Kryengritjet anti-turke të shekullit XIX

February 14, 2018 10:49

Kryengritjet anti-turke të shekullit XIX

Prof. Dr. Bardhosh Gaçe

Në vargun e luftërave dhe përpjekjeve për çlirimin kombëtar në shek. XIX-XX Greshica dhe Mallakastra zënë një vend të veçantë në historinë shqiptare. Kryengritja e madhe fshatare e vitit 1847, është njëra prej qëndresave të mëdha të shqiptarëve kundër pushtuesve turq, pasi kronikanët turq, por edhe konsujt e ndryshëm  të Anglisë, Francës, Austro-Hungarisë, Rusisë etj. nxjerrin në dritë në relacionet e tyre se gati në të gjithë trojet shqiptare në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gash, Dibër, Bytyç, Krasniqe, Çamëri, Kurvelesh, Lumin e Vlorës, Tepelenë, , Gjirokastër, Kolonjë, Berat, Mallakastër, Myzeqe etj., me zgjerimin e vendosjes së Tanzimatit, u nxit lufta çlirimtare e shqiptarëve.

Kjo valë e gjerë e lëvizjes çlirimtare, siç vë në dukje edhe Engelhardti: “u shkaktua nga politika  centraliste dhe e verbër e Portës së Lartë. Këtë mendim e mbështeste edhe Dora D’Istria (Elena Gjika), e cila në veprën e vet vë në dukje se: “Pa dyshim, në Shqipëri është ndezur lufta midis sundimit të huaj dhe frymës së kombësisë në rrethana veçanërisht të vështira…”.

Pas rënies së Pashallëkut të Janinës dhe Luanit të Epirit Ali Pashë Tepelena, mjaft prijës popullorë si: Abdyl bej Koka, Shahin bej Delvina, Zylyftar aga Poda, Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, Cane Myftar Smokthina, Rrapo Hekali, Çelo Picari, Latif Elmazi, Muharrem Kolonja, Sulo Zeneli e mjaft të tjerë, u vunë në krye të qendresës antiturke, duke kundërshtuar reformat e tyre cetralizuese.

Si rezultat i kësaj qëndrese, më 7 nëntor 1828, përfaqësuesit e krahinave të: Vlorës, Delvinës, Çamërisë, Mallakastrës së Sipërme dhe asaj të Poshtme, Kolonjës, Leskovikut, Skraparit, Tomorricës, Dëshnicës, Himarës organizuan në Berat një kuvend ndërkrahinor nën emrin “Lidhja Shqiptare”.

Ndër veprimet e këtij kuvendi ishin: Të mos i jepeshin ushtarë Turqisë, të dëboheshin qeveritarët turq nga krahinat e tyre dhe vendin ta qeverisnin vetë shqiptarët, Krahinat ndërmorën përsipër t’i mbronin vetë trojet e tyre në rast sulmi.

Në krye të kësaj Besëlidhjeje ishin shqiptarë të njohur të kohës si: Ismail bej Vlora, Zylyftar Poda, Shahin bej Delvina, Zyber Hoxha, Sheh Hasani, Abaz bej Lushnja, Tafil Buzi, Sulejman bej Konica, Spiro Gjika, Tahir Abaz Dragoti, por edhe Sulo Zeneli i Greshicës, Veiz Cakrani dhe Alush bej Frakulla.

Nga mjaft relacione dërguar Portës së Lartë, si dhe ato të konsujve të huaj mësojmë se: “mbledhja e fshehtë e Beratit”, si dhe takimi i krerëve shqiptarë në shtëpinë e Ismail Pashë Vlorës në Velabisht e tronditën  thellë serasqerin e Rumelisë Mehmed Reshid Pasha dhe Portën e Lartë. Konsulli i Anglisë Majer, në raportin e tij dërguar ambasadës angleze në Stamboll shkruante: “Kongresi i shqiptarëve në Berat mbaroi. Përgjigjja që iu dha serasqerit të Rumelisë ishte e pakënaqshme për Portën e Lartë. Shumica e komandantëve shqiptarë kanë ruajtur për veten e tyre njëfarë pavarësie. Shqiptarët nuk iu përgjigjën thirrjes së serasqerit për t’i dhënë ushtarë Turqisë...”.

