Kryeprokurori i ri, 7 kandidatët sot në seancë dëgjimore te “Ligjet”

December 13, 2017 09:12

Kryeprokurori i ri, 7 kandidatët sot në seancë dëgjimore te “Ligjet”

Pas mbylljes procesit të aplikimeve për postin e kryeprokurorit, tashmë vjen një tjetër fazë.

Zyrtarisht janë regjistruar 7 kandidatë në garën për të pasuar Adriatik Llallën në postin e Kryeprokurorit. Ashtu siç edhe kishte njoftuar më herët kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pas kësaj faze, do të fillojnë seancat dëgjimore me kandidatë.

Ndaj, ditën e sotme në orën 15:00 do të zhvillohet edhe seanca dëgjimore në Komisionin e Ligjeve.

Në garën për kryeprokurorë marrin pjesë prokurori i Durrësit Ferdinand Elezi, Arta Marku, prokurorja nga Shkodra, Besnik Muçi, Arqile Koça, Granit Shahu, Ermira Tafani si dhe Artur Selmani.

December 13, 2017 09:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*