afte qe kane drejtuar e vazhdojne ta shtyjne ekonomine ne krize.
        Ne kete ceshtje referencat politike jo ky po ai jane krejt kot. Aq me teper qe prej dy vitesh ajo ‘Tepsia’ (termi me qesharak per nje pergjegjesi pushteti), eshte ne duar te pa aftesise thelle ne ekonomi.

        Reply to this comment
    • bureto May 11, 12:53

      Nuk është kritikuar joshja e pushtetit, por rruga që të çon atje. Pra jo xhadeja (rruga), por mendimi, alternativat dhe mbi të gjitha ekipi, Duke filluar nga vetë ‘tenori’ i Hymnit Kombëtar dhe skenaristi e regjizori i çfaqjes, që s’më vjen t’ia shkruaj emrin. Pra kështu aspirantët, nuk vijnë kurrë në pushtet. Plastë ai që nuk do pushtet. Diku më shumë e diku më pak, ky është në të vërtetë në natyrën e njeriut.

      Reply to this comment
    • Falcon May 11, 13:38

      Çfare domethene ‘agravon’ se nuk me tingëllon si fjalë shqipe kjo?

      Reply to this comment
  3. FORCA NASTRODINAT E MEDIES SHQIPKARE May 11, 11:30

    YXHYMM

    FRYJINI MASKARADES 30-VJECARE

    DERDELLISNI E MBANI ME MUHABETE MEJHANESH

    ATE SHOQERI KAQOLASH

    Reply to this comment
  4. Alban Dega May 11, 14:25

    HIQNI VIZEN SALI BERISHES DHE BANDES SE TIJ !

    – Boll kini bere kamikazin dhe mishin per topat e tij te ndryshkur

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Protesta per te mbrojtur nje terrorist antishqiptar si Saleh Ramollah Ajatollah Lugati i Beogradit dhe Moskes dhe Bandes se Gangstereve te tij politike, biologjike dhe mediatike nga ligji e drejtesia e perdhunuar e percudnuar nga ata nuk eshte dasem por kob i zi per cdo kamikaz e bandit qe ushtron dhune e shkel ligjin.
    Jane grahmat e fundit te ketyre bishave te Sali Like Floririt per ti shpetuar prangave, konfiskimit te pasurive te vjedhura, te sarajeve e botikave te krijuara me gjakun e Gerdecit e 21 janarit, me milionat e plackitura shqiptareve me autostraden e kusarise se Kombit, CEZ-in, ARMO-n, Rapiskanin… e qindra afera korruptive e hajnie me cizme me bllok 900 mije euro faqja e pushke ne dore kunder vellezerve e qytetareve te pafajshem!
    Midis kokes se Sali Berishes dhe Bandes se Gangstereve te tij dhe kokes se vet e te femijeve te vet, cdo shqiptar me sadooak mend ne koke duhet te zgjedhin koken e vet e mbi te gjitha te femijeve e te femijeve te femijeve te vet, te ardhmen e vet e te Shqiperine si shtet ligjor dhe me drejtesi te barabarte per te gjithe!
    Dasma e Sali Berishes dhe Bandes se tij eshte me e keqe se vdekja, eshte ogur i zi per cdo shqiptar.
    “ Njeriu i shpreses se madhe” te Mehmet Elezi vrau jo vetem shpresat dhe besimin e shqiptareve, por edhe vete ata bashke me Shqiperine.