Duhet të vëmë në dukje, se pas rënies së pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës dhe masakrës së Manastirit me parësinë shqiptare, mjaft prej luftëtarëve të shquar edhe nga Mallakastra, Berati, Skrapari, Tepelena. Vlora, Kurveleshi e Himara kanë marrë pjesë në luftën çlirimtare të popullit grek, si dhe në shërbim të Mehmet Aliut të Egjiptit.

Midis këtyre luftëtarëve, krahas Tafil Buzit,Cane Miftar Smokthinës, Rrapo Hekalit, në Kretë dhe Egjipt morën pjesë edhe Sulo Zeneli, Luman Elmazi, Luto Shehu, Orhan Bardhanji e Zenel Xhafoja. Jehona e luftës së Mehmet Aliut të Egjiptit i bëri me krahë shqiptarët për të ngritur krye kundër reformave centralizuese otomane.

Konsulli anglez Mejer, në një prej relacioneve të tij shënon se, krijimi i Mbretërisë së Greqisë, si dhe i principatave të Serbisë, Moldavisë e Vllahisë, si dhe fitoret e Egjiptit, u kishin dhënë zemër shqiptarëve, për të realizuar kërkesat e tyre. Disa herë Abdyl bej Koka, Shahin bej Delvina, Zylyftar aga Poda, Cane bej Smokthina si dhe kapedanët Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, Latif Elmazi, Muharrem Kolonja, Sulo Zeneli, Shako Xhaka, Orhan Bardhanji e Luto Shehu kishin biseduar me guvernatorin Mustafa Pashë Gjiritliu dhe kërkonin ndihmë nga Mehmet Aliu i Egjiptit për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha turke.

Pas marrëveshjes turko-egjiptiane të Kytakijes dhe shpalljes së amnistisë për shqiptarët  nga Porta e Lartë, krerët shqiptarë në Kretë u kthyen në vendet e tyre.

Pas luftimeve në Konia nën udhëheqjen e Ibrahim Pashës, luftëtarët shqiptarë u kthyen përsëri në Kretë.

Nën frymën e “Lidhjes Shqiptare” të Beratit, në vitet 1829-1837 u organizuan disa kuvende zakonore për bashkimin e shqiptarëve. Ndër këto kuvende, Thimi Mitko përmend edhe këngët  e mbledhura për kuvendin e Taroninës  në Zhulat të Gjirokastrës, Senicë të Delvinës, por edhe atë të Hekalit në Mallakastër dhe Mesaplikut në Lumin e Vlorës.

Në këto kushte, kur kryengritja antiturke ishte shtrirë në mjaft vise shqiptare si: Çamëri, Kurvelesh, Tepelenë, Vlorë, Skrapar, Tomorricë,  dy Mallkastrat dhe Dëshnicën. është për t’u përmendur këtu vjeshta e vitit 1834, ku shqiptarët u mblodhën në një besëlidhje të re në Berat dhe shpërthyen në kryengritjen e njohur, ku greshiciotët, në krah të luftëtarëve të Mallakastrës dhe krahinave të tjera, luftuan me trimëri të rrallë në betejat e përgjakshme përballë mureve të kalasë së Beratit.

Në luftimet e ashpra për marrjen e kalasë së Berati, greshiciotët, hekalasit, aranitasit e kutiotët ishin në krah të Mete Jazos nga Dukati dhe Cane Miftarit nga Smokthina. Pas disa luftimesh, në ditët e para të dhjetoritn1834, atyre u erdhën në ndihmë luftëtarët e Tomorricës dhe të Skraparit me kapedanët Pasho Koka nga Kapinova dhe Selfo Jaskëllari e Kajo Hasa  nga Backa.

Fillimisht, forcat luftarake të Greshicës e Mallkastrës u vendosën në kodrat  e Velabishtit, në krah të luftëtarëve të Çamërisë, Lumit të Vlorës dhe të Delvinës. Kënga popullore, si një kronikë e gjallë e kohës, na jep një pamje epike të saktë: “Berati me Toskërinë,/Delvina me Çamërinë,/Mallakastra me Delvinë,/Velabisht ngritën hordhinë…”.

