Kryeprokurori, Basha: Fundi i shtetit ligjor nëse zgjidhet nga Rama

December 15, 2017 16:39

Kryeprokurori, Basha: Fundi i shtetit ligjor nëse zgjidhet nga Rama

 

Gjatë qëndrimit në Londër, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me komunitetin shqiptar të Londrës.

Aktualiteti në Shqipëri ishte në vëmendjen kryesore dhe pyetjet e tyre ishin për çështjen e kryeprokurorit, krimit të organizuar, fuqizimit të Partisë Demokratike.

Lidhur me çështjen e kryeprokurorit, Lulzim Basha e krahasoi vendimin e Edi Ramës për ta marrë nën kontroll drejtësinë me pushtetin absolut të mbretit, duke qenë vetë kryeministër, vetë gjyqtar, vetë xhelat.

Basha tha se shqiptarët e kanë vuajtur këtë nën diktaturë dhe se opozita nuk do të pranojë kurrë që Edi Rama ta kthejë Shqipërinë në të njëjtën gjendje, ku një njeri i vetëm kontrollon me dorë të hekurt Parlamentin, Qeverinë dhe Drejtësinë.

“Ky është fundi i reformës në drejtësi dhe ky është hapi vendimtar i rrëshkitjes së vendit në diktaturë.  Nëse në datë18 dhjetor Edi Rama zgjedh me votat e tij kryeprokurorin, ky është fundi i shtetit ligjor, fundi i demokracisë dhe opozitës i lind detyra të japë përgjigjen e merituar”,– tha Basha.

Kreu i opozitës tha se e vetmja rrugë për një drejtësi të reformuar kalon përmes zbatimit të Kushtetutës siç u miratua në 22 Korrik 2016.

I pyetur për situatën e kriminalitetit, lidhjet e qeverisë me krimin dhe alternativën e Partisë Demokratike, Basha tha se duke mbrojtur dhe promovuar kriminelët, Edi Rama e ka futur Shqipërinë në listën e zezë.

Lulzim Basha tha se Partia Demokratike e ka treguar me prova, si në rastin e heqjes së vizave, se ka vullnet për ta luftuar krimin.

“Krimin do ta shtypim dhe Shqipërinë do ta bëjmë anëtare të Bashkimit Europian dhe shqiptarët nuk do të shkojnë më si refugjatë, por do të shkojnë të punojnë siç punojnë polakët, bullgarët, rumunët, me kokën lart me pasaportë shqiptare dhe të kenë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ky është qëllimi im. Ky është objektivi qe i kam vënë vetes”, tha Basha.

Me demokratët e Londrës kreu i opozitës diskutoi për demokratizimin e mëtejshëm të PD-së, në mënyrë që të tërheqë pranë vetes intelektualët dhe këdo që beson tek vlerat.

Basha përfshiu këtu edhe zgjedhjen e deputetëve demokratë. “Pavarësisht rrethanave të zgjedhjeve të këtij viti, e kam thënë që deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike do të vijnë sipas parimit një anëtar një votë”, Basha.

Kreu i opozitës u shpreh se “do të bëjë përpjekje që ky parim të bëhet realitet që në zgjedhjet bashkiake, për ta testuar në 2-3 qytete të mëdha dhe për ta shtrirë pastaj në të gjithë vendin”.

Lulzim Basha tha se Partia Demorkatike është e vetmja forcë që mund të sjellë një ndryshim pozitiv për vendin dhe qytetarët, prandaj edhe beteja kryesore e saj është ajo për zgjedhje të lira e të ndershme.

December 15, 2017 16:39
Komento

5 Komente

  1. Jozefina December 15, 16:46

    Ik mor hajdut e vrases…ti vodhe rrugen Durres-Kukes…ti ishe minidter i brendshem dhe i rroje pas bythe kriminelit Sali Berisha kur vrate 4 qytetare te pafajshem ne 21 Janar…po na tregon ti shtetin ligjor… mezi po presim te te shohim ne burg or i paafte.

    Reply to this comment
  2. 21 janari i nazifashistit lul December 15, 16:54

    Lili-Luli-Sali-Edi
    dhe Komandanti Lu
    jane arkitekte
    te shenjterimit
    te enver hoxhes si
    shejti i shqiptareve

    Nuk besoj se ky qumeshtori I Xhelalit
    eshte kaq tiger I frikshem prej letre…

    Keni parasysh fillimet e tij ne Hollande ku eshte cfaqur ne noterine e atij vendi me pashaporte amerikane me numra ekstra.