    Jo pak por dyfishin e atyre qe ekzekutoi per 46 vjet ish diktatura ne shkalle kombetare dhe mbi 4 fishin e tyre ne vendlindjen e tij Tropojen vetem ne dy vjet 1998-2000 gjithsejt 175 tropojane per dy fjale goje te nje femije te Haklaje “ ne mitingun e qershorit 1979 “ Poshte Sali Berisha !” ….96 per qind e tyre ishin te moshave nga 17- 45 vjec !
    Edhe ne kohen me te eger te ish- diktatures, pjese e se ciles ishte edhe Sali Berisha, denimi me i ashper per agjitacion e propagande shkonte nga keshillim deri ne 13 vjet burg !
    Eshte po ky Sali Berishe qe per bythen e vet e te Bandes se tij te Gangstereve eshte gati ti fuse flaken mbare Shqiperise, sic veproi ne 1997-en, me 14 shtator 1998, me 15 mars 2008 ne Gerdec e me 21 janar 2011 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ku nukguxoi te ekzekutonte as nazifashizmi dhe as komunizmi !
    Eshte ky vrases serial qe ka cmendurine e cinizmin te deklaroje live ne kamera e ne syte e mbare shqiptareve dhe nderkombetareve se “ do ta kisha ekzekutuar me snajper liderin e opozites Edi Rama” cka e thote edhe sot kur ky eshte kryeministri i zgjedhur ne menyre demokratike i Republikes se Shqiperise cka nuk e ben as Maduro i Venezueles!
    Cila eshte e duhet te jete zgjidhja dhe zgjedhja e shqiptareve perballe ketij Lugati edhe me serb se vete Milloshevici !?
    Tia heqin perfundimisht vizen sic ia hoqi jo vetem atij, por edhe krejt families se tij me kuc e me mac , nena boterore e demokracise dhe ora mitike e Shqiptareve, “Shtetet e Bekueme te Amerikes”, sic i quante gjyshi im nga nena Elez Hoxhe Berisha
    mendjendritur !
    Te degjojne e zbatojne keshillat qytetare e demokratike te “Shtepise se Bardhe “, Ambasades se SHBA-se ne Tirane per proteste qytetare e demokratike e jo dhune, jo tym e flake te zjarrvenesit te vendlindjes se vogel Malesise se Gjakoves dhe te Shqiperise Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevicit te Vicidolit !
    Boll e teper keni bere mercenarin dhe kamikazin e nje Bande Gangsteresh tash e gati 29 vjet!
    Halli i Sali Berishes, Like Floririt, Lulush Karabush Bashes, Mona Cizme Lalezit, Fatmir Xen Gerdecit, Alison Bumces, Petrit Shkolleperlum Vasilit, Flamur Stanishic Nokes… per te mbrojtur milionat e vjedhur, sarajet e dugajat, vilat me 11 banjo edhe per macet, butikat e luksin prej sheikesh, per te mbrojtur prapanicen e koken e vet nga ligji e Drejtesia, nga SPAK-u dhe Byroja Kombetare e Hetimit, eshte kryekeput kriminal, antishqiptar, cnjerezor.
    Hallet tuaja jane per nje jete me te mire per vete, familjet e femijet tuaj, per ligj e drejtesi te barabarte, per nje Shqiperi si e gjithe Evropa, per nje Shqiperi si Amerika demokratike .
    E vetmja rruge per keto qellime e jete me te mire eshte tu hiqni vizen shkaktareve kryesore te pabarazise dhe padrejresive ndaj jush .
    E mos harroni per asnje cast mesimin e Abraham Linkoln :
    Cdo popull ka qeverine qe meriton !
    Cdo popull ka aq te drejta e liri sa c’ lufton per to !

