Kryeprokurori i Apelit të Durrësit para KPK, zbulohet pasuria e tij

March 29, 2019 11:19

Kryeprokurori i Apelit të Durrësit para KPK, zbulohet pasuria e tij

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi ka dalë sot përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.  Seanca dëgjimore me Elezin drejtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Rivlerësimi i Elezit do të bazohet në tre kritere. Gjatë seancës dëgjimore ai tha se është i hapur deri në fund të procesit që t’iu përgjigjet pyetjeve nga anëtarët e KPK-së. Elezi ka nisur punë si prokuror në vitin 1999 dhe ka kryer deklarime periodike të pasurisë së tij që nga viti 2003 e në vijim pa ndërprerje.

Në lidhje me pasurinë ILDKP ka vlerësuar se Elezi ka kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin. Ky institucion ka dalë në konkluzionin se burimet e tija financiare janë të ligjshme dhe se ai nuk ka bërë fshehje apo deklarime të rreme. Gjithashtu Elezi nuk ka konflikt interesi.

Pasuritë e Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Durrësit

– ap. banimi 124 m2 tek Komuna e Parisit, blerë në shtator të vitit 2000 me një shumë prej 40 mijë dollarë.

– zyrë 45 m2 në Durrës, blerë 60 mijë euro në vitin2005

– ap., banimi 55 m2, blerë 30 mijë euro në vitin 2005

-ap. banimi në Durrës, blerë në 2007, në vlerën 4 mln lekë

 

o.j/dita

March 29, 2019 11:19
Komento

9 Komente

  1. valentina March 29, 12:34

    Isha shume i sigurte ne ndershmerine dhe moralin e Ferdinand Elezit,kam pasur rastin te perfaqesohem ne nje proces me Ferdinandin ne te cilen ka trimfuar e drejta, te tille njerez te ndershem ne kete vend te gerryer nga korrupsioni numerohen me gishtat e njeres dore.

    Reply to this comment
  2. Adih March 29, 14:03

    Valemtina ,une nuk e njoh kete prokuror ,por kam nje pyetje per ty . A e ke ti kete pasuri te ketij prokurori ,me rogen qe ka dhe mos haro shpenzimet ,a mundesh ti blesh te gjitha keto ne nje kohe te shkurter .?Mu pergjegj te lutem.

    Reply to this comment
  3. valentina March 29, 15:32

    Adih,me sa kam lexuar vec faktit qe ka 20 vite ne drejtesi,dua te te kujtoj se bashkeshortja e tij ka nje zyre noteriale,a nuk do te mjaftonte kjo per te mbuluar shpenzimet,?tani llogarine beje vete se ne shqiperi jetojme,

    Reply to this comment
    • mirel March 29, 16:04

      Po ik moj q.hu..paska kaq te ardhura sa bleje prona te paluajtshme.
      Ti bejne llogari dhe fitimet e deklaruar dhe kohen e punes
      Te shikojne si dalin llogarite. Po shpenzimet..apo rrojne me ajer

      Reply to this comment
  4. valentina March 29, 18:14

    O mirel legeni,te shkosh dhe cahesh katersh, llogaria behet edhe duke bere krahasimin me gjygjtare dhe prokurore te paperjashtuar nga vetingu,ku ne 5-6 vite ne pozitat e prokurorit apo te gjygjtarit kane justifikuar pasuri qe i kalojne tre apo kater here ato te deklaruara prej Ferdinandit,nese ti mendon se ne shqiperi ekzistojne te tille prokurore dhe gjykates, ku gjate gjithe karieres se tyre te mos kene toleruar apo pranuar dhurata,atehere kam te drejte te mendoj se jeni nje cope mishi me dy sy,ose nuk keni jetuar ne shqiperi gjate gjithe ketij tranzicioni shqiptar,dhe mos e hiqni veten me te shenjte se Papa,te garantoj se nese do te te jepej nje mundesi e tille,ju do e kishit tejkaluar dhjefish kete pasuri te deklaruar prej tij.

    Reply to this comment
  5. Asd March 29, 18:48

    Adih, mirel, valentina…une votoj per Valentinen si me bindese.☺️

    Reply to this comment
  6. 1 March 31, 09:59

    Vetingu behet qe te mos jetojme me si ne Shqiperi. Kaq. Ose zbato ligjin ose ik nga ajo pune. Drejtesia nuk eshte biznes. Sa per noteret do u vije rradha edhe atyre.

    Reply to this comment
  7. komentatori nga cadra per portalin e zenit March 31, 19:57

    apartament 4 milion?sa meter katror eshte?eshte ne durres apo celeberzhezh.

    Reply to this comment
  8. Kuksiani April 4, 01:40

    A mund te kursehen ne pese vjet (2000-2005) 90.000 € me rrogat ne Shqiperi?
    Po makine nuk paska patur asnjehere zoteria? Nga pushimet duket qe ka qene i privuar!
    Sa me fat paska qene vetingu per te!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*