    Lidhja e tij me Fazllicin ne te njejten linje dhe me paraqitjen e Damirit ne krah te Tom Ridge-es ne kasafortat e sigurise kombetare nuk do shume koment

    A ju kujtohet oambasdorja M Rais kur I shkonte per nate Lulit si minister transporti deri sa I mori firmen qe kjo rruge te fillonte pa project ??? Dhe a e dini kush e shpetoje Lulin nga procedimi penal “me procedura” ??

    Mos harroni se ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS perballe MPB te Lulit,dalja rastesisht e Arvizuse duke pergezuar Policet e armatosur ne mbrojtje te Lulit perballe te rinjve me parrulla “luli vrases” ishte nje sjellje qe te linte te kuptonte se Arvizu ka qene eshte dhe do jete engjelli mbrojtes I kriminelit Lul.

    Mos harroni se kur gjithe burrat e shtetit qe shkuan ne Amerike ne fillim te 2012 per nje “rrjeshtore” te nje kokzbathur FR atje,vetem Luli u prit dhe u percoll nga Arvizu sikur te ishte djali I tij I “lindur “ ne ambasade.

    Ajo qe nuk kuptoj eshte se perse I shkeli vijen e kuqe Luli, Arvizuse ne 15 nendor 2013 me rastin e LHL dhe perse ambasdori I shkoi me pas te Shqup-i me nje pako llokume per ti kerkuar te falur…Kush eshte me I madh me spaleta jo dipllomatike Luli apo Aleksi qe duket si roje apo engjelli mbrojtes I tij

    Si te mos mjaftonte kjo perse duhej qe zyrtarja amerikane Nuland ta puthte kete zuzar ne mes te sheshit ?? A e di zonja Nuland qe ky lloj boyfriendi ka lene dhjetra jetime rrugeve dhe I ka duart e lyer me gjak shqiptaresh.

    Shkurt muhabeti Luli si dhe Sala, Babai I tij criminal e kane nje mbeshtetje te fuqishme matane atllantikut.Eshte nje ngjajshmeri me junten e koloneleve ne greqi ku koka e tyre Papadhopullos kishte qene nje agjent I sherbimeve secrete amerikane sipas dokumenteve te deklasifikuara por megjithate populli grek e plasi ne burg kete monster.

    Ashtu si pranvera greke ne 1974 qe groposi junten e koloneleve,ashtu ndodhi me 21 janar 2011 qe u cua populli per rrezimin e juntes kriminale te mjekeve por deshtoi se piktori baskebollist dhe PS (partia e spurdhjakeve) iken me bisht ne shale dhe sot po bejne nje tradheti kriminale duke u tallur me votuesit e 23 qershorit qe kerkuan arrestimin e bandes 2B qe per cudi eshte shume here me e forte se ne 23 qershor

    Banda 2B pasi vrane,grabiten dhe tradhetuan po urinojme mbi ata qe dhane voten ne 23 qershor dhe mbi famijet dhe jetimet e 21 janarit ,gerdecit dhe me rradhe dhe si gjithmone pas ngerdheshjeve te arvizuse,engjelit mbrojtes te Lul Bashes mender yll ne ngjitje I Lekes trete mbretit te pashpallur te shqiptareve.

    Konkluzioni pare
    O Zot na ruaj nga miqte se nga armiqte ruhem vete..

    Konkluzioni I dyte :
    Kur shikoj kete devilin Lul breksalep qe do behet 101% k/m I shqiptareve muajt e ardhshem mendoj se enver hoxha duhet te shpallet burri I shtetit me I lavdishem qe ka nxjerre njerzimi gjate gjithe histories tij.

    Reply to this comment
  3. floriri i Bençes December 15, 17:18

    Ky i pafytyre ne vend qe te qendroje ne dispozicion te prokurorise per t’u pergjigjur per shumat maramendase qe jane paguar nga parajsat fiskale per lobim kunder shqiperise, shkon e takon komunitetin “kosovar” ne Angli, po komunitetin kosovar, sepse shumica e tyre jane regjistruar si qytetare kososvare per te marre statusin e refugjatit.
    Megjithate po te vjen fundi edhe ty, nuk ke nga shkon, te pret galera.

    Reply to this comment
  4. petrit December 15, 19:29

    Eshte kompletamente CACO !

    Reply to this comment
  5. alfons December 15, 19:58

    PO TE ISHE KRYEMINISTER TI LULUSH PA TJETER QE DO LINJE LLALLEN K.PREKUROR KETE E DIN MIR SHQIPTARET POR JA QE SJE PJESA DERMUESE VENDOS O LUL ESHT FUNDI TEND DHE JO I SHQIPTARVE LUL

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*