Por pas kryengritjes së vitit 1834 dhe asaj të Myzeqesë në vitin 1835, si dhe raprezaljeve të Portës së Lartë ndaj prijësve të lëvizjes çlirimtare në viset shqiptare, reformat centralizuese të Tanzimatit nisën të vepronin më me ashpërsi si në fushën ushtarake, ekonomike dhe administrative. Në këto kushte edhe “Besëlidhja” shprehu nevojën e riorganizimit të saj.

Në kuvendin e Picarit në Gjirokastër 1846, krahas Rrapo Hekalit morën pjesë edhe mjaft nga parësia e Beratit dhe e fshatrave të Mallakastrës. Në kronikat e kohës midis 15 përfaqësuesve të Mallakastrës përmenden edhe: Rrapo Hekali, Zenel Xhafoja, Orhan Bardhanji, Lulo Duranji, Sulo Zeneli, Luto Shehu, Veis Cakrani, Luman Elmazi, Alush Frakulla, Shaban Peshtani, Muço Zeneli, Dule Kalivaçi, Sulejman Toçi, Skëndo Qesarati, Sadik Luftinja etj.

Pas takimit të Rrapo Hekalit, Sulo Zenelit dhe Zenel Xhafos me kapedanët e Labërisë Zenel Gjoleka, Lulo Abaz Mehmeti, Dule Zoto dhe Dervish Ali Dukati, më 12 qershor 1847, në fshatin Mavrovë të Vlorës, një tjetër kuvend u organizua në ditët e fundit të qershorit në Mesaplik, ku morën pjesë përfaqësuesit e nëntë krahinave të Jugut. Midis tyre ishin edhe dyzet e dy përfaqësuesit e Mallakastrës me në krye Rrapo Hekalin, Zenel Xhafon, Luto Shehun e Sulo Zenelin.

Pushtuesit turq, duke ndjerë organizimin e lëvizjes së fuqishme çlirimtare, pesë ditë pas Kuvendit të Mesaplikut thirrën midis krerëve të tjerë edhe Rrapo Hekalin, Zenel Xhafon, Sulo Zenelin dhe Veiz Cakranin në Berat, ku Hysen Pashë Vrionin u kërkoi të mbështetnin Portën e Lartë me zbatimin e Reformave. Por përgjigjja e Rrapo Hekalit ishte  e prerë: “Populli është i varfër, nuk i pranojmë bisedat e Portës së Lartë…”.

Edhe qeveritari i Beratit, Hysen Pashë Vrioni e kërcënoi Rrapo Hekalin dhe përfaqësuesit e tij të Mallkastrës, Tomorricës, Skraparit dhe Myzeqesë, fshat më fshat të Mallakastrës u lëshua thirrja pëqr t’u mbledhur në kuvendin e Sinjës më 22 korrik 1847. në krah të tij qëndronin kapedanët e shquar: Skënder Zeqo nga Kuta, Orhan Bazo nga Bardhanji, Zenel Xhafo nga Aranitasi, Alush Frakulla nga Myzeqeja, Veiz Cakrani nga Kalenja, Lulo Duranji e Yzeir Mahmutaj nga Cakrani, Sulo Zeneli e Muço Zeneli  nga Greshica, Sulejman Çelo nga Toçi, Muhamet Hodo nga Çorrushi, Luman Elmazi nga Drizari., Skëndo Hyso  nga Qestorati, Dule Malo nga Kalivaçi, Sadik Luftinja. Krahas tyre Rrapo Hekali në këtë kuvend thirri edhe përfaqësues nga Labëria si: Haxhi Hoxha, Dule Zoto e Tartar Memushi nga Smokthina, Dervish Aliu  nga Dukati, Hadër Resuli dhe BeqirVelo nga Kanina, Zeqo Xhafo nga Karbunara, Pasho Koculi nga Treblova, Lulo Abaz Mehmeti nga Tërbaçi, Ymer Aliu nga Kudhësi etj.