    Reply to this comment
    • humor Dege me Dege May 11, 14:53

      ah more qyqi ti, po gem-gem po ne nje vend me keto carcafet e tu te njejte qe i shpalos sa kur flitet per politike sot, sa kur flitet per luften e para 75 vjeteve, sa kur flitet per ekonomi, sa kur flitet per gjithcka tjeter. Je vetem nje dacibao kineze e kohes revolucionit kulturor.

      Reply to this comment
      • Alban May 11, 17:09

        Meso te lexosh para se te komentosh ore pallosh !

        Ne rrugen “ E duam Shqiperine si Amerika demokratike !”

        HIQNI VIZEN SALI BERISHES DHE BANDES SE TIJ !

        – Boll kini bere kamikazin dhe mishin per topat e tij te ndryshkur

        – Nga Alban Dega, Nju Jork

        Protesta per te mbrojtur nje terrorist antishqiptar si Saleh Ramollah Ajatollah Lugati i Beogradit dhe Moskes dhe Bandes se Gangstereve te tij politike, biologjike dhe mediatike nga ligji e drejtesia e perdhunuar e percudnuar nga ata nuk eshte dasem por kob i zi per cdo kamikaz e bandit qe ushtron dhune e shkel ligjin.
        Jane grahmat e fundit te ketyre bishave te Sali Like Floririt per ti shpetuar prangave, konfiskimit te pasurive te vjedhura, te sarajeve e botikave te krijuara me gjakun e Gerdecit e 21 janarit, me milionat e plackitura shqiptareve me autostraden e kusarise se Kombit, CEZ-in, ARMO-n, Rapiskanin… e qindra afera korruptive e hajnie me cizme me bllok 900 mije euro faqja e pushke ne dore kunder vellezerve e qytetareve te pafajshem!
        Midis kokes se Sali Berishes dhe Bandes se Gangstereve te tij dhe kokes se vet e te femijeve te vet, cdo shqiptar me sadooak mend ne koke duhet te zgjedhin koken e vet e mbi te gjitha te femijeve e te femijeve te femijeve te vet, te ardhmen e vet e te Shqiperine si shtet ligjor dhe me drejtesi te barabarte per te gjithe!
        Dasma e Sali Berishes dhe Bandes se tij eshte me e keqe se vdekja, eshte ogur i zi per cdo shqiptar.
        “ Njeriu i shpreses se madhe” te Mehmet Elezi vrau jo vetem shpresat dhe besimin e shqiptareve, por edhe vete ata bashke me Shqiperine.
        Jo pak por dyfishin e atyre qe ekzekutoi per 46 vjet ish diktatura ne shkalle kombetare dhe mbi 4 fishin e tyre ne vendlindjen e tij Tropojen vetem ne dy vjet 1998-2000 gjithsejt 175 tropojane per dy fjale goje te nje femije te Haklaje “ ne mitingun e qershorit 1979 “ Poshte Sali Berisha !” ….96 per qind e tyre ishin te moshave nga 17- 45 vjec !
        Edhe ne kohen me te eger te ish- diktatures, pjese e se ciles ishte edhe Sali Berisha, denimi me i ashper per agjitacion e propagande shkonte nga keshillim deri ne 13 vjet burg !
        Eshte po ky Sali Berishe qe per bythen e vet e te Bandes se tij te Gangstereve eshte gati ti fuse flaken mbare Shqiperise, sic veproi ne 1997-en, me 14 shtator 1998, me 15 mars 2008 ne Gerdec e me 21 janar 2011 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ku nukguxoi te ekzekutonte as nazifashizmi dhe as komunizmi !
        Eshte ky vrases serial qe ka cmendurine e cinizmin te deklaroje live ne kamera e ne syte e mbare shqiptareve dhe nderkombetareve se “ do ta kisha ekzekutuar me snajper liderin e opozites Edi Rama” cka e thote edhe sot kur ky eshte kryeministri i zgjedhur ne menyre demokratike i Republikes se Shqiperise cka nuk e ben as Maduro i Venezueles!
        Cila eshte e duhet te jete zgjidhja dhe zgjedhja e shqiptareve perballe ketij Lugati edhe me serb se vete Milloshevici !?
        Tia heqin perfundimisht vizen sic ia hoqi jo vetem atij, por edhe krejt families se tij me kuc e me mac , nena boterore e demokracise dhe ora mitike e Shqiptareve, “Shtetet e Bekueme te Amerikes”, sic i quante gjyshi im nga nena Elez Hoxhe Berisha
        mendjendritur !
        Te degjojne e zbatojne keshillat qytetare e demokratike te “Shtepise se Bardhe “, Ambasades se SHBA-se ne Tirane per proteste qytetare e demokratike e jo dhune, jo tym e flake te zjarrvenesit te vendlindjes se vogel Malesise se Gjakoves dhe te Shqiperise Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevicit te Vicidolit !
        Boll e teper keni bere mercenarin dhe kamikazin e nje Bande Gangsteresh tash e gati 29 vjet!
        Halli i Sali Berishes, Like Floririt, Lulush Karabush Bashes, Mona Cizme Lalezit, Fatmir Xen Gerdecit, Alison Bumces, Petrit Shkolleperlum Vasilit, Flamur Stanishic Nokes… per te mbrojtur milionat e vjedhur, sarajet e dugajat, vilat me 11 banjo edhe per macet, butikat e luksin prej sheikesh, per te mbrojtur prapanicen e koken e vet nga ligji e Drejtesia, nga SPAK-u dhe Byroja Kombetare e Hetimit, eshte kryekeput kriminal, antishqiptar, cnjerezor.
        Hallet tuaja jane per nje jete me te mire per vete, familjet e femijet tuaj, per ligj e drejtesi te barabarte, per nje Shqiperi si e gjithe Evropa, per nje Shqiperi si Amerika demokratike .
        E vetmja rruge per keto qellime e jete me te mire eshte tu hiqni vizen shkaktareve kryesore te pabarazise dhe padrejresive ndaj jush .
        E mos harroni per asnje cast mesimin e Abraham Linknit:
        Cdo popull ka qeverine qe meriton !
        Cdo popull ka aq te drejta e liri sa c’ lufton per to !

        Reply to this comment
        • humor Dege me Dege May 12, 08:46

          Carcafet e tu te rreckosur nuk mbulojne dot idiotesine tende. Ate rrjeshtin “E rrugem Shqiperine si Amerika demokratike!” e ke shtuar nga skizofrenia qe ke nga qe e kujton vehten se je ne New York. Zgjohu nga enderrat amerikane zoti katunar e dil kullot delet

          Reply to this comment
  5. Met Allkurti May 12, 19:35

    ne krye te protestave nuk duhet te jete as Luli,as Berisha,as Monika. Ata jane kufoma politike,te varferuar ne mendime e ne ide,vetem pasuri te vjedhur kane me bollek.Sa me shume kerkojne keta kriminele t’i afrohen pushtetit me dhune,aq me i forte behet Edi Rama frikacaku dhe genjeshtari.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim