Kryepeshkopi francez mohon të ketë mbuluar akte pedofilie

March 15, 2016 23:23

Kryepeshkopi francez mohon të ketë mbuluar akte pedofilie

Një nga klerikët më të lartë të kishës katolike në Francë mohoi të kishte mbulur akte të pedofilisë, mohimi i tij i dytë në dy javë, pasi kryeministri Manuel Valls kërkoi që ai të marrë përgjegjësi për situatën. Mohimi fillestar i kardinalit Philippe Barbarin u bë në një deklaratë në 4 mars pas lajmit se prokuroria e Lionit kishte hapur një hetim për ankesat e bëra kundra tij dhe 5 personave të tjerë.

Hetimi për akte pedofilie është i hapur dhe ky hetim përfshin gjithashtu priftin 70 – vjeçar Bernard Preynat. Preynat ka qenë në hetim që prej janarit për akuzat e abuzimit seksual të fëmijëve mes viteve 1986 dhe 1991.

“Kurrë, kurrë, kurrë nuk kam mbuluar akte pedofilie”, – tha Kryepeshkopi i Lionit, Philippe Barbarin, në një konferncë shtypi në jug të Francës, gjatë takimit vjetor mes peshkopëve.

Duke folur për radion RMC, Valls u shpreh se ai nuk kërkoi dorëheqjen e Barbarin, por kryepeshkopi duhe të marrë përgjegjësitë e tij.

Abuzimi seksual i fëmijëve nga priftërinjtë katolik bëri bujë  për herë të parë në vitin 2002 dhe që atëherë janë zbuluar disa raste skandalesh të tilla.

March 15, 2016 23:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*