Shtabi i kapedanëve të kryengritjes u vendos në fshatin Rovel, përballë ushtrisë turke që kishte rënë brigjet e Greshicës, në Therabejaj, Muçaj, Sallakaj dhe përbëhej nga 2700 ushtarë e oficerë. Luftëtarët e Greshicës, me të mbërritur forcat turke të garnizonit të Beratit organizuan qëndresën e tyre të rreptë për një ditë e një natë. Më pas, forcat luftarake të Rrapo Hekalit zunë frontet e luftimeve në Muçaj, Zotaj e Ferrobejaj, ndërsa ato të komanduara nga Tartar Memushaj, Dule Zoto e Haxhi Hoxha nga Smokthina, Hadër Resuli e Beqir Velo nga Kanina dhe Dervish Aliu nga Dukati, në lindje të Greshicës.

Siç vënë në dukje kronikat e kohës dhe muza popullore, beteja e Greshicës kundër ushtrisë turke zgjati tre ditë e tri net. Në vendin që edhe sot thirret “Varret e labërve” në Ferobehaj, në këto luftime u vranë 60 smokthinjotë, duke i shkaktuar turqve humbje të mëdha, mbi 230 të vrarë e 315 të plagosur dhe mbi 800 u zunë robër. Nga fshati Greshicë u vranë 34 luftëtarë dhe u plagosën 79 banorë.

Me urdhër të Rrapo Hekalit, kapedanët Zenel Xhafo, Haxhi Hoxha, Sulo Zeneli dhe dukatasi Dervish Aliu, me 150 luftëtarë ndoqën pas Hysen Pashë Vrionin në Cakran, Levan e Myzeqe, por ai e kishte mbajtur vrapin në Berat. Me kthimin e tyre nga Levani, shtabi i kryengritësve ngriti gjykatës zakonore në Qafën e Sinjës për dënimin e Isuf beut, Lamçe beut dhe Sulçe beut, të cilët ishin zënë rob. Në këtë gjykatë popullore bënin pjesë: Zenel Xhafo, Sulo Zeneli, Dervish Ali Dukati, Ymer Ali Kudhësi dhe Orhan Bardhanji, të cilët pas gjykimit urdhëruan pushkatimin e tyre.

Një pjesë e taborëve turke që ishin shpartalluar në betejën e Greshicës, kishin marrë rrugën për në Berat. Më 24 korrik 1847 kryengritësit iu afruan Beratit; kudhësiotët me Ymer Aliun sulmuan nga ana e Brezhdanit, Dervish Ali Dukati me labët nga Veriu, Shaban Peshtani me forcat e Mallakastrës në Butë sulmuan lagjen “Murat Çelepi”, ndërsa Rrapo Hekali me kapedanët e shquar: Zenel Xhafon, Orhan Bardhanjin, Lulo Duranjin e Sulo Zenelin u përqendruan në Velabisht.

Luftimet e kryengritësve kundër ushtrisë turke u përqendruan në kalanë e Beratit. Kronikat e kohës na thonë se, trimi Zenel Xhafo e ngriti flamurin e kryengritjes në Kishën e Kuqe pranë kalasë. Ai u vra trimërisht te porta e kalasë e pas tij u vra edhe Orhan Bardhanji, por flamurin e mori kapedani Sulo Zeneli me greshiciotët, të cilët u përleshën ashpër me turqit.

Sipas shtypit evropian të kohës, gazeta “Lajmet e Sankt Peterburgut”, kryengritësit nuk mundën ta marrin kalanë e Beratit me sulmin e parë: “Natën midis 24-25 korrikut, duke qenë në numër 3000 veta,  shpërthyen në  qytetin e Beratit, por u sprapsën aty nga forcat turke të komanduara nga Sadik beu. Pas një përledhjeje të përgjakshme nëpër rrugë ata (turqit) humbën 200 ushtarë të vrarë dhe 600 të zënë robër”.

Më 1 gusht 1847, sipas Aravantinos, kryengritësit organizuan sulmin e dytë mbi kalanë e Beratit dhe e shtinë atë në dorë. Garnizoni turk, i mbyllur në kala, në këto luftime përdori armatime të rënda: “artileria turke hodhi kundër kryengritësve 16 varele me barut, rreth 2250 gjyle të kalibreve të ndryshme dhe materiale të tjera luftarake…”.

