Kryeprokurori, Bylykbashi: Rama me 36 vota, po kërkon imunitet nga ndjekja penale‎

December 16, 2017 18:38

Kryeprokurori, Bylykbashi: Rama me 36 vota, po kërkon imunitet nga ndjekja penale‎

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi komenton nismën e socialistëve për të votuar të hënën kryeprokuorin e ri të përkohshëm, i cili është paralajmëruar se do të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash në Kuvend.

Sipas ish-nënkryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, përmes një votimi të tillë, duke nxituar të largojë Adriatik Llallën nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm, kryeministri Edi Rama po kërkon imunitet nga ndjekja penale ndaj tij.

Reagimi i Oerd Bylykbashit

Rama, me 36 vota, po kerkon imunitet nga ndjekja penale

Reforma ne drejtesi behet per te siguruar pavaresine e sistemit te drejtsise sepse ishte i kapur nga politika. Kete ju tha Rama dhe “te tjeret” gjithe keto vite dhe shume e besuan. Por ne fund, gjysma e zyrtareve qe do te qeverisin drejtesine sipas reformes, zgjidhen nga Parlamenti, pra nga politika

Nje Prokuror i Pergjithshem ‎qe na u emeronte nga Parlament me propozim te Presidentir na ishte i kapur politikisht. Ndaj dhe Kushtetuta pas reformes ne drejtesi ia dha te drejten e propozimit vetem Keshillit te Larte te Prokurorise (KLP) dhe Parlamenti duhet te votoje me 3/5, ose 84 vota. Kjo vetem e vetem qe parlamenti, pra politika, te mos caktoje Prokurorin e Pergjithshem.

‎Pasi pa ligj dhe me nje memo ‎sajuan proceduren dhe caktuan qe Rama e miraton me vetem 36 vota Prokurorin e Pergjithshem, tani ‎kane sajuar nje sharlatanizem te ri.

Propozimet e kandidateve per votim ne parlament na i bekan 28 deputete! Pra deputetet e Kryeministrit Rama do te seleksionojne edhe emrin qe i pelqen Rames. Jo me thjesht kapje politike, por ky eshte nje puc kushtetues i frikshem.‎

Dhe mos humbni fillin: Ky prokurori i pergjithshem i perkohshem do kete pushtetin e pezullimit te dosjes jeshile Habilaj/Tahiri. Ai do te pregatise dosjet fillestare te vetingut per prokuroret qe rrezikojne me hetim Ramen. Kjo tregon qarte qe pas gjithe kesaj maskarade parlamentare eshte halli i Rames me shume sesa i Tahirit. Ky prokuror eshte IMUNITETI DE FACTO nga ndjekja penale ‎qe po kerkon Rama.

P.s.: Shihni fotot: 28 deputet bejne propozim VETEM kur Kushtetuta NUK parashikon ndryshe (neni 111 i Rregullores se Kuvendit). Ne fakt, propozimin sipas Kushtetutes e ben vetem KLP (neni 148/a i Kushtetutes) qe Rama e mbajti te bllokuar.‎

December 16, 2017 18:38
Komento

2 Komente

  1. na mbyten....budallenjte . December 16, 19:59

    dy plehra te çuditshem, ne radhet e opozites; vasili, nje kamikaz i fjales se hidhet dhe ky idioti, me nje sinqeritet te pa shembellt, prej budallallai, me akuza te helmeta . t’i futesh te dy, ne ndonje vorbull rrotulluese, deri sa, kur te dalin, te therrasin; ne jemi budallenje, çfar keni me ne!?….

    Reply to this comment
  2. betixhoB December 16, 21:57

    KETA PASKAN MENDUAR QE REFORMA NE DREJTESI DO TE BEHET PER TE BURGOSUR RAMEN.
    JANE DEBILA KETA APO SHTIREN.
    PASKAN PARE ENDRRA ME SY HAPUR XHISI I KETYRE.
    PO KETYRE QË KANË BËRË KËRDINË KUSH DASHKA T’JA U KËNDOJË .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*