Rënia e Beratit në duart  e kryengritësve të udhëhequr nga Rrapo Hekali dhe kapedanët e tjerë të Mallakastrës, Myzeqesë dhe Labërisë, shënoi një fitore të veçantë të kryengritjes shqiptare në jug të vendit, pasi Berati ishte një nga qytetet mjaft të rëndësishme të Shqipërisë së Jugut. Ajo e nxiti edhe më tej kryengritjen fshatare të Shqipërisë së Jugut.

February 14, 2018 10:49
Komento

14 Komente

  1. nje vezhgues i drejte February 14, 18:42

    Shqiptaret kryengritje antiturke ?! D.M.TH. ngrinin krye turqit kunder turqve ? E pa besueshme ….Une vetem nje kryengritje di , ate te Haxhi Qamilit dhe dumbabisteve , qe me thirrjet “duam baben” , kerkonin rikthimin e kalit te ngordhur me emrin Turqi .

    Reply to this comment
  2. Ramadani(Albani) February 14, 20:03

    Perralla turko-arabe.
    Histori e fallsifikuar nga kalemxhinjte islamik te spiunit, turkut, kriminelit, antishqiptarit te Corrushit, Mehmet Ismahil Shehu.
    Si eshte e mundur qe turqit e Laberise dhe te Toskerise kane luftuar me turqit e Stambollit.E pame mire shume edhe sot se te tere haxhiqamilista jeni, shpirtin e keni te TURKU, armiku yne shekullor.Doni Europe ju, te tane duheni derguar ne Arabi, pervec myzeqareve te krishter dhe katolikeve.

    Reply to this comment
    • nje korçar February 14, 20:36

      Te gjithe duhen derguar ne Arabi ? Edhe korçaret , edhe beratasit , edhe sarandiotet , edhe gjirokastritet ? Jo , i dashur , keto jane zonat me kristiane e me te emancipuara te Shqiperise . Po te lexuan , sidomos korçaret kristiane , qe kerkon t’i dergosh ne Arabi , te mallkuan me fare e fis .

      Reply to this comment
      • solar February 14, 22:34

        MIRE SE MUSLIMANET PO I COJME NE ARABI
        -PO KATOLIKET KU TI COJME—–VATICAN?
        -PO ATEISTET KU TI COJME SE SI PRANON KUSH TI HEDHIM NE DET ?
        SIPAS TRURIT TE VOGEL QE KE!!!!!

        U KA NGEL TRUNI NE VITET PARA 90

        Reply to this comment
  3. Arben February 14, 20:32

    O ju dhjefsha studimet.

    Me 1912 Traka dhe Maqedonia rane, dhe u shkeput

    totalisht lidhja fizike e trojeve Shqipetare me Qendren

    e Perandorise, Stambollin.

    Ne keto kushte Ismailqemal Vlora me shoke shpallen

    pavaresine. Deklarata e Pavaresise u hartua ne

    Osmanllisht, prandaj “Nuk gjendet dot nje orogjinal”

    i saj. Origjinali eshte shendoshe e mire, do te shfaqet

    kur te vije momenti i duhur.

    Edhe levizjekundra Perandorise ka patur, se

    edhe burri me gruan zihen ne shtepi, por

    pseudostudiuesit si puna e ketij nuk kane bere gje

    tjeter gjithe keto 100 e kusur vite, vecse shtremberimin

    e historise, duke nxjerre ngjarjet plotesisht jashte

    kontekstit.

    Reply to this comment
  4. nje korçar February 14, 21:45

    Arben turku , vetem nga nje turk si ti , nuk duam mendime e komente per Turqine dhe Perandorine Otomane , obskurantiste , te prapambetur e te mallkuar , qe na ketheu 5 shekuj mbrapa Evropes se civilizuar , ku na takonte ligjerisht te uleshim , si pjese e kontinentit , sepse asgje nuk na lidhte me hordhite turko-arabe te Azise . Mallkuar perjete ajo kuçeder aziatike , qe patem fatin e keq e qe u beme preh e pushtimit mizor otoman . Fjala me e shemtuar e gjuhes shqipe , eshte fjala :TURK .

    Reply to this comment
  5. edi February 16, 00:02

    Ato nuk kanë qenë kryengritje anti turke. Ato kanë qenë kryengritje konservatore, anti reformë, Bejlerëve dhe agallarëve u cënohej pushteti e për këtë arsye u ngritën që të mbronin pushtetin e tyre dhe mënyrat e vjetra të sundimit osman.

    Reply to this comment
    • Arben February 16, 07:01

      Le te themi, sic eshte ngritur sot gjithe klasa politike

      kunder vetingut sepse u iken pushteti nga duart.

      Reply to this comment
  6. Arben February 16, 09:34

    ORE, AI FLAMURI QE MBAN FLAMURTARI

    NE FOTO, ESHTE FLAMURI ISLAM I

    PERANDORISE OSMANE, KETA JANE VULLNETARE

    SHQIPETARE QE SHKOJNE NE LUFTE PER

    PERANDORINE.

    KAQ POSHTE KA RENE NIVELI I

    MASHTRIMEVE??!!

    HAHAHAHAHHAHAHAH

    Reply to this comment
  7. Niko Shpiragu February 17, 17:32

    Nuk e njoh personalisht kete artikullshkrues, por nga menyra qe pershkruan ngjarjet, nga ndretimi i fjalive,e tjere mendoj se eshte tipik analfabet. Nuk e di se si mund ta quaj vehten nje njri i till prof. doc. Ky njeri duket qarte qe nuk ka qene kurre ne Mallakaster dhe nuk di asgje per te. Po keshtu mendoj se ai s’di asgje nga krahinat e tjera dhe ajo me e rendesishmja ai nuk e di mire historine e kesaj periudhe. Ne cdo paragraf gjen jo vetem gabime te ndertimit te fjalive por edhe bashkim te atyre qe nuk bashkohen.
    Para se gjithash ne duhet ta dime dhe pranojme se shqiptaret dhe sidomos ata te jugut ben kryengritje kunder reformave te tanzimatit. Kjo eshte realitet i padiskutueshem dhe dy jane ato me kruyesoret, ajo ne kurvelesh me Zenel Gjoleken si udheheqes kryesor qe s’permendet fare dhe ajo ne Mallakaster me Rrapo Hekalin qe lihet ne hije, mbasi autori ka marre persiper te ngreje ne piedestal disa emra te tjere qe sic duket i ka porosi nga pasardhesit e tyre. Keshtu me pak fjale ky shkrim eshte i porositur nga te tjere, i eshte dhene i gatshem ketij te ashtuquajturi Prof. Doc dhe ky s’e ka lexuar fare por e ka botuar dhe njerezit duhet ta besojne nisur nga gradat e tij. Greshica eshte nje fshat i Mallakastres dhe nuk mund te thuhet Greshica dhe Mallkastra se s’jane te te njejtit lloj, por mund te thuhet Greshica e Mallakastres ose Greshica si qender e kryengritjes se Mallakastres e tjere megjithese per hir te realitetit ajo nuk e ka patur ate rol. Une nuk jam nga Hekali, por e di shume mire se edhe sot populli i kendon ne radhe te pare Rrapo Hekali me fjalet:
    C’jane ata qe shkojne zallit!? Trimat e Rrapo Hekalit.ose Pse lufton a derezi? As per mua e as per ti. Por per gjithe Shqiperi. Tani na dalin disa persona shume here me te rendesishem. Ata edhe mund te kene qene sepse Rrapo Hekali nuk luftoi vetem, por udheheqesi i kryengritjes popullore ka qene ai. Autori harron ose ben sikur harron se heroi kryesor ka qene populli dhe jo disa agallare dhe bejlere. Nuk flitet fare per popullin por vetem per disa persona qe ndoshta edhe jane krijuar nga pasardhesit e tyre dhe gjeten nje gjytyrym si me te shkolluar per ti bere jehone familjeve te tyre. Ne kryengritje moren pjese luftetre nga te gjithe fashtrat dhe jo vetem nga tre ose kater qe permenden ketu. Nje fakt eshte i dokumentuar se Shaban Peshtani ishte Komandanti I forcave te Mallakstres se poshteme, por ai nga xhelozia se Rrapo Hekali ishe komandant i pergjithshe u hapi rrugen tek ura e Konisbaltes forcave turke qe keshtu ato arriten te thyejne kryengritjen popullore dhe te zen rob edhe udheheqesit kryesor te tyre. Pra ky bej per hir te egos se tij beri tradheti te madhe. Perse nuk permendet kjo? Mbasi ky shkolleshumi eshte nje sherbetor i klasave shtypese dhe nuk i pelqen ta tregoje historine sic eshte. Kryengritja ishte e popullit dhe Rrapo Hekali ishte udheheqes popullor, prandaj dhe anshkalohet ose permendet pak, ndersa faktori popull lihet te kuptohet se eshte nje gur shahu. Ne te vertete beteja e Greshices ka qene shume heroike sa edhe populli i ka kenduar midis te tjerave edhe me fjalet: O ju grate nga Greshica, befshi djem nga per dita me domethenien e madhe se duhet te kemi sa me shume luftetare. Eshte e vertete se aty luftuan si heroina edhe grate e fshatit. Por aty ishte vendi ku u be lufta dhe jo udheheqja e kryengritjes. Pa e mohuar aspak rolin e keti fshati heroik, prapo se prap nuk mund te pajtohemi kurre me shprehjen Greshica dhe Mallakastra se jo vetem nuk kane vlere te barabarte, por krijohet pershtypja tek ata qe nuk e dine qe Greshica na qenka nje krahine e madhe dhe pas saj shkon dhe Mallakastra. Grashica eshte nje nga fshatrat e Mallakastres dhe duket qarte qellimi mbivleresues i autorit ne kete shkrim te pergatitur nga idhetaret e ndonje pasardhesi e te botuar nga nje shkolleshumi per ti dhene konfirmimin shkencor lavdise se te pareve te tyre. Ka edhe budallalleqe te tjera ku thuhen vargje te tilla si Cameria me Delvine dhe Mallakastra me Delvine. Komentin le ta bej secili se eshte shume e thjeshte per secilin me perjashtim te ketij shkolleshumtit. Ne perfundim duhet ta dime se Kryengritja e Mallakastres ishte kryengritja me kryesore e shqiptareve kunder Turqise, mbasi ishte krejt popullore dhe rezultati i saj do te ishte shume i madh po te mos tradhetohej nga bejleret e tipit Shaban Peshtani qe shkuan atije vetem per lavdi e emer dhe jo per atdhe. Rrapo Hekali ne historine Shqiperise se para shekullit 20-te eshte personazhi kryesor dhe s’mund te zevendesohet me ndonje tjeter ose te injorohet me qellim qofte nga nje” shkolleshumi” ose edhe nga te gjithe shkolleshumtet sebashku.

    Reply to this comment
  8. Ramadani(Albani) February 17, 19:11

    Te lumte kalemi o Niko Shpiragu.Me siguri di jeshe vellai i Pilo Shpiragut nga Myzeqeja dhe per modesti bene mire qe se thua.
    Ky eshte koment me afer realitetit dhe jo perrallat turko-arabe te evgjiteve te Vlores si ky GAGAÇI qe na qenka bere profezorr, dosqent e budalkeqe te tjera.
    Vetem te krishteret kane qene antiturq dhe vetem ata kane luftuar kunder okupatorit turk.

    Reply to this comment
  9. Kuq e zi February 18, 12:36

    Me siguri mund te thuhet qe armiku i shqipetarizimit eshte shqipetari osé me sakt pseudo shqipetaret. …. Si puna e disave qe mbajn puro emra turk edhe kane kurajon te shkruajne sinonime te shqiperise.
    Megjithate se kane fajin keta njerez por Kush ua mban ison.
    Gjeja me è peshtire eshte se nga qe vuajn kompleksin e inferioŕitetit me disa bashkeatdhetare te tyre, i shajne edhe duan ti ulin vlerat duke shpifur budalleqe me oke, thuaj se te tjeret presin te.lexojne “xhevairet’ e tyre…….. u keshilloj te dilni perballe pasqyres jo per tu pispillosur por per te pare veten nga brenda ne imtesi. Late Nam! !!!!
    TURKU – GREKU -SLLAVI. …..disa prej komentuesve duhen bllokuar nga redaksia per komente antishqipetare. TURP !!!!
    Ulni koken e punoni me shume e flisni me pak. Historia ndertohet cdo dite me modesti e vullnet jo me llafe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*